Aleatët e Bashës, letër KQZ-së: Nisni procedurat, 13 tetori duhet të jetë ditë zgjedhjesh

Elena Tase

Aleatët e Partisë Demokratike duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, për këtë arsye i kanë dërguar një letër KQZ-së për nisjen e proceduarave. Dokumenti dy faqësh disponon mban firmën e kreut të PR, Fatmir Mediut, kreut të PAA-së Agron Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ku kërkohet respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së djeshme që aleatët zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.  Burime brenda PD-së bëjne me dije për gazetarin e Report TV, Elis Memelli, se Basha ka deklaruar se KQZ-ja ka detyrim shtetëror të përgatisë infrastrukturën për këto zgjedhje, por nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë nëse PD-ja do të marrë pjesë ose jo.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”, mësohet të ketë thënë në fjalën e tij Basha.

Ndërkohë, bëhet e ditur se kjo letër vjen dy ditë nga 4 gushti, afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike, (nëse do ketë zgjedhje në 13 tetor) ndonëse anëtari i KQZ-së, Bledar deklaroi se kjo ditë është pushim zyrtar për këtë institucion dhe se 30 qershori është një kapitull i mbyllur.

e.t./dita

Share This Article
6 Comments
  • qesharake dhwe vetem qesharake
    per te vene duart ne koke.
    Keta deklaronin se me Ramen Kryeminister nuk futemi ne zgjedhje???!!!!!!
    As ne trupen me te mire teatrale ose te estrades nuk gjen aktor te tille te deshtuar.
    duhet te zhduken nga skena se moren popullin me qafe.
    keta jane aventuriere.Nuk e di cfar te mire i ka bere Noka, mediu, duka vendit.

  • Qirie vangjeis aman ku e keni ka shku te idrisi apo ke dashi i havase d.m. Th. Te havaja. Po my gon zemuni i ka dal emri te sali fasllici behet si interesant eshte infiltruar nga tepelenasit e ps takimi te ismaili ne bathore. Kaq per sot.

  • Keni shku per leshin e Xhofit, bashke me presidentin qe tani luan lojen e debilit, o vampiret e popullit shqiptare.

  • Nuk behen zgjedhjet sa here t’u ngrihet juve!
    Zgjedhjet u caktuan ne 30 qershor,oshin planifikuar shpenzimet dhe u harxhuan!’
    Qe ju nuk moret pjese,kjo nuk ndryshon gje!
    Tani ne se doni zgjedhje te tjera, caktoni nje KQZ private,hapni nje buxhet privat dhe votoni privatisht!
    Milionat e caltuara nga buxheti i shtetit per zgjedhjet u mbaruan!
    Beni si ua thote mendja e bythes tuaj!
    Te fala Bashes!

  • A mor Gon Duka sa poshtë ka rënë. Më shumë yrbe ka në Shijak Tosi Sales se ti, si u bashkove me lëshinedhise dhe Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit

  • hahahahha na dhiven gazit keta pleqte e krujes.Kush i ha keto filma idiotesh o tranguj.Ju kane zene dhjam trute dhe sjeni ne gjendje te sajoni dicka te re dhe te ngrenshme.O rrusha per zgjedhjet takoheni vetem me 2021 lereni meten ne te meten e tij e lulin te zihet me mullinjte e eres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *