Aleanca Popullore për Drejtësi jep bursa studimi në Belgjikë dhe Hollandë

Elton Tafaruci

Aleanca Popullore për Drejtësi në bashkëpunim me strukturat e Diasporës, ka vënë në dispozicion 10 bursa të plota studimi.

APD njofton të gjithë të rinjtë se do të krijohet mundësia e dhënies së bursave të studimit në Belgjikë dhe Hollandë në kuadër të programit të suportit dhe integrimit të të rinjve që vijnë nga shtresa e të Përndjekurve Politikë dhe familjeve të ish Pronarëve.

Kriteret që duhet të përmbushin personat që aplikojnë janë këto:

1- Të vijnë nga familje ish të Përndjekura Politike dhe ish Pronarësh.

2- Preferohen kandidatë  jetim ose me një prind.

3- Preferohen kandidatë në vështirësi ekonomike.

4-Të kenë mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta.

5- Të zotërojnë gjuhën angleze dhe preferencialisht gjuhën franceze

Degët ku do të jepen bursat për 5 vite studim janë: Inxhinieri, Mjekësi, Fizikë Bërthamore, Biologji Molekulare, Tekno-labo-Kimist, Shkenca Politike.

APD njofton se të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë letër interesi dhe dokumentacionin mbështetës në [email protected] ose në adresën  Rr. Dibrës, Vila 213, Kati i II-të, Tiranë.

“APD siguron mbështetësit e saj se do ta shtoj numrin e bursave në vitin e ardhshëm në 50 bursa të plota studimi. E gjithë diaspora shqiptare është angazhuar për ndihmë në funksion të formimit akademik për të rinjtë e këtyre dy shtresave”, thekson APD.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *