Sot pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të bëj certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku edhe zyrtarisht partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje (VV), do të shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve.
VV me votat që ka marrë e ka mandatin që tw formojë qeverinë, mirëpo për ta formuar atë, Kurtit i duhet gjithsesi edhe një parti tjetër, e që me shumë gjasë do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partneri i tyre për koalicion.
Sipas rezultateve paraprake, Albin Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe padyshim që ai pritet tw jetw edhe kryeministri i vendit.
Mirëpo sipas statutit të VV-së, që është i publikuar në formë elektronike në uebsajtin e këtij subjekti, Kurtit do i duhet që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.
Sipas nenit 73.3 të statutit të VV-së, nëse Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!.
Kështu, pasi Kurti të zgjidhet kryeministër dhe jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes, detyrën e këtij të fundit në VV e merr nënkryetari i parë, e që në këtë parti është Besnik Bislimi.
Sipas nenit 74.3.ç: Në rastet kur Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i parë i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.
Mirëpo edhe pse statuti i VV-së e rregullon një gjë të tillë, emri i Glauk Konjufcës mbetet më i preferuari që ai të marrë drejtimin e këtij subjekti, pasi edhe është krahu i djathtë i Kurtit si dhe ka dalë më i votuar brenda subjektit dhe në të gjithë Kosovën duke arritur të mbledhë më shumë se 72 mijë vota.
o.j/dita

Bravo Kosova me k’te norme statutit te partise.
Jo,kndej nga ana e Shqiperise nene e kemi ndryshej.Njerzit e zgjedhur ne krye te partise duhet te bejne karriere,te mos e humbin kryekarrigen e partise dhe te vegjetoje ne krykarrigen e qeverise.Kjo norme partie tek ne sherben qe kryekarrigen e qeverise e humbet leht.Po nuk pranohet kurrsese te humbasish dhe kryekarrigen e partajse.Keto dy lloje karrigash tek ne mbrohen me gjak e nuk leshohen.Per keto,raste ka e shembuj ka.
poshte edvin kristaq rama
njeriu me pushtet absolut partiak, egzekutiv e parlamentar
sapo filloi ne Elbasan levizjen komanduar nga lart per zhberjen perfundimtare te asaj c’mbeti nga kufoma e PS,me moton e riorganizimit dhe promovimit te energjive te reja ne kete fare partie qe ne te ardhmen e afert ka gjasa tja nderroje edhe emrin.