Grupimi i partive të qendrës së djathtë, që janë njëkohësisht edhe aleatët e Partisë Demokratike, paraqitën sot një platformë për zgjidhjen e krizës politike.
Duke i qëndruar besnikë marrëveshjes së firmosur për të qenë pjesë e një koalicioni opozitar, krerët e 5 partive të vogla, e shohin të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ata kërkojnë ndryshim te Kushtetutës, zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe më pas kreu i shtetit të bëjë edhe testin e drogës. Këtë test, aleatët e PD e kërkojnë edhe për deputetët si dhe Kryeministrin. Nga ana tjetër. ‘të vegjlit’ e opozitës kërkojnë që Presidentit t’i jepen më shumë kompetenca në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.
Gjithashtu, LZHK, PR, PDIU, PBDNJ dhe PDK kërkojnë kufizim të mandatit të Kryeministrit dhe të Kuvendit.
Në konferencën për shtyp, krerët e partive në fjalë u shprehën pro hyrjes në zgjedhje, por nën organizimin e një qeverie kujdestare.
Platforma për Marrëveshje Kushtetuese
Duke vlerësuar se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe e paprecedent, sistemi ynë kushtetues Republikë Parlamentare, pothuaj ka rënë tërësisht dhe transformuar në Republikë e Kryeministrit Rama;
Duke u ndodhur përballë pamundësisë politike dhe ligjore për të ndalur veprimet antikushtetuese të qeverisë dhe mazhorancës socialiste për mëse 2 vjet, për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese;
Duke vlerësuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, si mundësi për krijimin e një drejtësie të pakorruptuar dhe të pavarur, por që u deformua qëllimisht nga Rama, për ta kontrolluar politikisht, me pasoja të rënda mbi të drejtat e qytetarëve, për shkak të pamundësisë së tyre për gjykimin në kohë të mijëra çështjeve administrative, civile dhe penale, mungesa e një proçesi të drejtë gjyqësor, për shkak të mos funksionimit për mëse 2 vjet të Gjykatës së Lartë (duke dyfishuar numrin e dosjeve që presin për gjykim).
Duke vlerësuar me shqetësim gjendjen e rëndë në vend, korrupsionin masiv, trafikun e drogës, përhapjen dhe fuqizimin e krimit shqiptar, siç vlerëson edhe raporti i fundit i DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit);
Konstatimi se këto grupe kriminale në shumë qarqe të vendit, jo vetëm janë të paprekshëm, por zotërojnë potencial njerëzor aktiv kriminal dhe kontrollojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe investimeve publike të lidhura me korrupsionin qeveritar;
Duke dënuar kontrollin politik mbi Prokurorinë, në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe mos hetimin e krimeve elektorale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve nga grupe kriminale dhe kartelet e drogës, në marrëdhënie dhe shërbim të pushtetit absolut të Ramës;
Duke vlerësuar se eksodi masiv ka marrë përmasat e një spastrimi të shqiptarëve, me pasoja të rënda politike, ekonomike dhe sociale;
Duke konstatuar se në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 janë regjistruar vetëm parti politike të mazhorancës, si dhe përpjekjet e Ramës për të organizuar zgjedhje farse, me qëllim që të krijojë idenë false se zgjedhjet do të jenë “konkuruese”, përballë Opozitës dhe qytetarëve nga ana tjetër, të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve farse, tentativën e qeverisë për një krim elektoral me pasoja shkatërruese për vendin, e cila do të çonte në një përplasje me pasoja për vendin dhe Unitetin e Popullit.
Partitë tona të Qendrës së Djathtë, në respekt të marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jashtë ndikimit të grupeve kriminale dhe qeverisë të lidhur me to, të angazhuar për t`a kthyer vendin në binarët kushtetues dhe plotësuar detyrimet e vendosura nga BE:
Partitë tona, si Grupim i Qendrës së Djathtë (GQD) të përbërë nga; PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK, propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë:
1- Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.
Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës.
Neni 1 i Kushtetutës sanskionon se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.
Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit.
- Kjo tryezë të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e Administratës Shtetërore.
- Kontrolli mbi territorin dhe proçedimi i grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.
- Proçedimin penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media, për manipulimin e zgjedhjeve.
- Vlerësimin e skadimit të afatit të kartave të identitetit dhe paisjen e qytetarëve me karta.
- Vlerësimin e përjashtimit nga lista të mbi 270,000 votuesve.
2- Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakortësi politike.
Data e zgjedhjeve të përcaktohet në përputhje me detyrimet dhe implementimin nga qeverisja tranzitore, e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shkëputjes së strukturave të Shtetit nga krimi i organizuar.
3- Reformë zgjedhore e cila ndalon finacimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve.
4- Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sitemi zgjedhor dhe votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës.
5- Përcaktimi me një dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.
6- Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve.
7- Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre.
8- Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.
9- Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.
10- Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë.
11- Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë.
12- Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit.
Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të papërfaqësur pjesën më të madhe të popullsisë.
Partitë tona angazhohen në dialog me forcat e tjera politike, duke qenë të hapur për qëndrimet dhe gjykimet e tyre.

Hahaha. Tragjikomedia e tranzicionit fshataresk s’ka te sosur. Kushdo qe shikon keto kukulla vitrinash i ben pyetjen vetes se cfare lesh elektorati perfaqesojne keta, kur me gjithe veten e tyre ata i bejne apo s’i bejne 100 votues gjithsej.
Sistem me 2 Dhoma.Ptuuuu kurva muti… Italia i ka 2 Dhoma dhe po kerkon ti Zvendesoj me 1. Po thoni more Idiote duam 1 Karrige edhe Ne se sjemi te Zote per gjè tjeter. Bjerini Shkurt muhabetei. Dhoma e Lordève Shqiptar. Pisa te Peshtire
Hahaha. Tragjikomedia e tranzicionit te gomereve s’paska te sosur. Kushdo qe shikon keto kukulla vitrinash i ben pyetjen vetes se cfare lesh elektorati perfaqesojne keta, kur me gjithe veten e tyre ata i bejne apo s’i bejne 100 votues gjithsej.
Te ulet numri deputetve nga 140 ne 110 ose120
Po te jete per mendimin tim me rrespekt e jonsideraten me te larte per ju zoterinj te nderuar qe perfaqesoni nga nje parti politike , nuk ka pse te merreni me PS e PD por se bashku te krijoni nje front te ri kunder te te dyve dhe me keto ide te merrni pjese ne zgjedhje duke rrembyer edhe elelkorat te lekundur e majtas e djathtas dhe te realizoni kete program mjaft ambicioz.
Ed rama eshte thjesht nje ADMINISTRATOR i partise dhe i shtetit , mos na i beni tani si nje Enver te frikshem por tashme me fuqi te mbinatyrshme .
Por ju e dini si drita e diellit qe nuk jeni te zot te fitoni sepse jeni te provuar nga te gjithe krahet e politikes ….apo jo z Noka.
XHAXHAI IM THOSHTE
NE JEMI AJO QE MENDOJME
AJO QE FLASIM
AJO QE BEJME
ME TEKSIN E MESIPER PARTITE E VOGLA TREGOJNE SE KUSH JANE
1 JANE TE DRTOGUAR
2 KANE BLERE VOTA
3 NUK RESPEKTOJNE QEVERINE E MAZHORANCES DO TE THOTEW POPULLIN
PRA DUKE PASUR PARASYSHE ATA TRE FRAZA QE I CITOVA SIPER ,KONKLUZIONI
MJERE SHQIPERIA PER KETA PERFAQESUES
NE VOTIMET E SHKUARA SI E DJATHTA DHE E MAJTA IPSHIN BILETA FALAS DHE LEKE PER TE SHKUAR NE SHQIPERI PER TE VOTUAR
PRA TE DYJA PALET
.P.D. ME KETO PARTITE E VOGLA DENANCON EDI RAMEN ,PO JU DHATE PARA ME SHUME
CFAR KERKONI ,NDERSHMERI?PO JU JENI TE NDERSHEM?JENI KOT QEMALI ROJE
ME KETO KERKESA TREGONI SA POPSHT JENI
PRA I NJEJTI KUKLULLAN QE LESHON ALA AVULL
NE POLITIKEN E SHQIPERISE
DHE GURET SHQIPTARE HESHTIN !
keta kane 30 vjet ne politike cfare kerkojne tja fusin akoma ketij populli turp per ta qe dalin akoma njereze servila dhe pa karakter
Njeri me plehre se tjetri
!!!!!????….keta jane e reja..
