Alexis Tsipras ristrukturon kabinetin, ja ministrat e rinj

Ornela

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ristrukturoi kabinetin e tij qeverisës pas rebelimit të anëtarëve brenda partisë së tij.

Ministri grek i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, ka lënë detyrën për t’u zëvendësuar nga Panos Skourletis, që më parë kryesonte Ministrinë e Punës.

Lafazanis kryesonte platformën e së majtës brenda Syrizas dhe së bashku me 37 deputetë të tjerë të partisë qeverisëse votoi të mërkurën e shkuar kundër projektit të reformave të nevojshme që vendi helen të merrte programin e tretë të shpëtimit.

Të enjten e shkuar, Lafazanis kishte komentuar se do të braktiste detyrën nëse Tsipras do ia kërkonte. “Nëse kërkon dorëheqjen time, do të isha në dispozicion të kryeministrit”, njoftoi politikani për gazetarët.

“Jemi deputetë të kësaj qeverie dhe e mbështesim sinqerisht. Mbështesim Syrizan në Qeveri dhe mbështesim kryeministrin. Nuk mbështesim programin e shpëtimit”, shtoi Lafazanis.

Euklidi Tsakalotos , ministri i financave që së fundmi zëvendësoi Yanis Varoufakis, ruan postin e tij.

Megjithatë, asistentja e tij Nadia Valavani, që dha dorëheqjen të hënën është zëvendësuar nga Tryfon Alexiadis si Sekretar i Shtetit për Financat.

Ministri i Punës Panos Skourletis zëvendëson Panajotis Lafazanis, si Ministër i Energjisë.

Ministri i ri i Punës është George Katrougalos, jurist dhe anëtar i shquar i partisë Syriza.

Christoforos Vernardakis, anëtar i Syrizas merr postin e Sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen.

Olga Gerovassili deputete e Syriza bëhet zëdhënëse e qeverisë

Share This Article
1 Comment
  • Mir ja ka bo qe e ka heq ket Panajotin se do ket qen nonji shqiptar (origjina) qe i çante menerin se duket qe nga mbiemri- LAFAZANOS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *