Kompania Albpetrol reagoi mbi deklarata e ish-kryeministrit Berisha në lidhje me shitjen e naftës bruto, duke theksuar se pretendimet janë të pasakta. Kompania thekson në deklaratë se shitja e naftës bëhet duke u bazuar në burës, duke nënvizuar se ko shitje bëhet në tregun vendas përmes një ankandi të hapur publik.
“Kompania që shpallet fituese është ajo që ofron çmimin më të lartë gjatë Ankandit”, thekson kompania.
Më tej, deklarata thekson se të gjitha ankandet e pretenduara nga Berisha dhe një portal online janë bërë para tetorit të vitit 2013 nga administrata e kaluar e kompanisë dhe se janë ekzekutuar më vonë deri në dhjetor të vitit 2014.
“Çmimi i naftës së shitur nga shoqëria Albpetrol sh.a është i njëjtë, madje në shumë raste edhe më i lartë se sa çmimi që kanë shitur kompanitë e tjera në tregun vendas si “Stream Oil and Gas” apo “Trans Oil”, kompani të cilat për nga përmasat, mënyra e shitjes dhe cilësia e naftës janë të ngjashme me Albpetrol sh.a”, thekson deklarata.
Gjithashtu, thuhet se diferenca në çmim midis kompanisë Bankers Petroleum dhe Albpetrol është për shkak se kjo e fundit e shet naftën në tregun vendas.
“Ndërkohë kompania Bankers Petroleum në këtë periudhe e ka shitur naftën në eksport nën kushtet FOB, të ngarkuar në anijen e blerësit në portin e Petroliferes, Vlorë. Shitja e naftës nga porti i Petroliferas ka kosto shtesë krahasuar me një shitje që Bankers Petroleum mund të realizonte në të njëjtat kushte si Albpetrol”, vijon sqarimi. /Dita/

Ja, tani na u mbush mendja! Kostot shtese dihen, nese nuk dihen, gjehen. Shkohet te Petrolifera dhe pyetet, apo shihen bilancet
Po meqe qenkan te paster perse i fshehin bilancet keto te Albpetrolit edhe kur ato ia kerkon KLSH-ja.
E VERTETA E ALBPETROL ESHTE SE ESHTE VENE NE DISPOZICION NE BEN QIMES DHE KOCO KOKEDHIMES I PARI PER TE SHPLARE PARATE E DROGES DHE I DYTI PER TE SHTUAR PASURITE E VJEDHURA SHQIPETAREVE.