SHQIPERIA ESHTE E BARABARTE ME SICILINE, ME QENESE KANE SHUME AFERSI SI NE PIKPAMJET EKONOMIKE ASHTU EDHE SOCIALKULTURORE SI SIERFAQJA, POPULLSIA, KORRUPSIONI, MAFJA, DROGA KLIMA ETJE,ETJE,ETJE MJAFTON NJE KESHILL KOMUNAL QE TE DREJTOJE SHQIPERINE SI AI I PALERMOS DHE JA PUNA MBAROJ, lega me 5 stelen fitojne zgjedhjet,partickat shkojne tek shtepia,lek harxhohen me pak,korupsioni vazhdon si gjithnje,vazhdon shitja e gjethit te thate,KESHTU JEMI NE RREGULL. E mira e gjthe te mirave eshte qe politikanet tane ti fusesh ne stadium ne Korce ose Kukes andej nga dhjetori ti mbylleh brenda dhe te shterngojne njeri tjetrin qe te mos ngrijne,pasi keta kane marre ne qafe gjithe popullin shqipetare.Keta jane Armiqte me te medhenj . POPULLI SHQIPETAR NUK I DINE ATO LIGJET E BRENDESHME TE MIRATUARA ME 100/100 TE VOTAVE PER BENIVICET QE KANE MIRATUAR PER VETEN E TYRE KETA KRIMINELE. TURPI I SHQIPETAREVE !!!!!!!!!!
Haaaaaa,haaaaa,haaaa, Duka i krimit ,zorraxhiu me një teke raki Dashamir Shehu ,Nardi parazit ha në çdo tyrjezë ,Vanxhel Dyle kriminel i asfalisë greke,Fatmir gërdeci që dogji e poqi 26 veta në gërdec për shitur armatimet e municionet e ushtrisë ,pra me këto xhaketa të vjetra do bëhet shqipëria shtet !???? ,vaj medet..
ME SA DUKET KESAJ RRADHE KERKESA ME 12 PIKAT
DO TE JENE SI 12 DISHEPUJT E KRISHTIT NGA KU DO TE PERFUNDOJNE TE ELININUAR NGA SKENA POLITIKE UDHEHEQESI I KESAJ KATRAURE KRYEMINISTRI HAJDUT NE HIJE LULZIME BASHA
Kërkesa qartësisht të një blloku politik të degraduar,me synimin kthim mbrapa në epokën e kioskizimit politik shqiptar,në ringrijtjen e marrëveshjeve mbrojtëse e të fshehta që të kujtojnë qendrime politike të viteve 1913-1928,1943.1997-1998.
Këto propozime manifestojnë frikën që i ka kapluar liderët e dy partive të djathta PD-LSI por që në mënyrë tinzare paraqiten me kopertuirën e “aleatëve” gjoja në interes të Shqipërisë dhe popullit.
Në “interes .të popullit”,të cilit popull?,të kthehemi mbrapa dhe të minojmë me ligj e kushtetutë ç’do progres të arritur e të konfirmuar nga të gjitha komisionet dhe institucionet monitoruese Europiane dhe Amerikane.
Kësaj i thonë prish shtëpi e bën kasolle,nxiri themelet asaj që ke arritur me mund e djersë dhe filloje nga hiçi.
Kështu do të fshihet nga memorja kolektive hapi gjigand i arritur dhe ata që do ndodheshin para gijotinës do të shndrroheshin sa hap e mbyll sytë në triumfatorë dhe heronj të “popullit” që ëndërrojnë.
Këto kufoma politike që u ka hyrë frika në palcë ndodhen tani konfuzë por edhe të rrezikshëm,prandaj normaliteti që ata synojnë është e zeza e të arthmes të popullit Shqiptar.
Shtyrja për hapjen e negociatave në shtator që sapo u lançua, është vepër e plotë e minuesve të këtij akti nga Berisha-Basha-Monika,këtyre negativistëve politikë që nuk lanë gur e baltë pa hedhur mbi vëndin dhe popullin e vet kudo nëpër Europë,vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe bëmat e tyre të poshtra.
Kujdes POPULL!! Ata kanë mbeshtetjen e qarqeve më armiqësore të SHQIPTARËVE në Ballkan.
Nuk janë vetëm!.