Duke kundërshtuar reformën në drejtësi që kërkon të ndërmarrë qeveria, ish-ministri demokrat i këtij “lëmi”, Enkelejd Alibeaj, ka thënë në një prononcim për revistën Java, se me këtë reformë po shkohet 20 vjet pas. E ka thënë në po atë kontekst të njohur, ku nga loja me kohën, përçohet vlerësimi pozitiv ose negativ i një fenomeni. Për rastin konkret, është ai negativ, ku ‘kthimi pas’, përmban vokacionin negativ të një të keqeje diku, të së prapambeturës, të asaj që ka ikur e nuk duhet të kthehet më, që në gjuhën tonë sociale ose politike, përfaqësohet nga dy shprehi stereotipe: “kohë e qepës” ose “kohë e xhaxhit” (e qoftëlargut, në një variant tjetër). Me ‘20-vjetëshin mbas’, Alibeaj definon dhe faktin se ajo çfarë është sot drejtësia shqiptare, është me patjetër më e mirë se dje, sado që e sotmja në drejtësi, konsiderohet dhe si mbushkupë e një të keqeje që rrënjët i ka në vite. Dhe po të nisemi nga metafora e ‘kupës së mbushur’, i bie që e djeshmja kur kupa ka nisur të mbushet, sido që të jetë, ka qenë diç më mirë se e sotmja kur ajo gati po derdhet. Por le t`i referohemi dhe shifrës 20-të, në thënien e Alibeajt. Kush ka qenë drejtësia para fiks 20 vitesh?! Koha që i referohet Alibeaj, i bie të jetë 2-vjetëshi i parë i qeverisë Berisha. Dhe kur është fjala për drejtësinë, fare lehtë na shkon ndërmend fenomeni ‘Plepa’; një skemë tejet “sportive” për të reformuar drejtësinë, duke sajuar brenda 6 muajsh, një aradhë të rinj juristësh, si të ish fjala për kurse intensive anafalbetizmi, ku ai që mësonte shkrim e lexim për 6 muaj, emërohej pa një pa dy mësues gjuhë-letërsie. Por nga ana tjetër, nuk bëhej asfare fjalë që drejtësia e para 20-viteve të shihej e blihej si sot. Kjo të paktën nuk ishte. U vu nën thundrën e politikës, siç ndodh gjithnjë kur është Berisha në pushtet?! Ah po, kjo sigurisht që ndodhi. A mos vallë, kthimit të kësaj lloj drejtësie i frikësohet Alibeaj?! Gjykuar hollë-hollë, kështu i bie. Atëherë: Faleminderit Alibeaj! Faleminderit që kontribuon, duke kujtuar se ajo çfarë nuk duhet të bëjë kjo qeveri, është që mos e kthejë drejtësinë e kohës së Berishës!/E.H
Alibeaj paralajmëron të majtët: “Mos ktheni drejtësinë e kohës së Berishës!”(!!!)

Alibeaj-nja megafon i Berishes,asgje me shume.