Aliji nga Spanja: Stërvitje intensive, për Bazelin dhe Kombëtaren

Dita

Bazeli i shqiptarëve po zhvillon përgatitjer dimërore në Marbella të Spanjës, aty ku ndodhen edhe kampionët e Shqipërisë. Mbrojtësi ynë i kombëtares, Naser Aliji, në shoqërinë e Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit, po i “karikon bateritë” për gjysmën e mbetur të sezonit në shtetin helvet, por edhe për të qenë pjesë e kombëtares kuqezi në fazën finale të “Euro 2016”.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, djaloshi nga Kumanova, ka dashur të komunikojë me fansat e tij:

“Përshëndetje të nderuar miq dhe ju të nderuar fansa! Sot fillum përgatitjet për stinorin pranveror. Unë e ndiej veten shumë mirë. Uroj që në pjesën e dytë të kampionatit të jem shëndoshë e mirë dhe të kem paraqitjet më të mira në karierrë, si në klub, edhe në kombëtare. 

E them këtë, sepse pas përfundimit të kampionatit, me kombëtaren tonë na pret Europiani “Francë 2016”, ku shpresojmë që së bashku me bashkëlojtarët kuqezinj të arrijmë sukses dhe njëher t’u tregojmë të gjithëve se me plotë meritë kemi arritur kualifikimin për në “Euro 2016”. Respekt për të gjithë juve!”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *