Me votat e qytetarëve të Fierit të hedhura në kutitë e votimit ditën e diel, Armando Subashki, kandidat i ASHE, u zgjodh kryebashkiaku i ri i Fierit me rreth 10 mijë vota diferencë nga rivali i tij, Enkelejd Alibeaj.
Për t’u vlerësuar ishte reagimi i Alibeajt, i cili me anë të një statusi në “Facebook”, ka uruar Subashin për fitoren.
Ai ka ndarë përshtypjet finale të një fushate të paharruar për të dhe vizitat e tij në të gjithë Fierin dhe takimet me qytetarë.
“Për gjatë dy muajve pata kënaqësinë te isha më pranë secilit prej jush, në çdo fshat dhe lagje të Fierit. Kjo fushatë më dha mundësinë të bisedonim dhe të ndanim së bashku realitetin në të cilin jeton çdo qytetar i Fierit. Ofrova për ju vizionin tim për Fierin, integritetin dhe përkushtimin tim dhe gjeta tek ju dëshirën dhe shpresën për ta ndryshuar këtë realitet”, shkruan Alibeaj në “Facebook”.
Ai e mbyll mesazh duke uruar edhe ata që votuan kundërshtarin e tij.
“Falenderoj secilin prej jush, demokrat e socialist, me apo pa parti, për qetësinë, maturinë dhe qytetarinë e treguar gjatë fushatës dhe ditën e votimit. Njëkohësisht respektoj dhe çmoj vullnetin e çdo qytetari të shprehur nëpërmjet votës. I uroj suksese kryebashkiakut të ri të Fierit me shpresën që Fieri të ndryshojë, që e sotmja dhe e nesërmja e çdo qytetari fierak, e çdo familjeje fierake të jetë më e mirë”.
Më herët gjatë së hënës edhe Hasan Halilaj në Kukës uroi Bashkim Shehun, kandidatin e APPD për fitoren.

ky veprim i kandidatit demokrat eshte per tu vleresuar pasi del ndesh kunder logjikes se partise se vet qe deri tani nuk del te pranoj humbjen dhe te uroj kundershater por mundohet qe te vonoj procesin e numerimit per te krijuar pastaj skenare te ndryshme!! kjo fitore eshte aq e thele sa qe asgje nuk e ndal dot!
nje veprim per tu vleresuar…nuk ka si te ishte ndryshe..fitorja e se majtes eshte nje fitore plebishitare te cilen te gjithe mund ta shikoin nga fillimi!! ky eshte nje mandat solid i dhene nga qytetaret e fierit te cilet duan te shohin nga kryetari i ri dhe qeveria shqiptare nje mbeshtetje te fuqishme per fierin!!!
normal ska cben tjeter vecse ta uroi se ne jemi drejtimi i duhur 🙂