Grupi i këshilltarëve të PS –LSI kanë propozuar emrin e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak. Vendin e Njazi Kosovrasitt do ta zërë Aldrin Dalipi. Vendimi është marrë vetëm pak minuta më parë pas nj takimi me dyer të mbyllura të këshilltarëve të majtë. Ditet ne vijim pritet dher mbledhja e Keshillit bashkiak per te formlizuar kete propozim te keshilltareve te majte qe jane ne shumice ne keshill.
Bashkimi mes PS dhe LSI ka sjellë në fuqi të majtën në shumicën e minibashkive të Tiranës, dhjetë prej tyre, por edhe në Bashkinë e madhe.
Në këtë mënyrë çdo projekt i Bashës do jetë në duart e kundërshtarëve të tij.
Vendimi për propozimin e Aldrin Dalipit është marrë pas një takimi mes këshilltarëve të majtë.
Gjatë këtij takimi, kreu i PS për Tiranën, Sajmir Tahiri tha se kështu do mbrohet vota në gjithë vendin.
“Ju e patë në Kuvend dhunën e Berishës për të delegjitimuar institucionet e pavarura. Është e njëjta dhunë që demonstrohet edhe në rrugë. Vjedhje jo vetëm e mandatit të anëtarit të KQZ, por ndaj pavarësisë funksionale të institucionit suprem që ushtron zgjedhjet. Të gjithë ata që e kanë çuar nëpërmend se mund të manipulojnë zgjedhjet, se me votën e qytetarëve mund të bëjnë çfarë të duan, ne sot u deklarojmë se afirmojmë vullnetin tonë për ta kthyer sistemin vendor të denjë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, votën e qytetarëve,” tha ai.
Kurse përfaqësuesi i LSI, Shezai Rrokaj tha se në këtë mënyrë vota e qytetarit do të shkojë aty ku e ka hedhur.
Biografi e shkurter e zotit Dalipi
Ne vitin 1999 Gazetar-Reporter i ceshtjeve politike ne Departamentin e Informacionit RTSH.
Ne Korrik te vitit 2000 deri ne 2002 Keshilltar per Komunikimin Publik dhe Zedhenes i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (periudhe e zhvillimit te zgjedhjeve lokale viti 2000 dhe zgjedhjet parlamentare viti 2001)
Ne Gusht 2002 deri ne Shtator te vitit 2005 per 3 vite te mandatit te qeverise kam ushtruar detyren si Zedhenes i Qeverise Socialiste dhe Kryeministrit te Shqiperise.
Ne Tetor 2005 deri ne muajin Mars te 2007 Drejtor i Televizionit te lajmeve “News 24” dhe Agjensise se Lajmeve “Balkanweb”.
Ne vazhdim deri ne vitin 2009 Keshilltar per Marredheniet Publike dhe Komunikimit per disa kompani private shqiptare dhe te huaja.
Ne Tetor te vitit 2009 nderrmora sfiden per te Drejtuar Gazeten Politike te Opozites “ZP” si Drejtor i saj, dhe me pas Anetar i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste detyra qe vazhdoj ti kryej.
Ne Korrik te 2011 Anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe Kryetar i Grupit te Keshilltareve te Opozites ne Bashkine e Tiranes.
kam shume respekt per z/A. Dalipi ,i uroj suksese dhe te vazhdoj punen i perkushtuar ashtu si di ai te punoje ,gjithashtu i urojme fitoren ne zgjedhje partise qe ai perfaqson
!