Bashkimi me socialistët duket se do t’i kushtojë tepër shtrenjtë kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Deputeti tjetër i kësaj force, Dashamir Tahiri mësohet se është i pakënaqur nga kryetari i kësaj partie Shpëtim Idrizi për koalicionin e tij me mazhorancën e takimin me Edi Ramën për të ndarë zonat zgjedhore.
Saranda web, bën të ditur se çamët e Sarandës, Delvinës, Markatit, Xarës dhe Konispolit do të organizojnë rezistencë e mosbindje ndaj vendimit të Idrizit për të kaluar me të majtën.
Edhe në seancën e fundit parlamentare, Idrizi dhe dy deputetë të kësaj force votuan pro projektligjeve të propozuara nga e majta, ndërsa dy deputetët e tjerë Dashamir Tahiri dhe Tahir Muhedini nuk u paraqitën duke dhënë sinjale të forta të një përçarjeje të thellë brenda kësaj force.
Dashamir Tahiri, rreth tre javë më parë, organizoi një takim me çamët e Konispolit, duke prezantuar një tjetër kandidat si njeriun e tyre për bashkinë.
Ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes PS-PDIU, Shpëtim Idrizi vendosi për emrin e Mimoza Arapit, kryetares aktuale të bashkisë të zgjedhur nga PS, si kandidaten e këtij komuniteti.
