Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, mendon se opozita do të fitojë 60 për qind të votave të shqiptarëve. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Gjinushi shprehet se e majta mund t’i fitojë zgjedhjet e 23 qershorit edhe pa bërë aleancë me LSI-në.
“I gjithë populli opozitar kërkon largimin e kësaj qeverie, të çiftit Berisha-Meta, PD-LSI apo siç e kanë quajtur njëri-tjetrin Sali “Gërdeci” dhe Ilir “Floriri”.
Pas Gërdecit bëri 21 janarin, e pas 21 janarit tha se jam gati të vras kryetarin e opozitës e këdo që kërkon dorëheqjen e qeverisë time. Opozita sot ka këtë detyrë: të çmontojë këtë qeverisje. Dhe nga ky moment, roli ynë është që të mos mashtrohet askush që të votojë për LSI-në që ajo mund të jetë me të majtën. Ky është një mesazh krejtësisht i gabuar, që s’duhet të ndodhë. Ky është një nga defektet e pyetjeve nëse do të vijë LSI-ja majtas, kur ajo është përgjegjësja numër një për keqqeverisjen e këtij vendi”, thotë Gjinushi.
Më tej, kreu i PSD-së shprehet se “Në Shqipëria ka 60 % që votojnë kundër kësaj qeverie, nga të cilët 50 për qind janë me të majtën. Ndaj e majta është e vetëmjaftueshme për të fituar e ka fituar gjithmonë. Por të majtën e kanë shitur dhe shyqyr që e pastruam nga ata që e shisnin të majtën. Prandaj PSD nuk është dakord që të eksperimentojmë përsëri me atë që shet e roli ynë është t’i bëjmë të qartë që vota për PSD, për PS çon fitore e ndryshim real, kurse çdo votë jashtë këtij grupimi s’është për të majtën. Aq më tepër që çdo votë për LSI-në s’është për të majtën, por për Berishën”.
Ty te lumte ajo mendje, o Gjinush,
Nje llogjike brilante si rralle Politikan tjeter ne Shqiperi!
Ti je Floriri i Opozites!