Aleksandër Meksi: E vërteta e takimit Berisha-Nano, në Trieste dhe çfarë ndodhi në të

Leda Hysa

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi tregon detaje të takimit të shumëpërfolur të Triestes, në shkurt të vitit 1992. Takimi në të cilin ishte i pranishëm kreu i atëhershëm i PD-së, Sali Berisha, kreu i PS-së, Fatos Nano, Mentor Çoku, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë në Itali, dhe vetë ish-kryeministri Meksi, është diskutuar shpesh në media dhe opinion, madje është hedhur hipoteza se gjatë tij është arritur një marrëveshje e fshehtë për rotacionin e pushtetit.

Ish-kryeministri i qeverisë së parë demokratike e hedh poshtë në mënyrë kategorike arritjen e një marrëveshjeje të tillë në atë takim. Ai kujton me detaje se çfarë është diskutuar në takimin e 21 shkurtit. Duke iu referuar kësaj hipoteze që “mbin” herë pas here në media, Meksi thotë se “në Shqipëri gënjeshtra besohet dhe e vërteta duhet të provohet”.

Rrëfimi i Aleksandër Meksit për takimin e Triestes

Kemi qenë në Trieste më 21 shkurt 1992 të stërvitur me ndërmjetësinë e Mentor Çokut, që në atë kohë ishte kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë në Itali. 

Një person i arratisur menjëherë pas luftës, që siç rezultoi më vonë kishte miqësi me tim atë dhe dajallarët e mi. Ne morëm pjesë në një simpozium të organizuar nga Partia Socialiste italiane.

Kemi mbërritur dhe na priste me makinë një djalë nga Tirana, Ylli Jasaj, i familjes Jasa që e kanë pasur shtëpinë diku pranë Ministrisë së Jashtme dhe unë e mbaj mend se atje është gjetur një mozaik, pra kam shkuar në atë shtëpi. 

Na futën në një hotel dhe jemi ulur menjëherë për të ngrënë darkë. Jemi ulur menjëherë për të ngrënë darkë dhe ka edhe fotografi. 

Ai ka botuar fotografi të asaj darke që ka vazhduar disa orë deri vonë natën, pastaj kemi dalë duke ecur në rrugë. Unë nuk e di të jetë bërë ndonjë marrëveshje dhe s’ka si të mos e dija nëse do të kishte marrëveshje. Në tavolinë janë bërë lloj muhabetesh lidhur me gjendjen e Shqipërisë dhe zgjedhjet në Shqipëri etj. 

Dihej që pas një muaji ishin zgjedhjet. Unë po ju dërgoj një fotografi ku jemi të ulur në një anë, siç ishte zakoni dhe vazhdon të jetë: nuk ulen kundërshtarët në të njëjtin vend. Jam unë megjithë Saliun dhe mbrapa nesh është profesor Mentor Çoku. 

Foli më gjatë Saliu, më pak Fatosi. Nuk u tregua ndonjë interes për atë fjalë që mbajti Fatosi apo një person te pala që ishte opozita dhe që synonte të merrte pushtetin, pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri. Mbaroi ajo dhe ne jemi nisur për në Milano. 

Në aeroportin e Triestes, unë, Mentor Çoku, Sali Berisha, dhe jemi ndarë nga Mentor Çoku në aeroport. Para se të ndaheshim, u largua për pak minuta Sali Berisha dhe biseduam vetëm për vetëm me të dhe dha një ndihmë për Partinë Demokratike. 

Unë doja që të ishte e njëjta gjë dhe ai tregoi se kishte më shumë besim te unë, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Unë e kam pritur dhe herë të tjera në Shqipëri, më shumë si mik sesa si kryeministër. 

Ai pati ndërhyrë dhe në Libi, ku na siguroi dy ngarkesa nga 20 mijë tonë naftë, por që u refuzuan për shkak të aleatëve tanë që nuk deshën. Kemi qeshur atëherë sepse i thashë se djali i Gedafit dhe vetë Gedafi kanë aksione te Juventusi.

Mentor Çoku ndihmoi që një nga ministrat tanë, zoti Xhaja, shkoi me delegacion dhe u prit mirë nga Gedafi. Ndërkohë, dha dhe një ndihmë prej 2 ngarkesash nga 20 mijë tonë naftë, të cilat nuk i morëm sepse aleatët tanë të mëdhenj thanë se nuk duhej të merrnim ndihma nga një person që ishte negativ për botën demokratike.

