Tashmë kemi një tablo më të qartë me atë që pritet të ndodhë më 23 qershor. Janë formatuar dy koalicionet më të mëdha parazgjedhore: ai nën drejtimin e Partisë Socialiste që quhet ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ dhe përballë tij koalicioni ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’ nën udhëheqjen e Partisë Demokratik.
Grupimet në aleanca rreth dy partive më të mëdha në vend të krijojnë menjëherë bindjen për lëkundjen e balancës në favor të opozitës aktuale, duke e bërë më të besueshëm rotacionin politik pas dy muajsh. Maxhoranca që sundoi me korrupsion dhe mosmbajtje premtimesh, me mënyra jo të besueshme dhe manipulatore për tetë vjet me radhë, është tkurrur në një koalicion prej 24 partish, ose dhjetë parti më pak se katër vjet më parë.
Ndërkohë nga ana tjetër, pra nga koalicioni i majtë që udhëheq Partia Socialiste janë grumbulluar gati një fish e gjysmë, pra rreth 37 parti. Vetë shifrat janë sugjestionuese dhe mjaft domethënëse. Por mbi të gjitha, më të besueshëm rotacionin e bëjnë programet, e bëjnë kualitetet e ofruara, e bëjnë vizionet qeverisëse. Nuk ka më asnjë dyshim se koalicioni që pritet të vijë në pushtet pas 23 qershorit, pra ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ ka shumë më tepër avantazhe dhe ndihet më i qetë në rrugën drejt fitores.
Një tablo krejt tjetër, deri në panik dhe ankth mbizotëron në kampin tjetër. Atmosfera e humbjes dhe disfatizmit në kampin blu ndihet që larg. Sjellja ndaj KQZ-së dhe reagimi i fortë ndërkombëtar ndaj sjelljes arbitrare të Berishës është veçse një faktor më shumë për garantimin e humbjes së kësaj maxhorance. Sepse i është prerë rruga manipulimit më 23 qershor. Do të ketë ose riformatim të KQZ-së, ose… SHBA vunë pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve pas dy muajsh. Prandaj, nëse diskutimet për aleancat parazgjedhore do të fashiten së shpejti, çështja e KQZ bëhet më e mprehtë se asnjëherë. Sepse kemi të bëjmë me një rast të paprecedent në historinë e zgjedhjeve të dy dekadave të fundit, por edhe me një qëndrim të prerë të ndërkombëtarëve, të cilët me sa duket kanë vendosur të mos e tolerojnë më tej kastën aktuale dhe manipulatore në pushtet./XH.SH
ZOTI TOPI DERI TANI JE MIRE PO ZBATOVE POROSIT E AMERIKES MORE FUND TA DRODHI TA FUTI BERISHA,AMBASADORI MBESHTET BERISHEN .
http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Po k y ambasadori i bene koalicionet?Jepni edhe fletet e votimit ti mbush.Po ky mjerani ka kerkue Topit te marri Kreshnik Spahine se Kreshniku mbeti ne vetmi .Por me duket do bashkohet me Dulen
Do zoti ja ben BAM ky topi i Bamirit .
Jo per gje por dua te shikoj si i mbush breket Saliu & Co dy muaj para zgjedhjeve….
E kam thene qe AK FRD jane tullumbace te BERISHES,si dashka Spahiu 3 deputete nga PS kur ne 1 maj do kete ne shesh 1 MILION PROTESTUES??Perse nuk thote do i fitoj vete 3 mandate dhe do bashkohem me ju ?? Politikanet shqiptare dhe politike nuk dine te bejne e jo me te na drejtojne.
gjithe kerkoj shume nga kjo jete e cila na jep shum me pak me krahasim qa kerkojm
por te kerkosh kaq shum sa na kerko ky zoti spahiu eshte absurde sepse njeriu duhet te kuptoj qa peshe ka pastaj te kerkoj dicka keshtu qe zoti spahiu sdo marre as 1 deputet dhe ky na kerko tre qa thu mi spahiu je ne vete apo ke rreshqit
iho iho iho cfare na kerkoka spahiu?!
po ju sikur do dilnit i vetem ne zgjedhje,do ishit pol i trete?
apo tani snuk po te ecen…
SASHUME KERKO DHE KY ZOTI SPAHIU KUR SKA AS 1300 ANTARE
Te 37-a duhet te shkoj urgjent dhe ky kreshniku. Ndryshe z.Kreshnik nacionalizmi jot po bie poshte perfundimisht
berja aleance parazgjedhore me nje nder forcat e medha politike nuk do te thote se do besh aleance dhe pas zgjedhjeve. Ideja dhe rendesia e aleances eshte qe te ruash votat e tua kjo eshte e gjitha dhe nese ruan votat mund te kthehesh ne faktor politik perndryshe po t’u vodhen votat nuk ke shans te jesh ne politike
Ate pulen nen hanxhar ta kishit bere gjarper. Se ai esht koalicioni i gjarperinjve qe jan ushqy 8 vjet duke injektuar helm ne venat e popullit
qa behet kshu o popull sot sduhet te merresh fare me kto parti jo per gjo por deri dje zoti spahiu na shante ps tani po na del ne kualicion skemi qa te themi se ju kot qe na beni politike te vecuar dhe kot beni platforma me mire mos na ben platforma te gjithe te bej njera dhe ecni bashker me mire
Numri i partive eshte i rendesishem. Berishen e shoh te lodhur dhe te ezauruar, zakonisht ai nuk i lejon avantazhe te tilla kundershtarit. jam dakord me percaktimin tuaj: opozita e ka fituar rreshtimin e hapjes se lojes
Hahaahha e bukur.. Edhe pak dhe Saliut do tja kepus qafen ajo sopata n hava. Edhe pse i thane burrë shteti dhe e mbështetën deri në 8 maj 2011, sot përfaqësuesit e ndërkombëtarëve që mbikëqyrin Shqipërinë, po i dërgojnë vetëm ultimatume kryeministrit. Tani së fundi BE-ja i bëri edhe një herë të qartë të mos guxonte të prekte institucionet zgjedhore, ndërsa Uashingtoni e kërcënoi duke i thënë se për këtë ai po “futej në një kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara”.
Më keq se kaq Sali Berisha nuk ka qenë kurrë në këto tetë vite. I vetëm dhe i braktisur. Pa aleatë seriozë dhe pa mbështetës publikë, me përjashtim të ndonjë mercenari apo hallexhiu të mbetur pa punë.
DELETED – Nga moderatori
Eshte per te ardhur keq per keta te AK nuk kane turp fare qe kerkojen deputet madje 3 me nje parti te krijuar prej 4 muajsh pa asnje eksperience politike…
gjeli i djeshem u be pule :)))))
Ajo spata duhet t kapi ndonje cep dhe ket Spahiun. Ky sikur do na kandidonte i vetem, pa koalicione, kishe dhe marshallah 200 protestues. tani ve kushte gjasme