Me anë të një deklarate për media kryetari i Partisë së Të Drejtave Të Mohuara e re, Fatmir Hoxha, bën të ditur 4 arsyet se pse kjo forcë politike nuk i njeh zgjedhjet e 25 qershorit.
Me tej ai sulmon edhe Bashen, ku shprehet se i la jashte aleatet e tij qe i mbajten 90 dite cadren.
DEKLARATA E PLOTË
Sot, më 14 korrik 2017, pasi analizoi zhvillimet politike në vend gjatë muajve të fundt, ato të Opozitës së Bashkuar që nga 18 shkurti 2017, marrëveshjen Rama – Basha të 18 majit, fushatën e zgjedhjeve dhe votimet e 25 qershorit si dhe situatën e krijuar pas këtyre zgjedhjeve, Kryesia e PDM e re konstaton se:
1 – Sistemi pluralist, i rikthyer prej lëvizjes antikomuniste në vitin 1990 në Shqipëri është goditur në parim dhe në themel. Me marrëveshje okulte, jashtëligjore pluralizmi është përçudnuar, duke hequr mundësinë përfaqësimit dhe zgjedhjes për shtresa, grupime a ide të ndryshme.
2 – Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama – Basha. Siç ka deklaruar publikisht kryeministri, pjesë e marrëveshjes ishte edhe njohja pa kundërshtim inrezultatit nga humbësi. Rinimërimi i 64 kutive të Tiranës dje nga KQZ dëshmoi se pothuaj në të gjitha kutitë pati parregullsi e tjetèrsim të votave të Shqiptarëve.
3 – Shitjen e kauzës së opozitës nga kryetari i Partisë Demokratike. Partitë e opozitës iu bashkuan zotit Basha për shkak se ndanin të njejtin qëndrim për:
- a) Edi Ramën si përfaqësues të krimit në politikë.
- b) Edi Ramën si autorin dhe fajtorin e kultivimit masiv të hashashit në vend dhe koka e trafikut.
- c) Edi Rama si armik i demokracisë dhe ideator e autor i planit të blerjes së votave përmes parave të drogës.
Në fushatën e Lulzim Bashës për zgjedhjet parlamentare këto argumenta jo vetëm nuk u përdorën, por, përmes ministrave “teknikë” të caktuar nga PD, figura e Ramës u pastrua plotësisht. Njerëzit e PD -së në qe eri nuk zbuluan asnjë parcelë hashashi, asnjë lidhje të Ramës me krimin dhe asnjë blerje vote përmes parave të drogës.
4 – Instalimin e totalitarizmit përmes votës së tjetërsuar nga keqpërdorimi i opozitarizmit nga Lulzim Basha. Lënia jashtë procesit e shumicës së aleatëve opozitarë që mbajtën 90 ditë protestë dhe lënia jashtë Kuvendit edhe e atyre aleatëve që futi në lista, marrja e një rezultati më të dobët se kurrë, por të paralajmëruar shumë herër, e bën kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike bashkëpërgjegjës për instalimin e totalitarizmit të Edi Ramës me 74 deputetët e tij.
PËR KËTO ARSYE
PDM e re vendosi:
1 – Të mos njohë zgjedhjet e 25 qershorit dhe rezultatin e dalë prej tij për shka të veprimeve jashtëligjore, jashtëinstitucionale dhe tjetërsim të provuar të votës gjatë gjithë proçesit, pèrfshi edhe numërimin
2 – Të konsiderojë nul marrëveshsjen Rama – Basha, si një puç dhe akt tradhëtie ndaj demokracisë.
3 – Të nisë betejën për rikthimin e pluralizmit dhe vlerave demokratike të dhjetorit ’90
3 – Të marrë përsipër përfaqësimin e idelologjisë së djathtë shqiptare, luftën kundër komunizmit, mbështetur edhe mbi rezolutat e PE.
4 – Të koordinojë aktivitetin opozitar kundër oligarkisë me çdo aktor politik të gatshëm për veprim konkret, mbi bazat dhe parimet perëndimore të demokracisë.
5 – Të ftojë shqiptarët e papërfaqësuar nga politika e pazareve t’u bashkohen lëvizjeve për rikthimin demokracisë në vend dhe rikthimin e sovranitetit të shitur nga marrëveshjet okulte.
Kryetari i PDM e re
Fatmir HOXHA

Ju jeni nje parti maskarenjsh.Po pse me slloganet e 90-97 do koboni popullin ju mor llum i llumrave or funderrina te hajduteve te komunizmit,or pjelle e proletariatit!Cfare ideollogjie te djathte keni ju qe e ndertoni antikomunizmin mbi grabitjen e pronave,moskthimin pa kushte,teresor te gjithe tokave bujqesore,kullote,pyje,troje,pronareve me tapi te rregullt te para 1944…Ju jeni me keq se xhahilet e 47,ju jeni funderrinat e komunizmit,maloke te Sali Vucidolit,qe gjetet shesh ne qytet dhe bete pershesh.Pasket dhe ideologji,ju funderrina!!!!E pasket te djathte!!!!Ku e mesuat ideologjine,ke Lugu Zi,Macukkull,mamurras,karrabullak,I fundit qe mbajti kete fjalim ishte bashkepunetori i sigurimit,Azem Hajdari qe e cuan ne te semes Sali Vucidoli e co.
Ju jeni nje parti maskarenjsh.Po pse me slloganet e 90-97 do koboni popullin ju mor llum i llumrave or funderrina te hajduteve te komunizmit,or pjelle e proletariatit!Cfare ideollogjie te djathte keni ju ,qe e ndertoni antikomunizmin mbi grabitjen e pronave,moskthimin pa kushte,teresor te gjithe tokave bujqesore,kullote,pyje,troje,pronareve me tapi te rregullt te para 1944…Ju jeni me keq se xhahilet e 47,ju jeni funderrinat e komunizmit,maloke te Sali Vucidolit,qe gjetet shesh ne qytet dhe bete pershesh.Pasket dhe ideologji,ju funderrina!!!!E pasket te djathte!!!!Ku e mesuat ideologjine,ke Lugu Zi,Macukkull,mamurras,karrabullak,I fundit qe mbajti kete fjalim ishte bashkepunetori i sigurimit,Azem Hajdari qe e cuan ne te semes Sali Vucidoli e co.
Ke te drejte ju zgjedhjet i njihni vetem kur i fitoni ato duke i vjedhur!
Jam shum i preokupuar, mbasi kjo parti teper e rendesishme dhe me peshe, nuk e njeh absolutisht rezultatin e zgjedhjeve.
Te shkretit, i mungon shume Republika e Lazaratit.
Na rrofsh sumen more Fatmir Hoxha ! Skizofrenia politike
ne Shqiperi nuk paska limit ! O zot ! Nje Shqiperi me 3
milion brekdhjere ka mbi nje 100 parti,duke perfshire edhe kete te dhjerin e fundit,Fatmir Hoxha,ndersa Amerika ,modelin e se ciles duam ta kopjojme aty ku na
leverdis , me 330 milion banore ka vetem 2 parti dhe nje
te trete qe 95 perqind e amerikaneve as qe ia dine emrin!
O zot, quo vadis ??? Ku po shkon ky vend me personazhe skizofrene dhe epileptike,paranojake pas pushtetit !!