Aleksandër Stipčević i dhuron mbi njëmijë vepra Shqipërisë

Elena Tase

Katër vjet pas vdekjes së Aleksandër Stipčević (Stipçeviç), nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë mësojmë se studiuesi i madh kroat përmes një testamenti veprat e tij ia dhuron Shqipërisë.

Këto ditë mbi 1100 tituj librash, kryesisht për studimet ilire e albanologjike i janë dhuruar zyrtarisht Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Sekretari Shkencor i kësaj akademie, Vasil Tole, shprehet për gazetën “Shqiptarja.com” se librat i janë dorëzuar institucionit, por ndërkohë po punohet për sistemimin dhe organizmin e materialeve dhe “së shpejti do t’i publikojmë edhe për mediat”, tha Tole, duke u shprehur më tej se: “Duam që të bëjmë inventarizimin e plotë, t’i sistemojmë në një ambient përshtatshëm dhe t’i regjistrojmë në mënyrë të plotë, për të pasur një inventar dhe një listë të saktë të të gjitha materialeve. Pas njohjes së plotë me materialet e sakta ne do ta bëjmë edhe mediatik këtë njoftim të rëndësishëm”.

Ndërkohë disa prej akademikëve të njohur shprehen se janë shumë të entuziazmuar që Stipçeviç në testamentin e tij ka përfshirë edhe Akademinë e Shkencave, duke zgjedhur që t’ia dhurojë shtetit shqiptar të gjitha studimet albanologjike.

Ndërsa akademikët që vlerësojnë gjestin e madh dhe vlerën e jashtëzakonshme të veprave, kanë hedhur idenë që pranë Akademisë së Shkencave të ngrihet edhe biblioteka “Aleksandër Stipčević”.

e.t/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nje lajm i mire, i gezueshem. Duhen hulumtuar veprat e tij, pasi me siguri ai ka zbuluar ne to rrenjet ilirike.

  • Perse nuk thuhet qe Aleksander Stipcevici eshte arberesh i Zares dhe ne familjen e tij aterore fliste shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *