Sa me shume kohe kalon, aq me shume bindem se fatkeqsia me e madhe e ketij vendi eshte fakti qe nje dite Partia e Punes vendos ta quante veten Partia Socialiste.
Kjo gje i shkakton aq shume alergji te paarsyeshme shume njerzve, sa qe nuk eshte e mundur qe ata ta shohin se cili eshte trashëgimtari i vertete i Partise se Punes dhe komunisti i fundit i mbetur ne faqe te rruzullit.
Kjo ngjarje fatkeqe per kombin tone, i ka dhene nje alibi te pashtershme njeriut qe tani po tallet me te gjithe. Nuk reshtin shqiptaret se gjykuara njerzit nga prejardhja dhe origjina, sikur njeriu te ishte nje qenie e klonuar e prindit te vet.
A nuk duhet qe njeriu te gjykohet per ate qe është vetë e jo për atë që kanë qenë të tjerët? Për atë që ben dhe jo per ate qe thotë?
Letër e nënshkruar: F.S. / lexues online