Intervistë e Murat Çakmak, Drejtor i Grupit të Rrjetit, ALBtelecom dhe Eagle Mobile, për gazetën DITA. Çfarë është risi për tregun mobile? Pse lindi nevoja e përmirësimit të shërbimit për klientin? Çfarë do të përfitojnë klientët nga kompania?
Intervistoi: Edlira Shehu
Një vit më parë, ALBtelecom dhe Eagle Mobile vendosën të bashkoheshin, me synimin për t’iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve në mënyrë më moderne, më të shpejtë dhe akoma më cilësore. Shkrirja e gjigantit të telefonisë fikse me një prej kompanive më të mira të telefonisë mobile do të sillte përmirësimin e shumë shërbimeve ekzistuese dhe hedhjen e shumë ofertave të reja në tregun e telekomunikacionit. Një prej shërbimeve që Eagle dhe Albtelecom ofruan gjatë muajve të fundit ishte ai Wi-Fi, një risi që mundëson përdorimin e internetit falas në disa zona hotspot të qyteteve të mëdha. Ky shërbim shumë i kërkuar nga përdoruesit vijon të perfeksionohet dhe shumë shpejt do të ofrohen avantazhe të tjera për abonentët e Eagle. Krahas këtij shërbimi, ALBtelecom dhe Eagle Mobile synojnë që në muajt e ardhshëm të sjellin risi dhe oferta të tjera, duke garantuar gjithnjë shërbimet me shpejtësinë më të lartë.
Pas më shumë se një viti që nga bashkimi i dy kompanive ALBtelecom dhe Eagle Mobile, shërbimet e telefonisë fikse dhe të lëvizshme vijnë tashmë në një paketë. Cilat janë përfitimet e konsumatorit nga kompania juaj? Çfarë avantazhesh i ofrohen atij?(Duke përfshirë edhe IPTV)
Ne si ALBtelecom dhe Eagle Mobile ofrojmë një sërë shërbimesh, të cilat përmbushin të gjitha nevojat e njerëzve për sa i përket telekomunikacionit. Kohët e fundit kemi shtuar edhe shërbimin IPTV në portofolin tonë të shërbimeve, për të përmbushur kështu edhe nevojat e tyre në lidhje me televizionin. Tashmë ne ofrojmë telefoni të lëvizshme dhe të dhëna 3G, telefoni fikse dhe internet me bandë të gjerë, shërbim interneti WiFi dhe IPTV. Faturimi dhe ndjekja e secilit shërbim më vete do të krijonte vështirësi për klientët tanë, ndaj gjëja e parë që ne kemi synuar të bëjmë është faturimi i të gjitha shërbimeve në një faturë të vetme. Kjo gjë thjeshtëson dhe ul koston e shërbimeve si rezultat i ofertave paketë. Ne e quajmë ‘one-stop shop’, dyqani i përbashkët ku klientët tanë mund të përmbushin të gjitha nevojat e tyre për telekomunikacion dhe televizion.
Në lidhje me pjesën e telefonisë së lëvizshme të ALBtelecom, cilat janë risitë teknike që keni sjellë gjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit 2014? (A është rritur numri i zonave 3G? Cilat janë zonat më të populluara ku jeni fokusuar?)
Këtë vit ne jemi përqendruar në rritjen e mbulimit dhe kapacitetit të rrjetit 3G. Numri i zonave 3G është rritur me 50% dhe në fund të korrikut do të arrijë në 80%. Siç e shohim, sot depërtimi i telefonave të zgjuar po rritet shumë shpejt dhe kjo gjë sjell normalisht edhe rritjen e kërkesës për përdorimin e të dhënave Data. Përdorimi i të dhënave po zhvendoset nga pajisjet PC/Laptop në ato të lëvizshme. 3G është platforma më e madhe që ofron të dhëna celulare (mobile data). WiFi është një tjetër rrjet që mundëson përdorimin e të dhënave celulare. Ne kemi shtuar numrin e pikave WiFi hotspots në zonat e dendura urbane dhe përdoruesit e Eagle Mobile po përfitojnë shumë nga ky rrjet.
Për momentin ato ofrohen përmes një fjalëkalimi të caktuar, por shumë shpejt do të bëhet një regjistrim automatik për të gjithë përdoruesit Eagle Mobile. Ata do të regjistrohen automatikisht në rrjetin “EAGLE_WIFI” nga telefonat e tyre, pa pasur nevojë për një kod apo fjalëkalim. Sistemi do t’i identifikojë ata si përdorues Eagle Mobile nëpërmjet kartës SIM. Kjo do ta bëjë jetën e tyre më të thjeshtë, më të lehtë dhe do të mundësojë shërbim më të mirë të të dhënave celulare në zonat e mbushura me njerëz në qendër të qytetit.
Ju sapo keni inauguruar një strukturë të re në rrjet, të quajtur NOC (Qendra e Operacionit të Rrjetit). Mund të na thoni diçka në lidhje me funksionet e kësaj qendre? Ç’të reja sjell ajo në shërbimet tuaja?
ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë rrjete të mëdha që përfshijnë më shumë se 10 mijë sisteme aktive. Këto sisteme u shërbejnë të gjithë përdoruesve të telefonisë fikse, të lëvizshme, si dhe korporatave. Një rrjet i tillë i madh duhet të monitorohet 24 orë në ditë, pa humbur asgjë që ndodh dhe për çdo rast duhet të veprohet menjëherë. Ne kemi krijuar një qendër monitorimi, të quajtur NOC (Qendra e Operacionit të Rrjetit) dhe kemi implementuar një sistem të menaxhimit ombrellë për të gjithë rrjetin. Përmes një ekrani të vetëm monitorimi, Sistemit të Identifikimit të Problemeve dhe atij të Matjes së Performancës, ne realizojmë një menaxhim profesional të Rrjetit të madh. Kjo rrit disponueshmërinë dhe stabilitetin e shërbimeve tona.
Çfarë ka sjellë ky vit në lidhje me shërbimet e të dhënave DATA dhe rrjetit të ALBtelecom?
Të dhënat DATA janë e ardhmja e të gjitha shërbimeve të telekomunikacionit. Vizioni ynë është të rrisim dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve tona DATA. Ne kemi rritur kuotat e të dhënave tona për përdoruesit e telefonisë së lëvizshme dhe ofrojmë paketa pa limit për përdoruesit e telefonisë fikse me bandë të gjerë. Një nga ndryshimet e mëdha në rrjetin fiks është që ne tashmë ofrojmë 1MB internet falas për të gjithë përdoruesit e telefonisë fikse. Çdo përdorues i telefonisë fikse mund të blejë një modem ADSL nga dyqanet tona për 3.000 lekë dhe të përdorë 1GB internet falas çdo muaj. Ne e bëjmë këtë gjë vetëm për të mbuluar nevojat themelore të internetit për të gjithë abonentët tanë. Ne gjithashtu kemi prezantuar shërbimin e internetit me shpejtësi të lartë deri në 100 Mb kudo. Çdo përdorues ADSL mund të bëjë lehtësisht ‘upgrade’ duke kërkuar përmirësim të paketës (package upgrade).
Përsa i përket pjesës teknike ose teknologjike, ç’ të reja keni në plan të sillni për përdoruesit familjarë apo të biznesit?
Të gjitha shërbimet me shpejtësinë më të lartë. Unë mund të përmbledh gjithçka me këtë fjali të vetme. Përdoruesit tanë kanë nevojë për shërbime zëri (voice), interneti dhe televizive. Ne jemi duke punuar për t’i ofruar këto shërbime përmes platformave fikse dhe ëireless. Kapaciteti dhe mbulimi i përditshëm i shërbimeve tona janë në rritje dhe ne do të punojmë vazhdimisht që këto shërbime të jenë të pranishëm kudo, me shpejtësinë më të lartë dhe cilësinë më të mirë. Këtë vit ne kemi prezantuar IPTV si një shërbim të ri, ndërsa vitin e ardhshëm do të kemi fibrën optike për çdo shtëpi dhe disa aplikacione të reja për përdoruesit e internetit.

pak minuta me pare lashe nje koment ne faqen tuaj te cilin nuk po eshoh me.Mos valle jeni bere dhe ju pale me Albtelecomin
Albtelekomi te kete cilesi , sherbim te kualifikuar , personel te afte , duke mos hequr te specializuarit dhe mer disa qe vetem te buzeqeshin dhe pergjigje nuk te japin se nuk e din , sidomos ne dyqanet e zonave ku operon ne radhe te pare pastej te shtoje sherbimet . Te ofrojene oferta te reja e pranon epastaj te presin sinjalin e telefonit , nuk dine te sqarojne cfare veprimi duhet kryer per oferten e re e te lene 3 jave pa sinjal telefoni interneti dhe tani e tv te lene si peshku pa uje sic thote populli yn .Si perfundim duhet te vesh ne Tirane nepermjet 123 qe te zgjidhet ty problemi ne qytetin perkates .pra ti biesh nga Kina per ne” fshatin” tone se nga shqiperia nuk vete dot ska ruge .
Vetem sherbim cilesor qe nuk ofron Telkomi,genjeshtra dhe abuzim me klientet po ofron me sasi.Keshtu eshte kur pasurine e Shqipetareve e manexhojne te huajt per me shume Turqit.
Vetem llogje sepse asgje nuk eshte sipas kushteve,sidomos interneti.
telefonia ne shqiperi kushton shume