Alexis Sanchez pranon dënimin me 16 muaj burg

DITA Online

 

Alexis Sanchez është shpallur fajtor për mashtrimin e qeverisë spanjolle, me një shumë prej 890 mijë pound për të drejtat e imazhit gjatë periudhës që ka luajtur me Barcelonën midis viteve 2012 dhe 2013.

Ylli i Manchester United është dënuar me 16 muaj burg, por nuk do të qëndrojë pas hekurave.

Ai ka arritur një marrëveshje për të paguar paratë e borxhit, plus interesin dhe pranoi se falsifikoi shitjen e të drejtave të imazhit të tij në një kompani të huaj në mënyrë që të shmangte pagesën e tatimeve.

29-vjeçari pranoi dënimin e tij dhe ka dy vjet kohë për të paguar paratë, përpara se bashkëpunimi të prishet dhe do të detyrohet të kalojë kohë pas hekurave.

Sanchez është i fundit në një linjë të gjatë të lojtarëve të mëdhenj që janë ndjekur nga gjykata spanjolle për evazioni fiskal.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *