Gjatë fjalës së tij në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kreu i opozitës në këtë këshill ka ironizuar kryebashkiakun në deklaratën për vendosjen e bustit të Jeronim De Radës në Tiranë. Sipas Aldrin Dalipi, Basha është duke vënë në zbatim propozimin e opozitës për një Rilindje Shqiptare. “Zoti Basha, natyrisht që figura e Jeronim de Radës është e shkëlqyer dhe e ndritur dhe propozimi për të vendosur apo rivendosur bustin e tij, vepër e skulptorit të mirënjohur Odise Paskali është një përpjekje interesante sepse dukeni apo veproni i tërhequr tërësisht nga idetë e Rilindjes, të cilës i ka riardhur koha për të rilindur Shqipërinë pas rrënimit ku e keni çuar me një program të shkëlqyer të forcës politike që ne përfaqësojmë Partisë Socialiste. Ndaj bëni mirë që ndiqni Rilindjen hap pas hapi deri në fitoren e Partisë Socialiste!”, u shpreh Dalipi.