Po flas për fjalët e përgjithshme që tha Berisha. Ishin mbi nevojën e përmbysjes reale të komunizmit në Shqipëri, mbi ngritjen e një partie opozitare antikomuniste që synonte të merrte pushtetin dhe të kryente reforma politike të demokratizimit të vendit dhe të respektimit të të drejtave të njeriut dhe reformat ekonomike të tregut të lirë. 

Këto ishin në përgjithësi dhe bindja siç e kemi zakon ne shqiptarët që “ne do t’i fitojmë zgjedhjet”, të njëjtën gjë thoshte dhe Fatosi. Është për të ardhur keq që disa herë ky muhabet është bërë në Shqipëri, thuaj sa të duash të vërtetën, mbetet lapidare një thënie e imja se në Shqipëri gënjeshtra besohet dhe e vërteta duhet të provohet. 

Nxorrën një fotografi ku kemi dalë në rrugë ne, atje të katërt, Çoku, Sali dhe unë megjithë Fatosin. Quajtën Sulo Gradeci Çokun dhe kemi qenë në ’88-n në mënyrë të fshehtë në Itali. 

Është shumë e vështirë sepse ata që janë në dijeni nuk flasin apo flasin në mënyrë të përgjithshme, dhe ata që nuk dinë thonë çfarë ju volit dhe çfarë kanë dëgjuar, nuk kanë qenë të pranishëm. Unë dëgjova në një intervistë të Ylli Jasës, edhe ishte habitur që folën për sende që nuk u folën kurrë atje.  

l.h/ dita

Share This Article
16 Comments
  • Po mo meksi ti kur ishe ne kryeminister kur pritje njerezit e njohur ja beje me shenje se Te pergjonin dhe filmonin une nuk kam pare njeri me te friksuar Ti akoma nuk kupto qe ti je bere km se desh nje njeri shume i afert yti po I leme keto. Do te kujtoj.

    • Thënia “LAPIDAR” E MEKSIT TË PIRAMIDAVE: Shqiptarët nuk besojnë të japin borxh. Këtë herë u gënjyen.
      Bastard që shau një komb.
      Ishte “kryeministër” në periudhën më të errët të kësaj kleptokracije.
      Bën mirë të heshtë, për të mirën e vet.

  • Berisha ka bere 1100 te zeza. Po shikoja lajmet e mbremjes tek Njuzi dhe ishte drejtori i bibliotekes kombetare qe ankohej per mungese ambientesh. Nese e mbani mend, Bibioteka Kombetare ka qene e vendosur ne dy kate bollshem. Se cfare bene ne kohen e Sales pas 92-it dhe ambientet ne bibliotekes u zvogeluan, pasi firmat militante te PD-se u vendosen ne Pallatin e Kultures. Ky njeri beri keq cdo gje.
    Po te kalojme te Fatos Nano, Berisha e futi kot ne burg, e depersonalizoi duke e futur ne burgun e Tepelenes me të denuar ordinere. SB ka bere kaq te keqija dhe ky njeri duhet te futet ne.burg duke u denuar per bemat e se shkuares.

  • ky qe thote “””mbetet lapidare një thënie e imja ” eshte jo vetem nje vemje ish komuniste por dhe nje demon-krat
    .
    nuk e kam besuar kurrre se ky ka qene komunist..

    Nese Thaci edhe mund te jete perzier ne ndonje akt hakmarrje duke vrare ndonje pa gjyq

    ndersa aleksander meksi i shami qyrresh e berishes VRAU NJE KOMB TE TERE

    .Berisha krijoi firmën trafikuese “Shqiponja”, ja stafi i kupolës së PD
    Për të kryer këtë shërbim ndaj Serbisë e kundër OKB dhe NATO-s dhe për të maskuar krimin e trafikut të armëve e kontrabandës së karburanteve, antishqiptari Sali Berisha, krijoi një firmë tregtare import-eksporti, të quajtur “Shqiponja-PD”, me pronare PD. Thyerja e embargos së OKB, në harkun kohor të viteve ‘93-‘96, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, me bekimin e ish-Presidentit Sali Berisha, ishte një moment i artë i cili nuk u shfrytëzua vetëm nga trafikantët tregtarë privatë në fushën e kontrabandës së karburanteve, por masivisht nga vetë Partia Demokratike, nëpërmjet firmës së saj tregtare “Shqiponja-PD”. Partia Demokratike kishte 100% të aksioneve të kësaj firme. Zyrtarisht, Drejtor i Përgjithshëm i firmës trafikuese “Shqiponja-PD”, u emërua kreu i PD Tritan Shehu. Administrator u emërua Genc Pollo. Kryetar bordi ishte Sali Berisha. Drejtor Ekonomik ishte Blerim Çela. Drejtor marketingu ishin Ali Spahia e Ali Kazazi. Koordinator me tregun Serb për eksportin e karburanteve, armëve e municioneve ishte Pjetër Arbnori. Drejtues ushtarak i kësaj firme, që siguronte ecurinë e trafikut ishte Safet Zhulali. Drejtor finance ishte Genc Ruli. Drejtues i sigurisë rrugore të mjeteve që trafikonin, ishte Agim Shehu. Shef auditi ishte Ritvan Bode, njëherazi edhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave e më pas ministër i Financave. Ndërsa Drejtor i Përgjithshëm i stafit të firmës “Shqiponja-PD” që kontrollonte dhe menaxhonte veprimtarinë e kësaj firme ishte shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Kjo firmë u ngrit dhe nisi aktivitetin me urgjencë, pikërisht në momentin kur Serbia u izolua nga SHBA, OKB e NATO, për shkak të krimit njerëzor e gjenocidit masiv, që nisi dhe po vazhdonte kundër popujve federativ që përbënin ish-Jugosllavinë. Firma “Shqiponja” Me rritjen e kërkesës për naftë në tregun shqiptarë, duke qenë se sasia dërrmuese e saj shitej kontrabandë në Mal të Zi, drejtuesit më të lartë të PD në vitin ’93 vendosën të themelojnë firmën “Shqiponja”, e cila fillimisht, sipas akt-themelimit kishte si objekt vetëm eksportin e naftës drejt ish-Jugosllavisë, me afat nisje vitin 1993 dhe për një periudhë mbi 10 vjet. Por që aktiviteti i saj u ndërpre në dhjetor 1996, për shkak të rënies së PD nga pushteti i piramidave.
    Veprimtaria trafikuese antikombëtare e firmës “Shqiponja-PD”
    Në bazë të “Ligjit për Partitë”, subjektet politike kishin të drejtë të krijonin shoqëri tregtare, me arsyetimin për të forcuar financat. Krerët e PD shfrytëzuan paratë që jepte buxheti i shtetit për financimin e partive politike në vend si kapital fillestar për themelimin e firmës “Shqiponja”. Ndonëse firma “Shqiponja” nuk u mor drejtpërsëdrejti me transportin e naftës nëpër rrugët e veriut të Shqipërisë, ku ishte instaluar edhe arteria kryesore e kontrabandës së naftës me Malin e Zi, ajo që nga Porti i Durrësit shërbeu si një nga furnitorët kryesore me karburante të tregtarëve më të vegjël, të cilët më pas i kalonin karburantet kontrabandë në Mal të Zi. Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve më të lartë të PD, karburantet në Portin e Durrësit silleshin për llogari të firmës “Shqiponja-PD” nga një firmë angleze. Furnizimi me karburante nga kompania angleze bëhej thuajse një herë në dy muaj. Pasi karburantet depozitoheshin në disa tankera të mëdhenj në Portin e Durrësit, të cilat ishin në llogari të firmës “Shqiponja”, fillonte më pas shpërndarja e sasisë tek tregtarët shqiptarë të cilët ishin licensuar për tregtinë e naftës. Në fillimet e veta firma “Shqiponja” arrinte të furnizonte ndjeshëm dhe në sasi të mëdha tregun shqiptarë me karburante. Kjo jo vetëm për shkak të infrastrukturës që kjo firmë kishte ngritur, por edhe për faktin, se duke qenë se PD ishte në pushtet absolut, firma trafikuese mafioze “Shqiponja-PD” me kryetar bordi Sali Berishën dhe me staf drejtues kupolën e PD, kishte një seri favoresh nga organet shtetërore përsa i përket lejimit të trafikimit të karburanteve, hapjes së portave të importit, liria e transportit në territorin shqiptar dhe eksporti të pakontrolluar në kufi e karburanteve kontrabandë, mos pagesa dhe mos kontrollet tatimore e fiskale, shpejtësia e kryerjes së veprimeve doganore, mbështetja e këtij trafiku me siguri prej policisë, ushtrisë dhe SHIK. Krijimi i firmës “Shqiponja-PD” prej Sali Berishës dhe Millosheviçit në marrëveshje të fshehtë për trafikun e karburanteve e armëve, me drejtues krerët më të lartë të shtetit e pushtetit shqiptar, u bë në momentin kur Serbia e Millosheviçit ishte në krizë edhe për një pikë naftë, karabina e për një copë fishekë, prej embargos që i kishte vendor OKB, NATO e SHBA, si kusht për të ndalur gjenocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, gjenocid që ushtrohej barbarisht e kriminalisht edhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

    NUREMBERG PER MEKSIN BERISHEN DHE DISA XHAMBASADORE NE PERENDIM

  • “U mundove shume “per te na bindur se ky takimi i Triestes ,paska qene nji “shetitje turistike”,por na perforcove ate qe ne e dinim,”qe ai ishte pazar “per te prure Saliun dhe ty ne pushtet ,se me vota nuk kishit per ta marre kurre!”E reja ” qe mesova te pakten une ishte qe ti paske luajtur rol te rendesishem ne kete takim me kete Cokun;keshtu qe historianet “ta kene parasysh kur ta rishkruajne historine e Shqiperise”qe ti mbetesh personazh bashke me kete Cokun qe paska thirrur kete takim!

  • Partia Socialiste e Shqiperise e kishte braktisur qysh me 12 qershor 1991 programin komunist te PPSH -se dhe po bente te gjitha reformat demokratike. Por ju Saliu dhe ti, Azem Hajdari, G. Pashko, G.Ruli e kompani nuk kishit durim sepse kishit etje per pushtet politik. Per realizimin e manise suaj shkaterruat ekonomine, instirutcionet, dhe gjithka tjeter… Frikacaku e bixhozxhiu Nano ua dha pushtetin ne tavoline. Ju e shkaterruat me tej Shqiperine , ngritet Piramidat Financiare dhe vodhet milionat me te cilat po jeton si ne parajse. Mallkuar ju qofshin!

  • “U mundove shume ” more A.Meksi ,per te na bindur se ky takimi i Triestes;Nano -Berisha ,paska qene nji “shetitje turistike”,por na perforcove ate qe ne e dinim,”qe ai ishte pazar “per te prure Saliun dhe ty ne pushtet ,se me vota nuk kishit per ta marre kurre!”E reja ” qe mesova te pakten une,ishte qe ti paske luajtur “rol te rendesishem” ne kete takim me kete Cokun; keshtu qe historianet “ta kene parasysh kur ta “rishkruajne” historine e Shqiperise”qe ti mbetesh personazh bashke me kete Cokun qe paska organizuar kete takim!

  • Se per cfare e mban vehten ky Meksi nuk e di. Ne kohen e ketij kane ndodhur menxyrat me te medha si ato te shkaterrimit te qyteteve me ndertime pa leje, dhe qe e çoi ekonomine e vendit ne stanjacion, pa asnje bilanc prodhues. Nisi nje superstrade dhe per 5 vjet qeveria Meksi1+Meksi2 mezi ndertoi vetem 7 km te saj, rruge qe mori aq jete njerezish, pasi ishte pa asnje mbikalim dhe banoret e zonave perreth kalonin rrugen mes makinave. Nje epoke e erret ne historine e Shqiperise.

  • Para ’90-es kundershtaret e regjimit diktatorial nuk e dinin se sa “antikomunistë” ishin A.Meksi dhe S.Berisha.

  • Çudi! Meksi ta kete shkruar kete?! As mish dhe as peshk. Ndjese, por une nuk kuptova asnje gjë.
    “Ata qe jane n♪7 dijeni nuk flasin, apo flasin në menyre të pergjithshme”-shkruan Meksi. Po cilet jane ata? Nese ata flasin në menyre te pergjithshme, ose nuk flasin, ja fole ti që ke qene atje. Pavaresisht se gjuha eshte ca e drunjte, nuk na the, historia e pluralizmit shqiptar a ka vijuar ashtu si po thone dhe që, pavaresisht sesi e thonë, ajo meqë ka ndodhur ashtu eshte e vertete? Dmth rotacioni, rotacioni pra, a ka dodhur pikerisht ashtu, midis PD-PS dhe gjasat jane se do jete gjate ashtu. Pse u fut Nano në burg? Pse deshtoi projekti juaj i Kushtetutes se vitit 1994 i rrezuar me referendum? Pse u vodhen zgjedhjet e majit 1996? Pse u be marreveshja e marsit 1997 dhe kush fitoi e kush humbi nga ajo? Mbas gjithe atyre ngjarjeve, ku pergjegjesit kryesore ishit ju, Berisha, Ju) si dhe pse u be aq kollaj rotacioni në vitin 2005? Pse Nano nga armik u be miku juaj.Ppse donit ta benit ate president etj etj pyetje si keto. Dhe pavaresisht gjithe ketyre, “perplasjeve”, pushteti ka mbetur ne duart tuaja sa ne të njerit sa në të tjetrit dhe vetem kur kjo skeme ju rrezikohet beheni bashke. Kur ua kerkojne ate, sidomos pa mbaruar mandati jeni gati edhe te vrisni te pafajshem por jo njëri-tjetrin, per te mos e leshuar. Sot (dje) pikerisht sot, pse e bete gjithe ate loje per gjoja Reformen Zgjedhore? Për të bere rokaden, sigurisht. Pse nuk lejohet te hapet sistemi? Si ka mundesi ne nje shoqeri demokratike te drejtojne ende fosile te para viteve ’90 dhe pa luajtur vendit keto 30 vjet. perjashtim ben vetem Nano qe e braktisi politiken kur deshtoi plani i tij per president dhe Godo te cilin e thirri i Madhi. E ç’rendesi ka nese merr mandatin e trete PS, apo fiton PD, a quhet ky rotacion bipolar. Pse nuk keni lejuar asnje here te krijohen mundesite qe te kete alternativa te tjera politike, me mundesi te barabarta si ato qe keni krijuar per vete ne keto 28 vjet? Pse ka budallenj te mendojne se ju nuk e keni patur platforme rokaden vetem dhe vetem midis jush? Ç’rendesi ka nese kjo eshte biseduar apo jo në Trieste. Pse pak vende ka se ku mund te behen keto marreveshje. Po marreveshja ne heshtje nuk ka? Populli thote, “mishi te piqet dhe helli mos digjet”. E pra ku u bë marreveshja e 2008, Berisha-Rama. Ku u be marreveshja e majit 2017 Rama-Basha. Kush deshmoi për to? A u informuan paraprakisht formmet e partive respektive apo ju imponua ajo atyre?, etj etj. Po t’u jepen pergjigje ketyre pyetjeve del se opinionet e asaj qe mund te jene biseduar ne Trieste, ku ju zoti Meksi mund të mos keni qene prezent, sepse nuk besoj seedhe ti te deleguan nga KQ i PPSh (R.Alia) në PD, ashtu si bene me Berishen apo me Nanon nga ana tjeter. Pse e perjashton qe midis tyre, pavaresisht luftes qe benin per pushtet, marreveshja ka qene qe pushteti te mos dale nga duart e tyre. Dhe kjo nuk ka nevoje per t’u vertetuar. meqe thua se “ne Shqiperi genjeshtra besohet, kurse e verteta duhet te provohet!”. Ja pra ku eshte prova. Realiteti.

  • Berisha imitoi ekzaktesisht Enverin e vitit 43-44 e ne vazhdim,per marrjen dhe konsolidimin e pushtetit. Vendosi veten president, kryetar parlameti arbnorin dhe k/minister meksin. Normalisht keto dy te fundit figura mjaft te mira intelektuale dhe njerezore,por fatkeqesisht te drobitur nga sistemi komunist pjese e te cilit ishte vete kryetari i tyre presidenti berisha. Eleminimi dhe shantazhimi i vazhdueshem i elites se PD dihet tashme, por me e keqja ishte nepotizmi krahinor i pushtetit dhe kodi i mafies se ne mund te humbim zgjedhjet,por ne nje te afert do jemi perseri ne pushtet. Intelektualet dhe administrata jane te frikesuar dhe normalisht puna nuk behet per shlak te politikes nepotike familjare e krahiore dhe per shkak te ketyre nepotizmave qe i krijoi fatkeqesisht komunizmi nen enverin,por qe e emitoi mjaft perpikmeri pasardhesi i tij berisha, ky vend do nje dore te forte dhe nje albiter asnjanes e ku me mire se europa e shba . Mjafton te shohim teonditjen qe i dha pushtetit nepotik ne kosove gjykata speciale. Pra nqf ky vend do ecin, albitri duhet i huaj,mundesisht jo te japin rekomandime por te marrin vendime. Pushteti,qeverisja dhe teritori te jene autoritet i shqiptareve.

  • Ik meksi se ti levizje me sigurimsin L….,,.I qe njihte dhe saliun kur ishte ne france qe e shetiste me shoferin e ambasades tv e 1983 mbledhjet e sigurimit me l. I qe ishte njohur gjoja rastesisht me gruan tuaj I ka incizuar shoferi dhe I coi te nandaja ca dhe flitej 1983 per lufte kunder imperializm USA po nandaja e dinte dhe po ju le kenaqeni me sikur ke qene km ke bere shume mekate lexo Patrioti.

  • Ben mire te mos prenoncohesh o Leka Meksi .
    Hiqesh si “DEMOKRAT ” tani … Ju e shkateruat Shqiperine ,demokracine ,ta them kete o Leke Meksi ,te lutem mos na beje budallenj .Ti a e mbarove stazhin e partise se punes ne uzine e traktorave ,tek Pilo Peristeri ,dhe kur ,ne mos gaboj e mbarove ne 89? .Kurse Saliu nga sekretar partie ,nje karjerist i terbuar ne PPSH ,u ngjiz ne sekonde ,me spermen e PPSH , po si ty o Meksi ne “Demokrat ” prandaj o Leke ,per koken tende ,mjaft me me ipokrizi , jo per ndonje gje ,por ul vehten tende ..Mos haro o Leke Meksi ,ti ke qene Kryemister direkt pas renies se diktatures .Ka domethenie ,bile shume te madhe ,nuk te linte ,ose me mire nuk te caktonte kollaj Ramiz Alia ,te shkoje ne karrigen e kryeministrit , prandaj ????

    PS:::::Mere o Leka Meksi lexo sot gazeten TEMA ,cfare shkruan per takimin Nano ,ti dhe Berisha ne Triestet .I ke me ze e me figure ,bile edhe me data.

  • E shofim se jep nga nje mendim , ne gazeta . Me perpara nuk degjohesh . Kishte rene squke . Eshte shume kurajoz , qe genjeshtrat e atyre viteve , qe ishte ne krye , i ben me genjeshtra , nga c’kane qene ne realitet . Edhe ne kete rrast , nuk merret vesh se c’do te thote . E trajton veten neutral , kur ky eshte manipulatori me i rrezikshem i ketij tranzicioni . Gjoja ka bere ndonje reforme , per te vjedhur . Beri mynxyren me ligjin , per token , qe u vrane e u grine shqiptaret . nuk thote as nje fjal e, per Suden . Parate e te ciles i mori ky , qe Sudja e quante “Kopetent ” . Kopetent ziu , kopetent , per vjdhje dhe manipulime . Po te ishte ligji me vdekje , e meritonte qint per qint .Ne mos arrifte te denohet nga drejtesia e vertete , do te jete rrastesi . Zgalem

  • Aleksander Meksi thote: “Mentor Çoku ndihmoi që një nga ministrat tanë, zoti Xhaja, shkoi me delegacion dhe u prit mirë nga Gedafi. Ndërkohë, dha dhe një ndihmë prej 2 ngarkesash nga 20 mijë tonë naftë, të cilat nuk i morëm sepse aleatët tanë të mëdhenj thanë se nuk duhej të merrnim ndihma nga një person që ishte negativ për botën demokratike.”
    Jemi pra ne fillim te viteve ’90. Kete kohe dhe vite me pas Italia, Franca, Anglia (pas dorzimit te njerit prej te akuzuarve per bomben e avionit te Lokerbise), si dhe Gjermania pas tyre permbushen sa e sa kontrata nafte me Kadafin, biles Italia dhe Franca perfituan edhe ca nafte falas nga Kadafi, ndersa Anglia disa qindra milione dollare!
    Kjo quhet: bej si them une, por mos bej si bej une! Ky eshte morali i Memes tone kurve Europe, dhe dajes matane Atlantikut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *