Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë aleatët e opozitës.
Në këtë tryezë të opozitës së bashkuar, morën pjesë anëtarë të 26 partive të majta, të cilët diskutuan për formulën e ndarjes së mandateve.
Në mbyllje të këtij takimi kreu i PDS-së Paskal Milo është shprehur përpara gazetarëve: Kreu i Partisë Socialiste paraqiti një projekt platformë për bashkëpunimin elektoral dhe post zgjedhor. Ishte një projekt i studiuar dhe mjaft i mirë mbi bazën e të cilit ne do të shkojmë në zgjedhjet e 23 Qershorit. Pasi të jenë reflektuar në këtë dokument edhe disa mendime të shfaqura nga përfaqësues të partive pjesëmarrëse në takim ne do të shkojmë drejt nënshkrimit të kësaj projekt platformë duke e kthyer atë në një dokument përfundimtar i cili do të udhëheqë koalicionin opozitar në fushatën zgjedhore”
Edhe kreu i PSV’91, Petro Koci menjëherë pas mbledhjes deklaroi se pritet që PS dhe aleatët e saj të nënshkruajnë një projekt tip, siç tha ai, që është një formulë bashkëpunimi mes palëve. Sipas Kocit, pasi të studiohet ky projekt, pritet që palët të nënshkruajnë secila marrëveshje me PS.
“Shumë shpejt pritet të fillojnë negociatat me palët, në shërbim të misionit historik për rotacionin e qeverisë”, tha ai.
I pyetur për mungesën e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule në mbledhje, Koci komentoi se për të ka vend në PS, edhe sikur pjesë e koalicionit të jetë edhe AK.
“Jo unë nuk e di për një bashkëpunim me AK, por nëse gjasat janë s’duhet ta frenojë Dulen. Në këtë koalicion ka vend për forca të reja”, sqaroi Koci.
Shikojeni kush i fiton zgjedhjet http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=3639
Mos u shqetesoni, Dule per pushtet bashkepunon edhe me Dreqin.