Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që të zgjasë edhe për dy muaj mbajtjen në paraburgim të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Po ashtu, është dhënë dhe dy muaj arrest shtëpie për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika KadajBujupi. Këta deputetë janë arrestuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Vetëvendosja ka akuzuar se sistemi gjyqësor po përdoret nga pushteti pasi në 16 vite nga Lufta e Kosovës dhe në 8 vite të pavarësisë kurrë nuk ka nisur procese kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar i cili është prezent në të gjitha nivelet e larta të politikës dhe ekonomisë në vend.
“Ky gjyqësor sot po përdoret, pikërisht nga kriminelët në pushtet, që të mbajë pa asnjë të drejtë në burg deputetët të cilët ende kanë imunitet në bazë të mandatit të marrë nga votat e popullit. Këta deputetë, të gjitha veprimet që i kanë bërë, i kanë bërë me ndërgjegje të plotë politike, për të ndalur marrëveshjet e dëmshme që i ka sjellë qeveria e paaftë, e korruptuar dhe e shantazhuar e Mustafës dhe e Thaçit. Pra sot ata janë të burgosur politikë”, thuhet në reagim.

ZAJEDNICA NUK KALON
KOSOVA ESHTE SHQIPERI
PERPARA VETEVENDOSJE.