Në këto kohë të vështira, edhe kompanitë e mëdha e kanë shumë të zorshme ta mbajnë hapur aktivitetin, ndërsa bizneset e vogla e të mesme numërojnë me qindra të pakësuar nga rradhët e tyre. Shembulli më i freskët, njoftojnë Gojët e Liga për këtë është mbyllja këto ditë, e veprimtarisë së firmës Aleanca Demokratike, që kishte si aktivitet kryesor importin e trurit nga jashtë shtetit dhe shitjen me pakicë. Kjo kompani simpatike që e nisi punën shumë vite më parë dhe kishte filluar ta shtrinte aktivitetin e saj edhe në rrethet kryesore të vendit, shpalli të hënën e kaluar se nuk mund t’i mbulonte dot më humbjet dhe kishte nisur procedurat e falimentit.
“Në këto kohë krize që kanë përfshirë vendin, të parët e pësojnë biznesmenët e ndershëm dhe pa përkrahje politike”, deklaroi për mediat administratori i përgjithshëm i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, “por ne jemi të hapur deri në fund: Duke shpallur falimentin, u krijojmë mundësi aksionerëve të tjerë që të shlyhen sa më shumë të jetë e mundur nga asetet tona, pas larjes së borxheve”.
Pjesën më të madhe të trurit, kompania e importonte nga tregjet fenikase e romake dhe ua shiste konsumatorëve vendas. Përshtypjet e para të blerësve shqiptarë ishin shumë pozitive, por nuk vonuan edhe ankesat, sidomos ato të klientëve të mëdhenj. Kështu, në jo pak raste kompania PD Holding, një nga klientët kryesorë të AD-së, e reklamoi trurin e blerë nga furnitori, si të papastër dhe shpeshherë të përzier me lëkurë portokalli e zhapa bostani.
Por sot Ceka e pranon: “Dikush fiton, dikush humbet, kështu e ka ky zanat”.

dikush fiton e dikush humbet, keshtu e ka ky mysybet – i thone fjales.Ky beri palle ca vjet ne ambasaden ne Rome, zbuloi nga renojat Koloseun,
ky ka 25 vjet vetem vjedhe dhe shitur gjera arkeologjike jashte vendit shikojeni cpasuri ka
Edit
Edit
I ndershem Neritan Ceka?! Kurva dhe kurvari sot jane profesion dhe vend pune, por ata jane shume here me te ndershem se Neritan Ceka se ata kryejne nje pune A=FxS
Ore a e dini se Ceka nuk eshte me shefi i Aleances Demokratike…??? me kete,medemek gallate,ju ofendoni drejtuesit e rinj te AD te cilet e kane flakur me kohe Ceken e Demetin…
Bre budallenj!Qe para se te emerohej ambasador,Ceka nuk ka parti.E zevendesoi Nuja.