Sot paradite, ne ambientet e Hotel Rogner është zhvilluar një takim mes 5 kryetarëve të partive aleate të PS, përkatësisht Skënder Gjinushi i PSD, Paskal Milo i PDS, Petro Koçi i PSV 91, Idajet Beqiri i PUK dhe Marko Dajti i PPSHR, për të diskutuar mbi situatën zgjedhore dhe rreziqet në rritje ndaj procesit të votimit. Ata theksuan se situata në KQZ mbetet e papranueshme dhe përbën një kërcënim për manipulim të rezultatit zgjedhor në favor të PD. U kërkua një ndërhyrje më energjike nga faktori ndërkombëtar për të riformatuar këtë institucion të lartë të administratës zgjedhore. Gjithashtu u vu në dukje rreziku se përpjekjet e mundshme të komisionerëve të majtë për të mos mbrojtur votat e aleatëve të PS gjatë procesit të numërimit do të krijonin terrenin e përshtatshëm për ndërhyrjen e komisionerëve të PD për të manipuluar procesverbalet në dëm të opozitës.
U identifikua fenomeni në rritje i përdorimit të parasë për blerjen e votave në shumë raste dhe indiferencën e institucioneve ligjore ndaj këtij fenomeni shtetkapës.
Gjinushi, Milo, Koçi, Beqiri dhe Dajti theksuan angazhimin total të partive që drejtojnë për të realizuar rotacionin qeverisës dhe fillimin e reformave të thella që garantojnë pavarësinë e institucioneve, luftë kundër korrupsionit dhe një sistem zgjedhor më pluralist e më të drejtë që rrit pushtetin e qytetarit mbi politikën e qeverisjen.
4 Comments
Petro Koci nuk ka me parti ka kalue me Ps.Se dyti ky Marko Dajti eshte i rendesishem se perfaqson partine Xhaxhit Enver por ka perjashtuar dy tre antare te byrose politike dhe nuk e di i zevensoji apo i ka mangut.Gjinushin dhe Milon i ka quajtur vasale Nasip Naco
Thuani ishalla nuk ju shkon mendja.
Mua më duket sikur PS-ja do që të blejë KQZ-në se po vdes Rama i shkret për t’u bërë Kryeministër. Nga 1 milion për kokë do t’i paguaj Anëtarët e KQZ-së, vetëm të realizoj ëndrrën e tij të madhe se po vdes nga ambicia.
ARNAT SHUME I MECUR JE ANALEIST IMIRE JE …NJERES SI TY EMRI MOS JU DEGJOFTE PSE O I PA FE A NUK JANE SHQIPETARE ATA ….A NUK JANE BIJTE E KETIJ VENDI KETA PSE O I PA CIPE FLET KESHTU ….PSE O I PA CIPE NE VENT QE TA DUAM NJERI TJETRIN PER PUNE PARTISH TE CKYEJME NJERI TJETRIN …PO KETO JANE REGULLAT DEMOKRACISE O NJERI ..23VJET BERI SALIVICI TI DO QE TA LEME 50 VJET SA ENVERI DEMOKRACIA ME MENDESITE E TUA KURE NUK BEHET ….TI NUK KE IDE SE C DO TE TH OTE DEMOKRACI ….TY MESA DUKET TE ESHTE BERE KURIZI SAMAR NGA ENVERI DHE KERKON TE MBASH EDHE KETE 50 VJET MBI SAMARIN TEND …MBAJE TI JE I LLOIT TE TIJ POR,,NUK KANE ASNJE KUSUR TE MBAJJNE MBI KURIS NJE NJERI QE VETEM SHAN E LEH SI QEN E DUKE I BERE ARMIQ KUNDERSHTARET E TIJ POLITIK ..SIKUR KETA IKANE ZAPTUAR E TIJ ….HARON O I PA CIPE ME SHUME GJERA NA BASHKOJNE SE SA NA NDAJNE ….OOOOH O KONICA I MADH SA TE DREJTE PASKE PASUR