Dy mesfushorët e kombëtares spanjolle, Koke dhe Alcantara kanë folur në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të ndeshjeve që do të luajnë ndaj Shqipërisë dhe Irazelit.
Mesfushori i Atletico Madrid i pyetur nga gazetarët për sfidën e radhës ndaj Shqipërisë tha se nuk do t’a kenë të lehtë fitoren por me nivelin e duhur ja dalin.
“Kemi nivelin e duhur për të fituar ndeshjen me Shqipërinë, nuk do të jetë e lehtë por besoj do t’ia dalim”, tha Koke.
Nga ana tjetër Alcantara është dukur shumë vendosur në përgjigjet e tij ndaj gazetarëve teksa e pyesin për mbrojtësin katalanas Pique.
Ky i fundit pati deklaruar se nëse është problem për kombëtaren spanjolle atëherë do të ikë.
Mesfushori i bavarezëve ka refuzuar kategorikisht të komentojë deklaratën e Pique për largimin nga përfaqësuesja spanjolle.
“Këtu kemi ardhur për të folur për futboll, për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Izraelit dhe jo për referendumin e Katalonjës për çështje politike”, tha mesfushori i Bayern Munchen.
