Albin Kurti publikon Deklaratën e Paqes që u refuzua në Bruksel nga Vuçiç

entela

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale publikoi Deklaratën e Paqes që i ofroi presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e cila u refuzua kategorikisht prej këtij të fundit pas e lexuar madje.

Kreu i qeverisë së Kosovës, gjithashtu shprehet se i dhuroi kryetarit të shtetit serb dhe 3 libra, të cilat po ashtu u refuzuan prej tij.

Albin Kurti shprehet mes rreshtash se ndihet i keqardhur që takimi i radhës në Bruksel përfundoi pa një deklaratë të përbashkët.

Postimi i Albin Kurtit

Në takimin e dytë me delegacionin e Serbisë në Bruksel, sot ofruam një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, të balancuar dhe në gjuhën angleze, e cila flet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave. Po ashtu, ofruam edhe dëshmi të 11 shkeljeve që i bën Serbia ndaj Kosovës përmes barrierave kundër tregtisë së lirë e që do të duhej të eliminoheshin. U refuzuan të dyja këto.

Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Është për të ardhur keq që nuk arritëm të dalim së paku me një deklaratë të përbashkët nga ky takim. Shkaku ishte që delegacioni serb nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.

Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë.

Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për paqe dhe drejtësi, për siguri dhe stabilitet, për demokraci dhe progres. Do të jemi të gatshëm për takime e biseda konstruktive, dhe për dallim nga fqinji ynë verior nuk kemi dilema sa i përket integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Paketa qe paraqet Kurti ne bisedime eshte thuajse e njejte me te paren. Mendoj levizje e gabuar Deklarata e Paqes .A thua qe serbi do ta hante kete?Keto lloj deklarata nenshkruhen vetem midis shteteve.Serbia nuk e njeh kosoven si shtet .Nenshkrimi i kesaj deklarate nga Serbia e detyron Serbine te njohe Kosoven si shtet gje qe ajo nuk e njeh pra nuk behet fjale per deklarate.Vuciv nuk ra ne kete kurth trashanik te ngritur nga Kurti.Vucic nuk pranoi librat e ofruara nga Kurti.Ai tha qe nuk mund te bisedohet ne se ne bisedime vihet me idene:”Kosova eshte viktima dhe Serbia eshte krimineli”.Serbia e quan Kosoven akoma pjese te saj.Ka paralele Serbi-Kosove dhe Kine-Taivan.Per kete ajo mbeshtet nga Kina sepse ne rast se Kina njeh Kosoven si shtet atehere ajo duhet te njohe edhe Taivanin si shtet me vehte,por deri tani Kina e trajton ishullin si teritor kinez.Rusia eshte dihet sllave ,pro Serbise.

  • ATY KA PARASHTRIME QE VIHEN NE SHERBIM TE IDEVE GJEOSTRATEGIKE TE RIFORMESIMIT TE BALLKANIT.MENDOJ SE ZOTI KURTI PRIRET NGA STRATEGJIA.

  • Serbia lobon fortë në rolin e viktimës. Për mendimin tim, ajo lobon shumë fortë jo tek Rusia por nën rogoz, tek Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *