Aleatët

anazapta

S’ka nis të zbatohet

si tërkuzë po zgjatet

ajo marrëveshja

lidh’ me aleatët.

 

Lënë si pas dore

gjith’ partitë e vogla

ata nuk janë numra

ata nuk janë gogla

 

Ishin në fushatë

Të ndarë në ngastra

Morën aleatët

Plot vota të pastra .

 

Janë vota të pastra

Ndrijnë si qelibar

Nuk u hodh mbi to

Euro, as dollar.

 

Dhe nëse dikushi

I bleu si kek

Partitë aletate

S’kishin asnjë lek

 

(ta themi mes nesh

mos dëgjojë Evropa

grupet e numërimit

i molën si lopa…

 

shpesh e bastarduan

edhe numërimin

votave të tyre

u ndrruan drejtimin.

 

ashtu duke qeshur

Hi-hi e ha-ha…

Ua morën votat

partitë e mëdha…)

 

Ndaj për këto vota

Ndihet vetëm  dhimbje

Se janë vota shpirti

E jo thjesht përqindje.

 

Dhe për kontributin

Kush nuk është bind

Janë njëqind mijë vota

Pra fiks 10 për qind.

 

Me njëqind  mijë vota

Ju e dini vetë

E marrin mandatin

Plot 10 deputetë.

 

Janë njëqind  mijë vota

Që fort po bërtasin

Nuk e kanë një derë

Se ku të trokasin.

 

U thonë te PS – ja

S’të kemi në listë

Mbledhur gjithë PD-ja

Afër LSI-së .

 

Qeveri e re

Si lule pranvere

Janë zgjedhjet lokale

Dy hapa pas dere…

 

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Petrit! Ke pak konflikt interesi se ke qene shume i afert me Gjinushin dhe Milon, por tematika qendron. Partite aleate te PS-se ne cdo rrethane i rimarrin 100,000 vota, madje edhe 200,000 po te mos vidhen nga grupet e numerimit dhe te aplikohet numerimi elektronik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *