Alibeaj: Berisha jashtë PD, s’ka dyshime për 11 shtatorin

Amelda Amelda

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24 ku foli për zhvillimet e fundit në kampin blu. Alibeaj tha se fton cilindo deputet t’i bashkohet platformës për bashkimin e PD të prezantuar sot.

Ai tha se kultura e idhjve duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ndërkohë ai e shikon të nevojshëm një tërheqje pas të Sali Berishës njësoj si veprimi i ish-kryedemokratit Basha.

“Është i ftuar ccdo deputet që beson se nëpërmjet këtyre parimeve do të arrihet krijimi i një baze të fortë demokratësh. Ajo nuk është platformë e imja, por e mbështetur nga 32 deputetë. Shqetësimi i deputetëve ishte fakti që kishin marrë një problematike, një proces i njëanshëm gjoja i rikrijimit të strukturave të PD. Ajo që unë besoj në peshën e përgjegjësisë, kemi detyrimin ne t’u krijojmë integritetin sepse PD është ajo që do të luftojë regjimin dhe duke parë këtë si synim final, kjo është një zgjidhje e mirë. Ka nevojë për pasurim, ccdo gjë është e hapur. Bashkimi nuk është bashkim individësh, por bashkimi i anëtarëve të PD. Ky nuk duhet të jetë bashkim i shtëpisë sonë, por të rezonojë edhe tek pjesa jashtë. Çështja nuk do duhet parë me njërin apo tjetrin, kjo kulturë duhet të largohet, idhujt, individualitetet. Duhet bërë një shkëputje nga kultura e të shkuarës që PD të bëhet atraktive në tregun elektoral.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Qe Sali Berisha te nxirret jashte Partise Demokratike eshte gjysma e punes; qe kryekrimineli dhe kryehajduti i ketyre 30 vjeteve te futet ne burg eshte gjysma tjeter e duhur. Po kush ta beje?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *