Kriza egjiptiane ka vënë në rrezik aleancat mbi të cilat Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të rindërtonin stabilitetin në Lindjen e Mesme pas “pranverës arabe”. Në situatën e krijuar Uashingtoni nuk vendos dot për ndihmat e Egjiptit
Situata është kaq e ndërlikuar, saqë dje shefi i Shtëpisë së Bardhë mblodhi këshilltarët e tij më të ngushtë për të vendosur se çfarë do të bënte me ndihmat ekonomike për Egjiptin. Në fund të takimit, zëdhënësi i presidentit përsëriti se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të dërgohen ose jo ndihmat në shtetin ku ka shpërthyer konflikti civil.
Administratës Obama nuk do t’i vinte sigurisht keq që të shihte islamistët jashtë lojë, duke vendosur një rapoort bashkëpunimi me qeverinë e re. Me atë të kaluarën të presidentit Morsi kishte vendosur disa kushte: para së gjithash që ta bënte demokratik ekzekutivin e tij dhe të dialogonte me opozitën. Nga ana tjetër, i kishte këshilluar ushtarakët të mos ndërmerrnin një grusht shteti, por pasi grushti u bë fakt i kryer, administrata amerikane i kërkoi gjeneralit egjiptian Al Sisi, të mos ndërhynte mbi Vëllezërit Myslimanë, me synimin për të krijuar sa më shpejt një qeveri civile.
Asnjë nga këto nuk ndodhi, edhe sepse aleatët e Uashingtonit bënë të kundërtën e asaj që priste Obama. Arabia, Emiratet e Bashkuara dhe Kuvajti vendosën të eliminonin konkurrencën e modelit islamik egjiptian, duke i premtuar gjeneralit Sisi se do ta kompensonin një më një, nëse reduktoheshin ndihmat nga SHBA-ja: 12 miliardë dollarë të ofruara, përkundër 1.5 të amerikanëve dhe çështja u mbyll.
Në të njëjtën kohë Izraeli, edhe pse nuk është koordinuar me Arabinë, ka lënë të kuptohet se është pozicionuar nga ana e ushtarakëve egjiptianë. Kjo u duk në ndërhyrjen e komitetit amerikano-izraelit mbi republikanët në SHBA që propozonin një shkurtim të ndihmave drejtuar Kajros. Netanjahu sapo ka pranuar t’u kthehet negociatave me palestinezët dhe nuk kuptohet se përse duhet të favorizojë dialogun në Egjipt me një regjimi islamik aleat me Hamasin.
Përçarja e aleancave është edhe më e ndërlikuar se kaq. Në fakt Turqia dhe Qatari kanë punuar bashkë me Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar në Siri, Hezbollahun dhe shiitët që e mbështesin Asadin, por në Egjipt kanë mbrojtur Morsin. Pikërisht dje Erdogan tha se kishte prova se Izraeli është mbrapa “grushtit të shtetit” në Egjipt, duke iu referuar bisedës që kishte dëgjuar gjatë një forumi në Francë, ndërmjet ministrit izraelit të Drejtësisë, Tzipi Livni dhe intelektualit hebre, Bernard-Henri Levy, të cilët u shprehën se “demokracia nuk qëndron vetëm te vota. Edhe pse Vëllazëria Myslimane mund të kishte fituar zgjedhjet, ajo nuk kishte fituar realisht”.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Rusia është e gatshme të shfrytëzojë çdo rast për të rivendosur ndikimin e saj në Kajro. “Ndoshta gjenerali Sisi që ka marrë pushtetin në Egjipt, do të blejë aviont luftarakë “Su-35” të Moskës, në vend të atyre “F-16” të amerikanëve, me paratë e ofruara nga Arabia natyrisht”, paralajmëron editorialisti i “Ëall Street Journal”, Bret Stephens.
Cila është rrugëdalja nga kjo situatë? Për interesat amerikane suksesi i ushtarakëve është zgjidhja më e mirë, edhe pse kjo nënkupton zhbërjen e vlerave të demokracisë dhe lirisë, ama me kusht që të mos shkaktojë një luftë civile apo të gjenerojë një dallgë të re terrorizmi./D.Gjuzi

Kjo shprehje e Bernard-Henry Levit nuk ka asnjë lidhje me ç’ka ndodhur në Egjipt. Vetëm një idiot mund të besojë se diplomacia apo shërbimet e fshehta të një vendi veprojnë sipas deklaratave të një individi, qoftë ky edhe intelektual i njohur. Po edhe sikur të ishte ashtu, si do t’i deklaronte Izraeli synimet e tija të fshehta?! Apo ata janë budallenj dhe Erdogan çallma është i mençur?! Levi donte të thoshte ishte se nuk është e thënë që në zgjedhje fiton demokracia, qofshin këto edhe më demokratiket. Fraza “… ajo nuk kishte fituar realisht.” nuk lidhet me Vëllazërinë Myslimane, por me demokracinë. Pra ishte demokracia “që s’kishte fituar realisht”, pavarësisht se zgjedhjet ishin demokratike.
Përdorimi nga Erdogani i këtyre fjalive të shkëputura më kujton një tjetër diktator, që në vitin 1997 guxoi të përcaktonte Amerikën si shkaktare të trazirave në Shqipëri, kur të gjitha ngjarjet ishin rrjedhojë e zullumeve të tija në drejtim të shtetit. Si duket Erdogani ndjen se i ka ardhur fundi nga protesta e pjesës së kulturuar të shoqërisë turke dhe po kërkon të nxisë fanatikët trutharë në “mbrojtje” të islamit, të “kërcënuar” nga armiqtë e tij me në krye Izraelin, duke hequr një paralele me protesta që pritet të rifillojnë në shtator, në Stamboll e gjetkë nëpër Turqi
Ne Egjipt ngjau nje grusht i qarte shteti. Nje junte ushtarake, pasardhese e Mubarakut, mori pushtetin pasi destabilizoi me pare stabilitetin ne vend. Morsi dhe pasuesit e tij mund te jene me te keqinjte ne bote, por ata i fituan zgjedhjet ne menyre demokratike. Dhe duhet te qeverisnin Egjiptin per 4 vjet deri ne zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjeter sheiket e Arabise Saudite, Kuvajtit etj jane shume me diktatore dhe te neveritshem sesa Morsi, por ata nuk i prek njeri?! Po ashtu Erdogani eshte zgjedhur tri here nga populli turk. Fale atij turqit kane shpetuar nga diktatura e ushtarakeve qe kane qeveisur Turqine gjate ketyre 50 vjeteve te fundit. Sot Turqia eshte shume me demokratike se ishte ne kohen e gjeneraleve, ndersa Egjipti u rikthye ne kohen e sundimit te gjeneraleve te Mubarakut. Dhe kur mendon se jane destabilizuar njeri pas tjetrit shumica e vendeve arabe, qe ishin ne favor te popullit palestinez, nuk mund te mos mendosh se eshte nje dore qe fshihet pas gjithe ketyre ngjarjeve.
“katarakti”, që siç duket i rrjedhin si katarakt jargët për diktaturat islamike, thotë që “sot Turqia është shumë më demokratike se ishte në kohen e gjeneralëve”. Të pranosh këtë është si të pranosh që Turqia nuk qenka demokratike, por në të gjendja është më mirë se në kohën e gjeneralëve.
Së pari, Erdogani e ka shumicën në parlament për shkak të ligjit elektoral turk, që është proporcional me një barazh shumë të lartë për hyrjen në parlament (10%), një detaj jo fort demokratik qysh nga “koha e gjeneralëve”, që “demokrati” Erdogan nuk pranon ta rregullojë sepse e ka shfrytëzuar në favor të tij.
Së dyti, nuk e di sesi në një vend demokratik policia mund të gjymtojë e vrasë protestues, që të vetmen armë kanë thirrjen “Tayyip istifa” (Tajip jep dorëheqjen).
Së treti, nuk mund të jetë demokratik një vend ku kryeministri manipulon me thëniet e personave të ndryshëm (siç është rasti i Levit më lart), me qëllimin që të nxisë turmat islamike të përkrahësve të tij kundër Izraelit, i cili shihet si armiku per exellence i myslimanëve sot. Por në fakt, synimi i Erdoganit nuk është Izraeli, sepse të gjithë e dinë që Izraeli është miku më i mirë që Turqia ka pasur dhe ka në Lindjen e Mesme, por është hedhja në treg e idesë së mbrapshtë se “këta që kërkojnë largimin tim, janë njësoj si ata që kërkuan largimin e Morsit, pra janë njerëz që ndihmohen prej Izraelit”. Po ashtu nuk mund të jetë demokratik një vend ku kryeministri gënjen me thënien se “çapulët e Taksimit hyjnë me birrë në xhami…etj”, duke nxehur gjakun e besimtarëve në mbarë vendin.
Së katërti, edhe kur diktatura vendoset përmes ligjeve të miratuara në një parlament të zgjedhur demokratikisht (shprehja e Levit vlen edhe për Turqinë në këtë rast), siç janë edhe ato për ndalimin e puthjes në publik dhe ai kufizimit të orarit të shitjes së pijeve alkoolike, është përsëri diktaturë dhe kur është islamike është gjithmonë më e keqe sesa një diktaturë laike.