Shohim ambasadorin Wolfart që deklaron se duhen zgjedhje të lira e të ndershme! Këto deklarata, thuajse tautologjike, duket sikur nuk i vlejnë askujt nga që në fakt, i vlejnë pushtetit që po përgatit manipulimin e zgjedhjeve. Sepse është njësoj si të shohësh dikë duke vjedhur një dyqan dhe ndërkohë të vazhdosh me moralizime se nuk është mirë të vjedhësh! Me qëndrime të tilla bëhesh bashkëpunëtor në vjedhje…”
Intervistoi
Adrian Thano
“Manipulim i koncertuar i zgjedhjeve me anë të institucioneve të kapura. Kështu mund të përkufizohet thelbi i strategjisë që qeveria “Berisha” ka nisur ta shpalosë, hap pas hapi, kur edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare” – shkruan Andrea Stefani në analizën e tij të djeshme në të përditshmen Shqip.
Dhe më tej shton: “Shqetësimi shtohet ngaqë edhe aktorët kryesorë të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë, në radhë të parë OSBE, po heshtin edhe pse ligji dhe konsensusi për zgjedhjet po përdhunohet institucionalisht, ditën për diell dhe para hundës së tyre, si më 9 maj 2011. Mos në vend të kronikës së zgjedhjeve, po shkruajmë atë të vjedhjeve të paralajmëruara?”.
Stefani shkruan se “e ndodhur përpara qëndresës së pakicës në KQZ, shumica, në vend që të vihej në kërkim të konsensusit, e akuzoi opozitën për bllokim të procesit. Sipas juristëve të pushtetit të tipit Rusmaili, që kanë marrë përsipër të ngrenë kurthet ligjore që ligjësojnë tiraninë e shumicës dhe manipulimet e saj, këmbëngulja e pakicës është “bllokim” kurse këmbëngulja e shumicës në skenarë që e avantazhojnë padrejtësisht Berishën, është vullnet i mirë?!”.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) në një letër të hapur kritikon sa po ndodh dhe posaçërisht, një miratim të mundshëm nga Kuvendi të ndarjes së mandateve sipas formulës së vitit 2009. Letra e hapur e KVV, një thuajse analizë e hollësishme e dhunimit që i po i bëhet Kodit Zgjedhor nga shumica në KQZ, i ka shkuar edhe OSBE.
Stefani shkruan për këtë pikë: “Por për çudi, ambasadori Ëolfarth u pa dje përsëri në media, të shprehet për nevojën e zgjedhjeve të lira e të ndershme me një moralistikë që u drejtohej të gjithëve dhe askujt. Por moralizimet për zgjedhje të lira e të ndershme, në një kohë kur institucionet e administrimit zgjedhor po punojnë haptazi në favor të një strategjie manipulimi, shndërrohen në një maskë të këtij manipulimi. Ka ardhur koha që OSBE të shprehet jo sesi duhet të bëhen zgjedhjet por se si po bëhen zgjedhjet. Sepse zgjedhjet nuk janë vetëm dita e votimit, por i gjithë procesi institucional që përgatit një ditë votimesh me standarde. Dhe nëse ky proces bëhet pre e orekseve të një kryeministri për t’u jetëgjatësuar me çdo kusht në pushtet, sikundër edhe po ndodh, atëherë 23 qershori do jetë vetëm formalizimi i një vjedhjeje të paralajmëruar që OSBE refuzon sot ta shohë”. DITA i dërgoi mbrëmë z.Stefani disa pyetje më kontekstin e kësaj analize, përgjigjet e të cilave janë më poshtë:
Z.Stefani në editorialin tuaj të djeshëm, ju e quani “tirani te shumicës”atë qe po ndodh me ndarjen e mandateve për 2013-n, por shtoni edhe termin “verbëria” e OSBE-se? Çfarë kini parasysh, çfarë duhet te beje prezenca e OSBE-se ne Shqipëri për këtë çështje?
Sikundër e kam përmendur edhe në shkrimin që citoni, zgjedhjet janë një proces që nis shumë kohë përpara ditës së votimeve. Ne jemi në një fazë të tillë dhe shohim se qeveria po bën gjithçka duke përdorur institucione te kapura ose ku ka shumicën si dhe keqinterpretime të Kodit Zgjedhor për tëavantazhuar veten dhe kompensuar rrjedhjet në elektoratin që mbështet atë. Rasti më i fundit është ky i ndarjes së mandateve sipas zonave zgjedhore. Në pamundësi për t’i imponuar pakicës opozitare në KQZ vullnetin e vet, shumica duke shkelu hapur ligjin, e kaloi çështjen në Kuvend ku dihet se përsëri vendos shumica në pushtet. Pra në vend se të gjejnë një zgjidhje konsensuale dhe të drejtë brenda KQZ, shumica e këtij institucioni gjen shpëtim te shumica në parlament. Kjo është ajo që unë quaj tirani e shumicës. Mendoj që çështja është objekt i punës së misionit të OSBE dhe me ka shqetësuar fakti që nga ky mision nuk po dëgjojmë asgjë për të. Me e pakta që normalisht duhej të ndodhte, ishte që OSBE të shprehte shqetësim për dhunimin e Kodit Zgjedhor. Por ne shohim vetëm ambasadorin Wolfart që deklaron se duhen zgjedhje të lira e të ndershme! Këto deklarata, thuajse tautologjike, duket sikur nuk i vlejnë askujt nga që në fakt, i vlejnë pushtetit që po përgatit manipulimin e zgjedhjeve. Sepse është njësoj si të shohësh dikë duke vjedhur një dyqan dhe ndërkohë të vazhdosh me moralizime se nuk është mirë të vjedhësh! Me qëndrime të tilla bëhesh bashkëpunëtor në vjedhje.
Çfarë i këshilloni opozitës në këto kushte?
Mendoj se opozita po e bën detyrën e saj. Po kundërshton vullnetin manipulativ të pushtetit duke denoncuar dhunimin e Kodit Zgjedhor nga shumica në KQZ apo edhe nga Kolegji Zgjedhor. Ajo ka njoftuar edhe përfaqësuesit më të lartë të ndërkombëtarëve në Tiranë, përfshi edhe OSBE, për këto shqetësime.
Mendoni se do të kemi ndonjë reagim?
Duhet të presim.
Sa?
Jo shumë gjatë. Ndërkaq opozita duhet të mendojë për hapa të mëtejshëm nëse ndërkombëtarët do bëjnë veshin shurdh e syrin qorr për shqetësimet e saj.
Ju jeni nder analistet e paket ne mos i vetmi qe ngrini vazhdimisht shqetësimin e te folurës qarte nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtare ne Shqipëri. Është një shqetësim ne rritje ky, qe e kane shume qytetare, por rralle artikulohet. Sipas jush pse kjo gjuhe e ngurtë e nderkombetareve ne Tiranë edhe kur tendenca për manipulim dhe tirania e kartonit dhe e institucioneve te kapura është kaq e dukshme?
Sot është më e qartë se kurrë më parë që Berisha dhe qeveria e tij kanë humbur shumë nga mbështetja e tyre. Ata janë në pikën e tyre më të ulët. Berisha është i pashpresë të qëndrojë në pushtet me vota të lira e të ndershme. Në fakti ai nuk i ka patur votat as në vitin 2005 kur u rikthye në pushtet, as në vitin 2009 dhe jo më sot pas 8 vjet qeverisje të dështuar gjithë korrupsion dhe me skandale tragjike si Gërdeci apo masakra si 21 janari. E vetmja shpresë për Berishën është manipulimi i zgjedhjeve. Dhe po përpiqet të vërë në zbatim një skemë të re, atë të rrëmbimit të pushtetit në tavolinë me anë të përdorimit të pushteteve të kapura si KQZ dhe Kolegji që kanë provuar se kur është fjala për vendime kyçe, nuk zbatojnë ligjin por vullnetin e kryeministrit.
Pyetj ishte përse ndërkombëtarët nuk po flasin troç?
Shkaqet në këtë fazë vetëm mund të hamendësohen por me siguri mund të thuhet vetëm kaq: ato nuk kanë të bëjnë me misionin zyrtar që kanë këta diplomatë dhe organizata për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme që në një vend si Shqipëria janë jetike për shumë arsye. Por mbi të gjitha për rotacionin e pushteteve dhe elitave politike që janë vjetëruar shumë duke u bërë pengesë për demokracinë dhe integrimin në Europë.
Botuar sot ne DITA
ky volfarti eshte nje legen qe nuk e ka shokun. Mi sjell zorret te goja sa her e shoh. Si me qen minister i Saliut ky zaberhan
Kush esht Volfart ai qe ben reklamen e birres irfanit?
kane gjetur Ramen dhe PS-ne keta se te ishte ndonje tjeter e kapte Volfartin per veshi, e dergonte atje ku e ka vendin. Qelbesira te korruptuar
o Wolfart ishin te mira qoftet mbreme? ik haj ndonje cope, mbase te mbetet ne gryke dasht zoti, ty dhe gjith t tjereve qe perfitoni nga kjo situat llumi ne Shqiperi
Nuk eshte thjesht qoftexhi Volfarti jo. Po ti hetoni e ti ndiqni nga pas keta plehrat e diplomacise nderkombetare ne Tirane do zbuloni plot xhevahire. Ato qe nxjerrin nga goja, i kane te peshuara me flori. Hetojini njeher se do shofi populli se c burra jane dhe keta
DELETED
Po pritem nga Volfarti keq e kemi punen. Stefani ketu thote qe te presim dhe ca. Prit e prit, po po behet muti mullar, nuk e di sen sa mund te pritet. Vetem nese PS-ja nuk deshiron fare te vije ne pushtet dhe thjesht ata individe qe e perbejne kane hallin te ken nga nje mandat deputeti dhe kaq. Por nese eshte keshtu do ti marri perpara uragani bashke me shushunjen Berisha. Ketu do jemi
Shqiperia ose duhet tia dale mbane vete ose duhet te rrije te degjoje pordhet e ketyre Volfartheve me kollare. Berishen do ta haqe nga karrigia e gjakosur vetem populli, po te jet per Volfartet cdo berishe e ka jeten te gjate ne pushtet
jane disa komente fyese, ju lutem hiqini se nuk mundemi te shkruajme me as ne qe deshirojme te komentojme
per kete duhet kerkuar largim
ca eshte ky trap
ky eshte nje der trapi
per kete duhet kerkuar largim
Stefani me lart citon:-Në fakt ai nuk i ka patur votat as në vitin 2005 kur u rikthye në pushtet, as në vitin 2009 dhe jo më sot pas 8 vjet qeverisje të dështuar ….”
Ben vaki valle ne ndonje vend tjeter kjo qe ben ne kete vend? Me keto lloj shifrash? Ku eshte e keqja ketu? Vete e kemi fajin, ne kujtese-peshqit.
Keta perfaqesuesit nderkombetare duket se nuk kane bere vizite tek akulisti,po nga veshet po se po nuk degjojne.Keta perfaqesues nd.tek ne ,kam mendimin se nuk njohin as demokracine ne vendet e tyre,NE amerike demokraci nuk eshte vendosur me keshilla dhe moralizime,por me ligje dhe rregulla te detyrushme per cilindo individ i thjeshte apo ne qeveri,grup shoqeror.apo parti politike,pushtetin ne demokraci e kane qytetaret .Zoterinj ambasadore vini gishtin ne plage,qe atje te behet kurimi qe te sherohet i semuri,neqofte se plaga eshte ne koke ate kuroni jo kembet dhe duart.
vollfarti eshte nje legen i mbushur me flori nga pushteti. keshtu qe eshte legen me xhepat plot. i ehste zene dajria atij nga leket prandaj nuk i bie dot. e po shqiperia eshte vendi i dreqit me shejtanin ne krye. sill dhe me te mirin dhe te pakorruptuarin ne shqiperi se per 3 dite ndryshon ngjyren surratin dhe vete emrin . ketu korruptohet dhe vete papa po te vije e ti japi doren berishes……
Zoti Stefani,ju falenderoj pasi jeni nder gazetaret shume te paket ne kete vend qe kritikoni te keqen ne kete vend. Keta ambasadore,ne vendet e tyre nuk do i mbanin as per roje porte,por ne Shqiperi gjithcka ndodh dhe paradoksalisht njerez te tille pa shtylle kurrizore,paguhen me shuma te medha te taksapaguesve europiane dhe ryshfeteve vendase(ketu nenkuptoj birren dhe qoftet). Uroj te vije sa me shpejt ajo dite qe keta palo ambasadore te mos i shohim me ne ekranet e televizoreve pasi na dhembin syte.