Një dokument konfidencial i Albpetrol duket hedh dyshime të forta, të cilat implikojnë ‘Bankers Petrolium’ në një tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas.
Por vete Bankers deklaron se te gjitha keto dyshime jane te paverteta dhe nuk ka kryer asnje shkelje siç pretendon Albpetrol. Dokumenti i zotëruar nga Top Channel, i cili konfirmohet zyrtarisht nga Albpetrol dhe Ministria e Energjise dhe Industrise dyshon se kompania kanadeze ka shitur në tregun e brendshëm me pakicë, sasi të mëdha karburanti të cilësisë së dobët, që njihet ndryshe me emrin hollues. Ky lloj karburanti përdoret nga kompanitë prodhuese të naftës si lëndë e parë në proceset teknologjike të prodhimit.
Ai injektohet në puse për të holluar naftën bruto që gjendet nëntokë duke e bërë më të lehtë nxjerrjen e saj përmes pompave. Por ekspertët e Albpetrol thonë se shifrat e importeve të deklaruara nga Bankers hedhin dyshime se një pjesë e madhe e holluesit u është shitur konsumatorëve në treg. Ekspertët e Albpetrol kanë arritur në këtë përfundim pas një analizë të kryqëzuar mbi shifrat duke krahasuar sasitë e holluesve të importuar nga Bankers me ato që do i nevojiteshin asaj realisht në procesin e prodhimit sipas llogarive të tyre.
Dokumenti thotë se krahasimi evidenton mospërputhje të mëdha mes shifrave që shkojnë sipas Albpetrol deri në dy herë. Sipas tij, vetëm gjatë periudhës dhjetor 2011-shkurt 2012 bankers ka importuar mbi 51 mijë e 710 metër kub hollues me shumë se sa sasia e nevojitur për prodhim. Në fund të vitit të kaluar drejtuesit e rinj të Albpetrol kanë kërkuar nga Bankers sqarime për mospërputhjet e mëdha të shifrave. Por siç vëren dokumenti deri më sot kompania kanadeze nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshem, çka sipas ekspertëve të Albpetrol hedh dyshime se holluesi është shitur në mënyrë të paligjshme në pikat e karburantëve për konsumatorët.
Nisur nga ky dokument i Albpetrol, Top Channel kontaktoi kompaninë kanadeze, e cila i mohon ne menyre kategorike dyshimet e ngritura. Sipas Bankers çdo liter e ketyre llojeve produktesh te importuara nga ajo eshte e aprovuar, audituar dhe dokumentuar nga autoritetet shqiptare dhe eshte perdorur vetëm per operacionet hidrokarbure te licensuara ne vendburimin e Patos-Marinzes. Bankers thotë se rritja e importeve të holluesve lidhet me rritjen e prodhimit të naftës që ka arritur rekordin historik.
Dokumenti me dyshimet e Albpetrol përbën perplasjen te pare mes autoriteteve dhe kompanise, qe eshte investitori me i madh ne Shqiperi ne fushen e hidrokarbureve. Dyshimet, sipas Albpetrol përfshijnë jo vetëm tregtim të paligjshëm karburantesh, por edhe evazioni fiskal dhe fshehje taksash, pasi holluesit kanë qenë të përjashtuar nga akciza dhe TVSH-se ndërkohë që në treg janë shitur si karburant i gatshëm për konsum. Bankers vete nuk ka pranuar asnje nga keto akuza, por pritet perballja mes paleve per te pare se cila do te jete zgjidhja e gjithe ketij problem qe ky dokument ka ngritur./TCH
Lerini perrallat se kjo puna e holluesit eshte me e vogla tek Bankersi i cili me sa duket ka vjedhur dhe shitur nafte bruto ne sasi te medha ne tregun vendas. Ket vjedhje e kan kryer sebashku me Albpetrolin dhe naften bruto e kane shitur tek mini ‘rafinerite’ e paligjshme qe shtrihen ne zonen Fier Patos. Kjo eshte dhe arsyeja qe para pak ditesh u deklarua se ne rreth 12 depozita te Bankersit ka rene rrufeja dhe brenda pak oresh jane djegur sasi marramendese me nafte bruto. Mendoj qe me ket historine e holluesit (qe eshte e vertete) duan te shmangin vemendjen nga kjo vjedhje ne bashkpunim qe e kalon shifren prej 120 milion dollare. I bej thirrje ministrit Gjiknuri te nderhyje se nuk ka se c’pret me,se ne te kundert i bie te jete bere pale me grabitesit e pasurise kombetare.
duhet kapur per ko…..sh ai qe ishte drejtor i Alpterol Ferdinan Murati kryetar i PD Fier dhe tregon gjithe krimin qe eshte ber me naften shqiptare per lloagri te dashnorit te Albana Vokshit me emrin Arjan Tartari dhe me Rezart Tacin per interesa te Zenit, Gites, Damirit e Samir Manes, vecse mos harroni qe kryetare e bordit te Alpetrol vazhdon te jete Suzana Guxholli qe ishte keshilltarja e Saliut dhe qe tani eshte shefe departamenti ne universitetin e Cilit. Varini per kembe keta me koke poshte dhe tregojne gjithcka, rruge tjeter nuyk ka, nuk ka demokraci e te drejta njeriu me keta ndyresira qe kane shkelur cdo te drejt ligjore e njerezore.
Ne titull mendoj se ka nje gabim tek fjala hulluesi, sipas drejtshkirmit e drejtshqiptimit me ndoj se shkruhet holluesi
Lerini perrallat e cojini ne Prokurori dokumentat qe keni, se ne kete forme qe e beni ju i bie qe rrisni pazarin e gjobes per Bankers, as edhe nje gje tjeter nuk beni.
Ajo qe thuhet per Bankers eshte nje taktike e zakonshme, per te rritur fiktivisht shpenzimet e bankers,pasi holluesi(i cili eshte perzierje Gazoil+ benzine me cilesi te ulet ose gazoil jashte standartit ose Benzine jashte standartit) ka nje cmim tre here me te larte se sa nafta e nxjerre. Keshtu qe ne naften e kostos Bankers vjedh 2 here shtetin dhe Albpetrolin, nepermjet mekanizmit te cmimit. Por jo vetem kaq. Bolv Oil eshte kompania qe merr persiper transportin e naftes brut te kesaj kompanie. Keshtu qe investigimi me raporte Albpetroli eshte jashte cdo sensi. Kontrolli duhet te perfshije edhe Bilancin e kesaj kompanie eksport importi gazoili dhe benzine. Se fundi shikoni se ku i ben blerjet kjo kompani me cfare cmimesh te llahtarshme, Shikoni se me cfare nenkontraktoresh operon dhe sa jane cmimet e sherbimeve te tyre ne raport me vendin dhe rajonin. Z Fred Murati ishte dhe mbetet nje hajdut ordiner , por mbeshtetur edhe ne menyren e funksionimit te koncesionit duhet qe cdo muaj, Bankers ti paraqese OPCOM-it ( Komitetit operativ i cili perbehet sipas perqindjes qe zoterojne ne koncesion, Ne kete rast Albpetrol kompani shteterore perbehet nga 49-51%) i cili perfaqesohet nga Titullari i kesaj Kompanie z Puka.(para emerimit te tij nga Fred Murati) si perfaqesues i interesave prej 49-51% te kompanise shteterore dhe per kete paguhet jashte pages zyrtare jo me pak se 1000 euro ne muaj.(Duke qene 4 koncesione jo me pak nga 4 mije euro ne muaj) te miratojne AFE-t( autorizimin per shpenzime, ku perfshihet edhe sasia e holluesit te blere). Ne kete rast z Puka ka 4 muaj ne drejtim te Albpetrolit dhe per 4 muaj ka firmosur AFE-t e famshme, pra ka ligjeruar mbi shpenzimin , duke i lejuar vetes perfitimin e ndonje vizite ne Kanada ku atij i eshte bere edhe nje vizite totale mjekesore me shpenzimet e Bankers, por qe perfshihen brenda overridet e kontrates(shpenzimecve te pergjithshme dhe administrative te Bankers dhe percillen si element kostoje ne naften shqiptare).Pra zoterinj te dites jeni mjaft larg te vertetes ajo perben majen e Ajsbergut,Cdo veprim dhe shpenzim i Bankers eshte me pasoje vjedhjen e pasurise Shqiptare ku pale jane dy Bankers dhe horra Shqiptare qe perfaqesohen nga titullari i kompanise Albpetrol.