Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, viziton sot Tiranën. Rreth orës 14:30, Alfano do të pritet në një takim nga homologu shqiptar, takim që më pas do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët për media.
Në qendër të takimit pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër trafiqeve, kriminalitetit por edhe terrorizmit.
Dy ministrat janë takuar për herë të parë në fillim të dhjetorit të shkuar në Romë, kur ministri Tahiri zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë qendrimit në Tiranë, Ministri i Brendshëm i Italisë do të takojë në orën 17:00 edhe kreun e qeverisë Rama.
