Ali Berisha do të zërë vendin e Haradinajt

Dita

Ali Berisha është emri i cili do zërë vendin e Ramush Haradinajt, pas dorëheqjes sëkëtij të fundit nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një mbledhje të mbajtur ditën e sotme.

Sipas KQZ, Ali Berisha është kandidati i radhës që pason në listën e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në bazë të rezultateve të çertifikuara në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.

“KQZ-ja i Rekomandon Presidentes së Republikës së Kosovës që Ali Berisha, kandidat i subjektit politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të zëvendësojë Ramush Haradinaj ”, thuhet në një njoftim për media të KQZ-së.

Gjithashtu, citon Klan Kosova, gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *