Albin Kurti: Do ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje

Ornela

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vizitën e fundit që bëri në Tiranë.

Ai tha se vizitën e parë e bëri në Prekaz, qyteti i parë që vizitoi ishte Mitrovica dhe shteti i parë, Shqipëria. Kurti konfirmoi se shumë shpejt do vizitojë Gjermaninë, pas ftesës që ka marrë nga Kancelarja, Angela Merkel.

Këto deklarime ai i bëri në Rubikon, teksa ka folur edhe për hapat që ka ndërmarrë në këto 10 ditë.

Albin Kurti, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka ngecur qe kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj asokohe, vuri tarifë ndaj mallrave serbe. Kurti ka thënë se si shef i ekzekutivit të vendit, do ta udhëheqë palën kosovare në bisedimet me palën serbe, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe.

Ai është shprehur i gatshëm të bisedojë me zyrtarët serbë, pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për gjenocidin në Kosovë.

“Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”, ka deklaruar Kurti në KTV, të mërkurën.

Kurti po ashtu ka thënë se ka mundur të takohet në të kaluarën me zyrtarët e lartë serbë, por takimet nuk kanë ndodhur, për shkak se “ata nuk kanë ardhur”. Ai ka kujtuar se në një tryezë të organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim, e mbajtur në fillim të muajit dhjetor, është dashur të jetë në panel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, por ajo nuk shkoi të merrte pjesë.

Kurti ka treguar se edhe një përballje me Aleksandar Vuçiçin ka dështuar, për shkak të presidentit serb.

“Është dashur të jemi në darkë pune me zyrtarë të lartë amerikanë e gjermanë, në Berlin… por presidenti serb nuk erdhi. Ishte në Moskë”, ka thënë Kurti.

“Unë kam shprehur moti gatishmëri (për takim), janë ata që s’kanë ardhur”, ka deklaruar kryeministri kosovar.

 

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Avash-avash,”Trimi i Xha Jahos” po i “zbath” breket para
    nderkombetareve, vetem me K/ministrin shqiptar behet
    Kokorroc ! Anyway …..! Pordhet e medha grisin jo vetem
    breket por edhe pantallonat,Zoterinj kapadainj !!!

    • Rruge e mbare te qofte.Mos e merr me revan, se rrugen te shtruar do ta gjesh.Rrugen ta ka hapur Dulla qysh me 8 nentor 1941, tani e gjen gati byrekun qe te ka gatuar Edi.VUCICI, ka vetem per detyre ta nxjerr ne tavoline, se kerbacin ne dore e ka Merkel dhe i derguari i babes.Mblidhe bythen Albin se nuk eshte e lehte.

  • i madhërishëm je o albini flokzi,pa një thinjë të vetme!!
    vizitat e para i bëre për folklor çitelije,bile dhe vendimin e parë!!ule rrogat e pushtetarëve,të shohim a do të ndalosh dhe vjedhjet!?sepse rrogat në krahasim me vjedhjet nuk janë as bakshish i dobët!!
    tashti po na ul një nga stekat e tua të djeshme!?
    mirë të thotë alphade””Trimi i Xha Jahos” po i “zbath” breket” ngadal ngadal!!
    kujdes o bino,se do të na bëhesh si ato xhadat e striptizit!!
    avash avash e bytha jashtë!!

  • Pirdh o kurti pirdh se jo per gje, po shfryhesh. Po si kujton ti more debil se bota sillet rrotull teje? Po kush po te ve ne kalem more debil, po rrofte usa qe te mban shtet se ndryshe serbia te perpin per pak minuta, e ti ben pordhe. Ti more kurti do te besh, si puc, ate qe eshte e mire per shqiptaret e cfare te thote amerika. Per me teper nuk ke bythe.

  • Hasan, mos po sillet bota mbas teje?! Debili ketu je ti: Kurti perfason vulnetin e dhumices ne kosove, deshte s’deshte ti qe s’pyetesh oer asgje!! Ky kishte gjithe ambasadoret amerikane deri sot kunder , po a sheh se qendresa e tij u shperblye , ti shko uli breket- per me marr fjalorin e militanteve rilindas te podrumit- para amerikes!
    Ti nuk di cka eshte vulneti i nje popull per liri se gjithmone ti ke ulur koken para sundimtaret!

    • lil moj lil
      po humb gjithnjë e më tepër nga kultura tënde prestigjoze!!
      komnetet gjithnjë e më të dobta!!
      “Ti nuk di cka eshte vulneti i nje popull per liri”
      na i trego ti o lil ku e sheh tek ne shqipot një gjë të tillë??
      tek ikaj nga sytë këmbët nëpër botë??
      o lil,vullnet për liri është të kapësh për bythe këta kërma,përfshi dhe këtë të virgjërin e freskët që ka filluar ta dredhë që dy ditët e para,dhe ti çosh në p të sëmës!!jo të ikësh nga sytë këmbët,por të japësh dhe jetën për të drejtat e tua!
      për të drejtat e njerzve të tu!
      për të drejtat e popullit tënd!!
      ato shkollat prestigjoze të zvicrës nuk ta kanë mësuar këtë gjë??
      sepse unë kurs gjuhe kam bërë dhe ma kanë mësuar!!
      apo ndoshta vetëm në kurse gjuhe ti mësojnë gjëra të tilla në zvicër??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *