Aleati i PD sulmon Bashën: Çlirohu nga marrëveshja me Ramën, ndryshe…

Gazeta Dita

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka me një status në profilin e tij në Facebook e akuzon atë se ashtu si kryeministri po përpiqet të marrë i vetëm timonin.

Sipas Ndokës, problem nuk janë vetëm dy votat që rrodhën për të zgjedhur Ruçin në krye të Kuvendit, por fakti që Basha, sipas tij, vijon akoma të mbajë shpresa tek ajo marrëveshja që arriti në mesnatë me Ramën.

STATUSI I PLOTE

Opozita, morali dhe e vërteta!
Ka një debat sot të fryrë dhe të sponsorizuar mediatikisht për votat e deputetëve opozitarë në Kuvend, për votimin e kryetarit të kuvendit.
Z.Basha ka një përgjegjesi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës.

Tendenca për të marrë vetëm timonin e PD-së, duke anashkaluar faktorët e tjerë opozitarë, është i njejti mentalitet dhe fenomen i Kryeministrit të tepsisë dhe timonit!
Z.Basha është Lideri i Opozitës, drejtues i PD-së, por edhe përfaqësues i Republikanëve, Demokristianëve, Minoriteteve dhe nacionalistave liberale të LZHK, përballe PS-së dhe qeverisë së saj.

Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD-në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi.
Kjo klimë e acartë në kampin opozitar, thellohet akoma më shumë në duelin e heshtur me një tjeter parti opozitare, LSI-në, e cila po kërkon bashkëpunim dhe axhendë të përbashkët opozitare.

Marrëveshja Rama-Basha e ngjizur në orët e vona të natës, po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare për fatin e keq edhe axhendën opozitare.

Rrodhen dy vota pa i kërkuar njeri; dy vota “tinzaresh”, por situata në kampin opozitar është më e rendë se kaq!
Të shpresojmë; që Z.Basha të çlirohet nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes; të bëje transparencën e munguar që na penalizoi jo pak në zgjedhje dhe të ngrihet në lartësinë e Liderit Opozitar duke i prirë dhe bashkuar çdo faktor në Kuvend dhe jashtë tij.

Share This Article
6 Comments
  • Nardi, je i pa pare.
    E dredh ne politike. Nuk besoj se ishe ti qe i dhe voten Rucit, por me vone , kete do e besh. Jo duke dal haptas, por ne menyre te moderuar, qe te sigurosh perseri nje vend ne parlamentin e ardhshem. Besoj jo tek Rama, sepse ai nuk e do tepsine, por tek Basha qe do votat e aleateve.

  • degjo or ti ndoka . e vetmja gje me vlere kolosale, per shqiperine dhe shqiptaret, nga ju katoliket, si dhe nga ortodoksit e tipit meksi e pashko, si prelat, ne krye te pd-se se atehershme, do ishte te kontestonit fort, futjen e shqiperise, ne sferen e konerences islamike, realizuar nga berisha dhe pasuar nga rama . por ju jeni aq analfabet, sa eshte e kote, qe ne te shpresojme, te futemi ne B.E. nga mut-beres, si ti me shoke…

  • Dhe ku fle lepuri . Po qenkemi lodhur kot . Po ky e paska hedh voten pro . Si duket Nard fenomeni do timonin e opozites . I papare je Nardi . Ke dy legjislatura qe nuk merr as votat e shtepise , dhe hyn ne kuvend me breke neper kembe . Rama kur lexon keto idiotesite e ketyre , i tregon si barcaleta me miqte kur pi ndonje kafe .

  • Ku ka mberrit liderri i opozites te marrin vrejtje dhe keshilla prej Nardit te Ndokes.Basha me shkolle perendimore te tulipaneve Nardi me diplome te larte te vendit.Qe kur e mori nuk u permbajt dhe doli jasht shinave:Ta dija se kaq lehte merret shkolla e larte,do kisha marre dhe maturen.Ky asht kuadri aleat i politikes opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *