Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Aleanca Popullore: Merr jetë një Parti e re çame nga një grupim prej 12 partish e shoqatash
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Aleanca Popullore: Merr jetë një Parti e re çame nga një grupim prej 12 partish e shoqatash
Aktualitet

Aleanca Popullore: Merr jetë një Parti e re çame nga një grupim prej 12 partish e shoqatash

redaktor
Published April 13, 2013
Share
SHARE

Një grupim prej 12 partish, shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, janë grupuar në një parti të vetme me emrin “Aleanca Popullore”, kryetar i së cilës është Artur Dojaka. Aleanca Popullore është regjistruar në KQZ si forcë politike dhe ka nisur sot fushatën, duke prezantuar në Tiranë kandidatin për deputet, Arjan Hamiti.

“Të zhgënjyer nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete , duke mos dashur të humbim kohë  të vlefshme politike, ne marrim sot përsipër fatet tona. Të ndërgjegjshëm për kohën ku jetojmë, të vetëdijshëm për instrumentet  kombëtare e ndërkombëtare në dispozicion, vijmë sot jo si demagogët e  radhës,  por si një forcë e aksionit politik dhe forca e arritjeve politike. Në koordinim të plotë me faktorin politik ndërkombëtar, duke vlerësuar këshillat e tyre  të vlefshme dhe duke ndier mbështetjen e tyre, ndihemi sot më të plotë se kurrë”, thuhet në deklaratën e Aleancës Popullore.

“Duke mos humbur kohë në gjetjen e identitetit tonë mes kaheve të politikës shqiptare, por duke pasur si të vetmin kah Shqipërinë, me një mbështetje shumë të gjerë, së pari në komunitetin çam, e të bashkuar pa asnjë paragjykim më të gjithë ata që Atdheun kanë të parin, Aleanca Popullore shpall sot nisjen e fushatës së vet elektorale më synimin e vetëm, fitoren në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit”, thuhet më tej.

Aleanca Popullore thotë se nuk tërhiqet nga kërkesa për votimin unanim të rezolutës çame në Kuvend. “Në një kohë kur kombi vjen gjithmonë mbrapa interesave politike, kur çështja çame nuk po njeh asnjë përparim, kur vetë Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë krijon konfuzion duke e vënë shqiptarin e thjeshtë në pozicionin e tij më të vështirë. Konfuzion i paprecedentë në historinë e politikës moderne; vetë institucioni i Parlamentit është i paqartë nëse kemi një rezolutë të aprovuar për çështjen çame apo jo. Nëse dinjiteti ynë kombëtar ka arritur në atë pikë fundore të tijën sa për t’ju shmangur përgjegjësive të momentit, kërkojmë të ringjallim rezoluta të dështuara; kur politika sot nuk ka kurajë qytetare që në një vendim unanim të pranojë me zë të lartë një realitet që ka të bëjë me thelbin e konceptit të kombit shqiptar. Sigurojmë sot mbarë opinionin publik shqiptar që Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga kërkesa për votim unanim në Parlamentin e Shqipërisë të rezolutës për çështjen çame. Në një kohë që na ndalojnë në kufi për shkak të vendlindjes, kur nuk gëzojmë dot të drejtën universale të pronës apo kur nuk vendosim një tufë lule në varrin e të parëve tanë, kemi gjithë të drejtën legjitime për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtën tonë. Flasim për Çamërinë por nuk mund ta prekim atë.  Folën shumë për Çamërinë, por vetëm sa e përdorën atë. Do t’i kërkojmë çdo çami që sot e ndjen veten të papërfillur, të papërfaqësuar të bëhet pjesë e jona, do të shkojmë këto ditë te ata anëtarë të komunitetit tonë që nuk i bëri kush pjesë të vendimmarrjes dhe i la jashtë çdo benefiti politik e social”.

Në fund, Aleanca Popullore thekson se do të bëjë marrëveshje me çdo forcë që ka në thelbin e përpjekjeve të veta Shqipërinë. “Do të dëgjojmë çdo zë, çdo ankesë, çdo shqiptar që ka sot një ide apo dëshirë. Aleanca Popullore do të ndërtojë marrëveshje me këdo që në thelbin e përpjekjeve të veta ka Shqipërinë”.

redaktor April 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • kastrati says:
    April 13, 2013 at 4:13 pm

    Me projekt e PS – LSI per nje resolute te ceshtjes Came dhe zgjidhjen perfundmtare te saj,
    Meta ka qene gjate te gjithe karrieres se tij politike ne krye te LSI kundra kesaj resolute fakt I cili vertetohet lehtesisht pasi ne vitin 2004 kur ne Parlamentin Shqiptar u prezantua rezoluta Came, LSI votoi kunder kesaj resolute dhe rrjedhimisht ishte kunder zgjidhjes se kesaj ceshtje mjaft delikate. Prandaj jepini forca vellezer came

    Reply
  • astrit ibrahimi says:
    April 24, 2013 at 11:21 am

    i bej thirhje Partise sone Çame “””ALEANCES POPULLORE”””” TEe mos na lere mbas dore neve djemve te Çamerise,, pavaresisht nga nevojat qe kemi ,, por dhe ne duam te behemi pjese e ALEANCES ÇAME per te fituar te drejtat tona
    ndoshta jemi keshtu si na ka bere zoti ,, por jemi te gatshem te punojme per ceshtjen Çame
    hidhni syte dhe nga ne shtresat e vafra te popullsise Çame

    Reply
  • engjellushe ibrahimi says:
    May 19, 2013 at 2:57 pm

    te gjith duet ti japim mbeshtetje ALEANZES POPULLORE CAME esht nje popull vuajtur nga padrejtesit qe i ben greket Prandaj vellezer dhe motra ju bej thirrije per drejtesin e keti populli I pa drejt i akuzuar nga fashistet GREK urime dhe e modhi zot ju ndihmoft nje popull i zgjuar puntor dhe REVOLUZIONAR per kte arsye greku vrau preu gra ,femi ,pleq FALEMINDERIT SHQIPERIS qe na hapi krahet e saj dhe na dha te drejtat si cdo njeri tjeter shqiptar . BABAI im XHAFER IBRAHIMI u vra ne krye te detyres ne hekurudhen ELBESAN PRENJAS DHE QEVERIA SHQIPTARE E CILSOI HERO I PUNES faleminderit dhe urime aleances popullore came ky ishte XHAXHAI ARJAN HAMITI,QE PREZANTON KANIDATUREN PER DEPUTET NE RRETHIN E TIRANES URIME

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?