Aleati i Bashës sulmon kritikët: Jeni si veshët e gomarit

Gazeta Dita

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i Partisë Demokristiane, i cili u zgjodh deputet në listën e Partisë Demokratike në Shkodër, Nard Ndoka ka sulmuar kritiket e Lulzim Bashës. Ndoka i quan kritikët si “veshi i gomarit” dhe thotë se më mirë që Basha ngriu funksionet e tij se ndryshe do shikonin gallatë në kampin blu. Sipas Ndokës në 22 korrik Basha do shkrihet dhe të tjerët do ngrihen.

Statusi i Nard Ndokes: 

? Kritikët e Bashës në PD, si “veshi i gomarit”!
?Patozi, do garë, por pa Bashën, me veten e tij!
?Ruli heq dore vullnetarisht nga kandidimi para zgjedhjeve, pendohet pas zgjedhjeve!
?Jozefina është me Berishën, jo me Bashën. Berisha është me Bashën, jo me Jozefinën!
?Bregu del dhe i fut ndonjë ‘kodra mbas bregut’ dhe shkon me pushime!
?Bode shkruan peticione, ‘hedh gurin e fsheh dorën’, mos ta shohë Berisha!
?Imami pajtohet me Jozin që pas “97!
?Ca anonimë të tjerë që po bëhen medemek publik, duke sulmuar Bashën, ‘rriti këlysh se të hanë qenë’!
?Eduart Selami po garon në kushte të pabarabarta me Bashën, ashtu si Basha garoi me Ramën në zgjedhjet e fundit!
? Mirë që është nxehtë dhe Basha u ngri, se do degjonim dhe shikonim gallatë në kampin blu!
✌️ 22 Korriku po vjen, do shkrihet Basha do ngrihen të tjerët, procesi do vazhdojë, të shpresojmë në ringritjen e PD-së!

Share This Article
4 Comments
  • Heuu ore taj! Bravo Nard Lopa. Thenje me me “med” se keto tuajat s’kisha degjuar ndonjehere: “Kur je i ngrire s’je i shkrire” dhe “Kur je i shkrire s’je i ngrire” ! Wwooww, filozofi jo llafe!

  • Dukesh qe qenke goxha koqe zoti politikan. Po ska gje mire je aty ku je se aty e ke vendin. Vazhdo aty!

  • Ndoka cdo gje e lidh jo me lope e vica e dhen e dhi.Mos ti vin faj.Vau-Dejsi kete nivel intelekti ka.Ngrysen e gellijn me shtaze te dobishme.Keshtu Ndoka asht origjinal me taban.Sot ia ka fut politikes ne vesh te gomarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *