Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Alergologët: Simptomat e gripit shpesh ngatërrohen me ato të alergjisë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Alergologët: Simptomat e gripit shpesh ngatërrohen me ato të alergjisë
AktualitetShendetesi

Alergologët: Simptomat e gripit shpesh ngatërrohen me ato të alergjisë

anazapta
Published February 6, 2013
Share
SHARE

Komplikacionet alergjike që prekin rrugët e frymëmarrjes fatkeqësisht kohët e fundit po shfaqen edhe tek fëmijët. Në masë këto sëmundje shpërthejnë gjatë stinës së pranverës si pasojë e çeljes së luleve e pemëve

Jo në çdo rast temperatura, sekrecionet e hundëve, teshtimat apo dhe gërvishtjet në fyt janë simptoma dalluese që tregojnë se pacienti është i prekur nga virusi i gripit. Përballë rasteve të shumta të paraqitura për vizitë në poliklinikat e lagjeve, mjekët alergologë bëjnë me dije se shumë nga pacientët që kanë simptoma të ngjashme, rezultojnë të jenë të prekur nga viruset alergjike dhe jo nga gripi sikundër pretendohet.

Në shumë raste me kryerjen e vizitave tek mjeku specialist pacientët kanë mësuar se vuajnë nga alergjia. Nëse këto të fundit nuk trajtohen në kohën e duhur, simptomat rrezikojnë të shndërrohen në kronike duke kaluar në astmë bronkiale, e cila kërkon trajtim të vazhdueshëm përgjatë gjithë jetës. Ndaj mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes që në rastet kur simptomat zgjasin për ditë të tëra, mjafton kryerja e një prove të thjeshtë alergjie për të mësuar se nuk bëhet fjalë për të ashtuquajturin “grip”. Ndërkohë pas tij mund të fshihet edhe një virus me bazë alergjike, që në rastin më të keq të moskurimit kthehet në një astmë të thellë bronkiale.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre alergjive janë nga më të ndryshmet, viruset që janë në qarkullim, niveli i lartë i ndotjes, si dhe ndryshimet klimaterike. Komplikacionet alergjike që prekin rrugët e frymëmarrjes fatkeqësisht kohët e fundit po shfaqen edhe tek fëmijët. Në masë këto sëmundje shpërthejnë gjatë stinës së pranverës si pasojë e çeljes së luleve e pemëve, të cilat lëshojnë në ajër polene që nxisin alergjitë.

Alergjitë mund të shfaqen në forma të ndryshme, por bërja e testit me provat e alergjisë përcakton edhe trajtimin që pacienti duhet të ndjekë. Për këtë këshillohen qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj faktorëve që sjellin shqetësime, dhe në rast të dallimit të simptomave t’i drejtohen mjekut. Numri i personave me “rinite alergjike” gjatë kësaj periudhe ka ardhur në rritje, pasi janë shqetësime të shoqëruara edhe me probleme të rrugëve të frymëmarrjes apo infeksione respiratore.

anazapta February 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Shkurte says:
    February 28, 2015 at 5:33 pm

    Jam nene e femia im tash e krmi konsatue se eshte alergjik ndaj shum sendeve e po ka problem me frymarrje e deshta me ja u ba mje puetje, A mundet me u hjek alergjia ndonjeher?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?