Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pohuar dje se është i gatshëm të mbajë homazhe për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës më 11 korrik, gjithmonë nëse qytetarët e kësaj enklave lindore boshnjake janë dakord dhe prania e tij nuk përbën vështirësi për ta. “Jam i gatshëm të përkul kokën dhe gjunjëzohem”, pohoi kreu i qeverisë serbe.
Prania e Vuçiç në homazhet e që zhvillohen në memorialin e Potoçarit merr rëndësi të veçantë për shkak të distancimit mes dy vendeve dhe sepse drejtuesi i vetëm serb që ka marrë pjesë në këto akte funebre ishte ish presidenti i vendit, Boris Tadiç, në vitin 2010. Vuçiç tha se 99.9 përqind e serbëve nuk morën pjesë në krimet e kryera në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës (1992-1995) dhe se ai mund të shkojë në homazhet pwr viktimat nga gjenocidi i Srebrenicës me kokën lart.
Kryeministri serb pohoi se vrasjet e Srebrenicës janë një krim i rëndë dhe i urryer dhe bëri thirrje për të punuar për pajtimin mes boshnjakëve dhe serbëve. “Në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm dhe serbët, si popull që ka vuajtur, për të treguar madhësinë e tyre, duhet të tregojnë pa mëdyshje se respektojnë vuajtjen dhe dhimbjen e njerëzve të tjerë. Të nderojmë viktimat tona, sepse denigrimi i viktimave dhe të tjerëve, nuk çon askund”, tha ai. Vuçiç, megjithatë, ka thënë se Serbia nuk do të votojë për projekt-rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën, e cila është hartuar nga Britania. Britania ka thënë se ka hartuar rezolutën për të reflektuar mbi dështimin e OKB-së për të parandaluar gjenocidin.
Ky vit shënon përvjetorin e 20-të të gjenocidit të Srebrenicës ku trupat serbo-boshnjake të mbështetura nga Serbia vranë më shumë se 8000 burra myslimanë boshnjakë në ditë e para të korrikut të 1995-ës. Vuçiç tha se duhet respektuar trishtimi dhe dhimbja e të tjerëve dhe të kuptohet urrejtja që kanë shumë boshnjakë që kanë kaluar përmes ferrit të Srebrenicës. Pas 20 vjetësh autoritetet e Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnjës ende refuzojnë të përkufizojnë si gjenocid masakrën e Srebrenicës pavarësisht se kështu u përcaktua nga gjykata penale ndërkombëtare për ish Jugosllavinë./DITA

99.9 përqind e serbëve nuk morën pjesë në krimet e kryera në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës!! Lufta behet pe pushke & penë. 0.1% me pushkë, 99.9% me penë.