Alimadhi që flet… në majë të thanës

Dita

E dashur Dita! Sot jetojmë në një kohë kur duhet të dëgjomë dhe budallenjtë që populli t’i gjykojë dhe t’u varë këmborën në qafë. Ju bëtë shumë mirë që botuat intervistën e dytë të z.Alimadhi, pas mori përgjigjen e intervistës së parë nga shumë qytetarë për broçkullat dhe idiotizmin. Kërkoi në intervistën e dytë që të sqaronte publikun se i kishin ngelur pa thënë shumë gjëra.

E para ishte se qeleshja, si simbol i ballistëve atdhetarë, që gjoja gazeta nuk i kishte paraqitur mirë. E dyta që kërkonte, ku janë ato batalione, brigada, divizione etj, se ai nuk i ditka, megjithëse Komandantin e Brigadës Parë e përmend disa here dhe ky i paska tredhur prej koqesh ballistët të cilët kishin ngelur beqarë. E treta ishte se Muharrem Xhafën e dinte të vdekur dhe se intervista e tij nuk i kishte pëlqyer. E katërta, tipa si Dritëro Agolli e Kristo Frashëri nuk i kishin pëlqyer, po ashtu dhe pinjolli Majko që mbron luftën partizane. Ka dhe broçkulla të tjera. Ka disa thënie të tjera të gjitha kontradiktore. Ky njeri mua mu duk si një çoban që nuk di se sa dhen ka në kopenë e tij dhe tregon përralla, kurse historia e LANÇ, ka 72 vite që populli e njeh. Balli Kombëtar ishte njolla më e zezë e historisë së populli tonë gjatë luftës z.Alimadhi! Me të drejtë një autor në një gazetë e quajtur Koqekondari një tjetër çoban, idiot etj.

Si është e mundur që një kryetar partie në dy intervistat e tij flet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës” pa u mbështetur në asnjë dokument?! Si është e mundur që ky njeri quan simbol qeleshen, kur shqiptarët kanë flamurin me shqiponjën dykrenore?! Si është e mundur që ky idiot veteranëve të luftës u jep ultimatum të mbyllin gojën e të mos flasin, në vend që ta mbyllin ballistët? Ai çon vrer ndaj figurave të tilla si Dritëro Agolli, Kristo Frashëri që janë figura të ndritura të penës dhe historisë.

Ata nuk janë historianë si kolegu juaj U.Butka që shpif e që ngre lart figurën e babait të tij, që për krimet e tij, ja futi vetes në hale. Z.Alimadhi megjithëse t’i kanë thënë dhe herë të tjera, UNÇL kishte në formacionet e saj 27 Brigada, 5 Divizione, 3 korparmata dhe disa çeta e grupe vullnetare territorial, gjithsej 70.000 vetë, që luftuan me armë në dorë, që kishin komandantë e komisarë trima dhe i lanë pushtuesve 70.000 vetë të vrarë, të plagosur, të kapur rob. Tani na thoni ju ballistë sa formacione kishit, sa brigada e divizione, që t’i dijë populli. Ju keni qenë bishti i pushtuesve. Ju rekomandoj të lexoni Epopenë e Ballit Kombëtar të Shefet Musarajt. Aty do të mësoni dhe bëmat e paraardhësve tuaj.

Share This Article
1 Comment
  • Kriminela komunist – Te Paligjshem ,

    Nje proces penal qe do te procedohet mbas hapjeve te dosjeve per krimet qe keni bere …..

    Nje krimet qe nuk i falet shokut Muharrem Xhafa* — spiun i sigurimit te diktatorit gjakpirsit kriminelit Enver Hoxha— pseudonimi Muharrem Xhafa* ” VDEKJE”

    a)ka shpikur dhe ka spiunuar shoket e vete per historira te pa qena , (si pasoje vdekje te disa shtetasve shpqipetare nga disa krahina te shqiperise veri e jug)

    b)ka programuar cdo ore ,dite, jave dhe me vite me radhe se si te hakmerrej ndaj shokve , kolegve te vet , fisit te vet, (si pasoje burg ose vdekje te disa shtetasve shpqipetare nga disa krahina te shqiperise veri e jug)

    shoku i fundit muarrem xhafa eshte mbi te gjitha Tradhetar dhe ka nje cenim ….

    E pa ligjshme jeni ju o kriminela ,ligjshkelsa te ligjeve qe keni istaluar vete….komunista ndryshuat emrin se kshit turp nga partizan komunista ppsh tani ps ,psd dhe pd, pr e pastaj lsi e ca te tjera se jeni si puna e kucedres kur i pret nje koke dalin dy e kur i pret te dyja dalin kater e…….dhe gjasme dy parti apo dhe tre e pak me vone kater , genjyet shqipetaret i mashtruat , vidhni vota , dhe vullnetin e tyre , shkaterruat kombin dhe cdo enderr te cdo familje shqipetare , posht ju fara me e keqe ne bote…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *