Njëri nga njerëzit e afërt të akademikut Ylli Popa, ish-kryeministri Aleksandër Meksi në një lidhje telefonike për Report Tv tregon njohjen, sfidat, diskutimet dhe takimet e fundit me profesorin dhe mjekun e njohur, që ndërroi jetë pasditen e djeshme.
Aleksandër Meksi shprehet se Ylli Popa ka qenë një nga intelektualët më të shquar të Shqipërisë, që krijoi shkollën e Kardiologjisë, ngriti Akademinë e Shkencave, kontribuoi në demokratizimin e Shqipërisë por mbi të gjitha ishte edhe një njeri me zemër të madhe.
Zoti Meksi si e kujtoni akademikun Ylli Popa?
Tani, pasi mora lajmin po u bëja një mesazh të afërmve të tij, është një humbje e madhe. Ylli është një ndër themeluesit e Kardiologjisë shqiptare. E kam vlerësuar si një ndër intelektualët më të shquar shqiptarë, një njeri me zemër të madhe. Një ndër profesorët më të mirë shqiptar, i cili ka krijuar një shkollë të vërtetë të Kardiologjisë. Ishte mbi të gjitha njeri, dhe realisht humbëm një njeri të madh, por sikur dihet jeta i ka këto.
Si e konsideroni rolin e tij pas viteve ’90?
E kam konsideruar si një njeri që ka kontribuar në demokratizimin e Shqipërisë. Në vitet e diktaturës kam lexuar libra që ndaheshin nën dorë nga Ylli Popa. Një personalitet i madh, nuk kam dëgjuar ti bëjnë vërejtje.
Nëse do të kujtonit një moment që do ta ndanit me…
Ishte një person që i duhej Shqipërisë, punoi dhe drejtoi dhe u bë kryetar i Akademisë së Shkencave sepse e meritonte. Ishte një person i ekuilibruar që mund të përballonte sfidat. E kam takuar disa herë kohët e fundit, një njeri i sjellshëm, i urtë. Nuk kam pasur rastin të jem pacient i tij, por i nxënësve të tij, por kam dëgjuar fjalët më të mira.
Si do ta vlerësonit rolin e Popës te Akademia e Shkencave?
Akademia ka fatin e keq të drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shkencën, por ai mundi të siguronte mbijetesën e Akademisë së Shkencave, me ikjen e tij ato u shpartalluan.
A keni pasur kontakte si duhet të funksiononte Akademia e Shkencave?
Akademia vazhdon që të drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shkencën.

Ngushllime per te ndjerin Y.Popa.
Akademia vazhdon që të drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me shkencën.
Shkurt :
Akademia e shkencave nen drejtimin e zanateqinjeve.
Kjo tregon qe ju, te gjithe, me Sahli e Ceke, me Pashko Josiph dhe Fatosh, gjer edhe tek mbushja e fundit e armes se kuqe Edvin Rama, keni qene nen pardesyte e bardha!
Dikush permendi biseden e Popes suaj me Janullatosin, dhe hija bje mbi ju te gjithe: kush me grekun, kush me serbin, kush me dreqi e di se me ke…!
Vetem shqiptareve nuk u sherbyet…
Si ka mundesi ta qeverisesh nje popull kur nuk e do dhe ‘sje per t’i sherbyer?!
Vetem keni sunduar. Korruptuar, me se paku, se tradhetia duhet provuar…
Edhe ti edhe Saliu, peruleni perpara Yll Popes. Si doktor e dini ju vleren, dhe cilit i ka sherbyer, por ta levdosh, dhe t’i permendesh per Lamtumire perpjekjen e tij per demokraci?! Eshte gallate e madhe…
Me ke talleni ju?