Alibeaj: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, skemë mafioze

Dita

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur për mediat se mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend është një tregues mjaft i qartë se si ligji i shembjes së teatrit ka karakter mafioz.

“Nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese! Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe që pretendon nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, është një vend ku Gjykata Kushtetuese është nxjerrë jashtë funksionit sipas një skeme të qartë mafioze, të drejtuar nga kryeministri i vendit”, tha Alibeaj.

Deputeti i Partisë Demokratike theksoi më tej se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka si qëllim pastrimin e parave të pista.

“Skema mafioze, nëpërmjet të cilës Edi Rama asgjësoi Gjykatën Kushtetuese dhe miratoi me urgjencë ligjin antikushtetues të Teatrit ka vetëm një qëllim: pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës nëpërmjet; shembjes së Teatrit Kombëtar, grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike dhe kërcënimit të pronarëve privatë për ta shitur tokën me çmimin qesharak.”

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Isa Toska ishte krimineli me i madh i popullit. Krimet e tij nuk ka as det dhe as oqean t’i laje.
    Me pasardhesit e krimineleve ne pusht-et nuk mund te behet Shqiperia. Pikë!
    Zeri i vuajtjeve dhe torturave te viktimave te pafajshme te krimineleve jehon: -Hakmarrje, hakmarrje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *