Nga Viktor Malaj
Një prej problemeve më të diskutuar dhe debatuar nga shoqëria shqiptare gjatë këtyre 32 viteve ka qenë e shkuara “komuniste” dhe kryesisht fajet dhe krimet e kryer gjatë më shumë se katër dekadave që ai regjim ishte në pushtet. Qasja ndaj asaj kohe, ashtu si ndaj cilësdo periudhë të jetesës dhe qeverisjes shqiptare, është diçka krejt normale, e arsyeshme dhe, jo rrallë, e domosdoshme.
Mirëpo, nëse trajtimi i saj është normal, mënyra dhe qëllimet e marrjes me një periudhë të caktuar historike kanë rëndësi të madhe, prandaj edhe domethënëse. Çështja shtrohet: Kush merret me të kaluarën, për ç’qëllime merret dhe si e trajton atë? A merresh me të kaluarën për të nxjerrë mësime, për të dënuar të këqijat dhe vendosur drejtësi, apo e përdor atë si armë hakmarrëse, kartë politike për pushtet, apo si alibi për sjelljet dhe veprimet e tua të sotme?
Nëse klasa politike shqiptare e pas vitit 1990 do të kishte pasur ideale, vizion dhe dinjitet, do të duhej të kishte rënë dakord që fajet e sistemit politik njëpartiak të shërbenin si mësim për të mos u përsëritur pas ndryshimeve politike dhe, nga ana tjetër, të përcaktonte qartë dhe me ndershmëri kategoritë e individëve apo familjeve që e patën pësuar padrejtësisht nga regjimi i ashtuquajtur komunist.
Në vend të kësaj qasjeje, u duk dhe vazhdon të duket qartë se politika shqiptare ka qenë dhe mbetet hipokrite dhe e pandershme ndaj këtyre problemeve. Për motive pushteti dhe aspak për humanizëm e drejtësi, politika filloi ndarjen në “ne” dhe “ju”, në “engjëj” e “djaj”, “xhelatë” dhe “viktima”. Përgjegjësitë morale, politike dhe juridike për fajet dhe krimet e shkuara iu veshën grupimeve sociale e politike të caktuar në përpjekje për t’u paraqitur përpara opinionit vendas dhe të huaj si “shpëtimtarë”, “engjëj mbrojtës” dhe “zotër të drejtësisë” mbi tokë.

Nëse politikanët shqiptarë të mbas 1990 ndjenin vërtetë dhimbje për viktimat e regjimit të para 1990 dhe nëse dëshironin vërtetë rivendosjen e të drejtave të tyre, do të ishte dashur që, pasi të përcaktonin me ndershmëri kriteret e të përndjekurve, të ngrinin një gjykatë të veçantë për shqyrtimin e rasteve kur viktimat kanë pretenduar apo pretendonin se ishin dënuar padrejtësisht. Në këtë mënyrë, edhe do iu jepej pafajësia, siç iu dha të pushkatuarve për ngjarjen në ambasadën sovjetike në vitin 1951, por edhe do të merreshin të pandehur e të dënoheshin të gjithë ata ish-punonjës të pushtetit ekzekutiv dhe të sistemit gjyqësor, të cilëve do iu provohej fajësia e drejtpërdrejtë në krimet ndaj personave të pafajshëm.
Në vend të kësaj qasjeje u shfaqën qendrime të gabuara moralisht, ligjërisht dhe politikisht. Në një kategori me të dënuarin padrejtësisht (atë që s’kishte kryer realisht veprën penale për të cilën ishte ndëshkuar) u fut edhe ai që vepra kriminale i ishte vërtetuar plotësisht; të dënuarit për “agjitacion e propagandë”, domethënë për shprehjen e mendimit të lirë kundër regjimit, u trajtuan si të barabartë me spiunin, sabotatorin, terroristin apo bashkëpunëtorin e pushtuesve gjatë luftës. Po kështu, në vend që pafajësia t’iu jepej nëpërmjet gjykatave, siç ndodh në të gjithë botën, kjo pafajësi u dha në grup nga Parlamenti, i cili mori atributet e një Gjykate Supreme. Pafajësitë e dhëna nga politika janë po aq të padrejta sa fajësitë e imponuara nga politika. Edhe dëmshpërblimet materiale që u caktuan për njerëzit e përndjekur, në vend që të bëheshin një detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët për të gjitha forcat politike, u shndërruan në mjete të luftës politike dhe në karta të rreme morale për ata që nuk iu qante zemra për padrejtësitë e të shkuarës ndaj të tjerëve, por për pushtetin e tashëm për vetjet e tyre. Këtu flinte “lepuri”, domethënë meraku i tyre.
Duke vepruar në këtë mënyrë dhe me këtë moral, as problemet e kategorive padrejtësisht të përndjekura nuk u zgjidhën shpejt dhe si duhet dhe as qëndrimet kundrejt të kaluarës e fajeve të saj nuk u unifikuan sadopak. Nën drejtimin dhe me nxitjen e jo pak bastardëve të regjimit komunist, tashmë të shndërruar për qëllime përfitimesh vetjake në antikomunistë, në bashkëpunim me disa skifterë të zinj që iu përkisnin familjeve të përndjekura, çështja e së shkuarës u katandis në një garë të pamoralshme për përfitime politike dhe në një armë vrervjellëse kundrejt pjesës më të madhe të popullsisë. Propaganda e këtyre dy kategorive të pamoralshme shoqërore tentoi, dhe vazhdon përpjekjet, të krijojë stereotipet shoqërore të “të persekutuarit” si “njeri patriot, fisnik, intelektual, demokrat” etj. dhe jo të përndjekurve si individë apo familje “komuniste, antidemokrate, injorante, antishqiptare, kriminele” etj.
U krijuan madje edhe institute për studimin e “krimeve të komunizmit”, apo institucione për studimin dhe publikimin e dosjeve të të përndjekurve dhe bashkëpunëtorëve të shërbimit të atëhershëm të Sigurimit të Shtetit. Edhe sot, pas 32 viteve, kjo odise vazhdon dhe politikanët grinden për të marrë “meritat” në ideimin dhe funksionimin e këtyre instrumenteve fjalëshumë, ndërsa një pjesë e tyre dhe e medias ankohen se “po harrohet e kaluara komuniste… po rutinizohet qëndrimi kundrejt së keqes” etj.etj. Kjo kategori njerëzish kërkojnë medoemos t’i mbajnë shqiptarët pengje të së kaluarës, t’iu imponojnë atyre të njëjtat mendime e qendrime dhe t’i detyrojnë të harrojnë hallet dhe jetesën e tyre të përditëshme e të mendojnë e merren vetëm me të shkuarën “komuniste”.
Dy deputetë të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Tomorr Alizoti, që duket se vijnë nga familje bejlerësh, të përndjekura nga regjimi i para 1990, këmbëngulnin ditët e fundit që Parlamenti shqiptar të vazhdonte të merrej dhe “të nderonte” ngjarje të tilla si Revolta në Burgun e Qafë Barit në maj 1984, pas së cilës dy të dënuar u ridënuan dhe u pushkatuan ndërsa disa të tjerëve iu shtuan vitet e burgimit. Nuk ka dyshim se z. Alizoti i përket një familjeje të përndjekur politikisht dhe se ndërgjegjja jonë duhet të mos pajtohet me burgimin e babait të tij për “agjitacion e propagandë” dhe as me vuajtjet që ka kaluar në fëmijërinë dhe rininë e tij ky deputet.
Ndërkohë, ndërgjegjja jonë nuk duhet të pajtohet as me qasjen që shfaq kundrejt së kaluarës z. Alizoti dhe jo pak të tjerë si ai. Ndërsa shumica dërmuese e ish-komunistëve dhe pasardhësve të tyre, me të drejtë, nuk pajtohen me fajet dhe krimet e regjimit “komunist”, është e çuditëshme dhe shumë domethënëse që, prej mbi tre dhjetëvjeçarë, nuk kemi dëgjuar qoftë edhe një pasardhës të klasave të përmbysura në 1944 të ketë pranuar apo dënuar moralisht krimet e kryer prej paraardhësve të vet, që titujt bej, aga e bajraktar, bashkë me pasuritë i kishin peshqesh nga sulltanët e Perandorisë Osmane. Përpjekjet për trushplarje të popullit nëpërmjet trumbetimit të gënjeshtrave historike, morale dhe politike se krime dhe përndjekje ka pasur vetëm gjatë periudhës 1944-1990 dhe pjesa tjetër e kohës historike, politike e shoqërore ka qenë “e paqtë, demokratike, e drejtë” etj. kanë prodhuar efektin e kundërt edhe për qëllimin e synuar.
Kur populli sheh se, me djallëzi, hipokrizi dhe në mënyrë të pamoralshme, dikush i përzien dhe trajton njëlloj të pafajshmit, të dënuarit për “agjitacion e propagandë” dhe të internuarit familjarisht për motive politike me kriminelët e Luftës së Dytë Botërore, me spiunët e shërbimeve të huaja të zbulimit, terroristët që vrisnin gra, fëmijë, madje edhe mësues që kërkonin përhapjen e shkollave e të dijes, si dhe pjesëmarrjen e rinisë në aksione për rindërtimin e vendit, atëherë kauza e të përndjekurve fillon, padrejtësisht, e zbehet dhe trajtimi i fajeve dhe krimeve të periudhës hoxhiste humbet efektet e synuara.
Le të shohim çfarë thanë dy deputetët e lartpërmendur pak ditë më parë në Parlament. E. AliBej, duke iu drejtuar Kryeministrit, tha: “Nuk ke ndërgjegje për atë që kanë bërë të parët e tu… Flet ti për mbështetjen që iu ke dhënë të përndjekurve…Ty të dalin çdo 5 maj me flamur të kuq dhe ti nuk pipëtin”. Ndërsa me togfjalëshin “të parët e tu” AliBeu nënkupton të gjithë ata që punuan në shtetin shqiptar gjatë katër dekadave të regjimit diktatorial, madje, akoma më keq, të gjithë ata që nuk pësuan përndjekje politike (rreth 95% e popullsisë), ai nuk ka thënë dhe nuk thotë asgjë për “të parët e tij”, për ata që u puthën me pushtuesit nazifashistë, u vunë në shërbim të tyre, spiunuan, arrestuan, internuan apo vranë “të parët” e Ramës, në interes të pushtuesve dhe për përfitimet e veta politike e materiale, gjithnjë kundër interesave të atdheut. Në këtë kuadër shfaqet edhe urrejtja e tij për 5 Majin, si Dita e Dëshmorëve të rënë në luftë me pushtuesit dhe veglat e tyre shqiptare, dhe, gjithashtu, mospajtimi i tij me pluralizmin e mendimit ku secili ka të drejtë të mbajë flamurin që do, madje flamurin e një partie të ligjshme dhe që zhvillon veprimtari kushtetuese.
Deputeti T. AliZoti pohoi, sërish duke iu drejtuar z. Rama, se “Kur unë jetoja në kasolle, ju ishit në mes të Tiranës. Jo, se kishit faj. Shqipëria duhej t’i respektonte Pal Sokolin… Po të mos ishte Partia e Punës, ju dhe Olsi do të shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno. Ju, të paktën duhet që për dy fisnikë që sfiduan diktaturën, t’i nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pasuri kombëtare dhe duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit…”.
Nga ato që tha zotëria i lartpërmendur, dy ishin të vërteta: Që ai vetë ka kaluar padrejtësisht një jetë në mjerim e internim, dhe se Partia e Punës, ndryshe nga regjimet politike të paraardhësve të tij, i dhanë mundësinë shumicës dërmuese të popullsisë të arësimohej e kulturohej. Por, këtu shfaqen edhe cinizmi dhe mendësia e bejlurçinës pasi ai trashëgon mendësinë e klasës që i përket e cila besonte se pasuria materiale të bën fisnik dhe të jep të drejtën e përjetëshme për sundim. Duket se një nga pengjet më të mëdha të një pjese të asaj klase ka qenë fakti që s’duronin dot kur shihnin se arsimin, kulturën dhe qeverisjen mund t’i merrte dhe t’i kryente edhe qytetari e fshatari i thjeshtë kur natyra e kishte pajisur me intelektin e duhur, dhe se ky intelekt nuk kishte qenë monopol i të pasurve (pronarë tokash, fabrikash, dhensh e dhishë), por i cilësdo qenie njerëzore që mund t’i kishte kushtet e nevojshme për zhvillimin e tij.
Në të vërtetë, ekziston një hendek i madh midis qenies “fisnik” thjesht për shkak të zotërimit të pasurive materiale, dhe qenies i tillë për shkak të kulturës dhe virtyteve individuale. As pasuria materiale dhe as qenia i përndjekur në një periudhë të caktuar historike nuk të bëjnë vetëvetiu fisnik. Përveç se nuk iu kujton saktësisht emrat dy ish-të burgosurve të ridënuar në vitin 1984, z. AliZoti i shpall ata “fisnikë” thjesht dhe vetëm pse “sfiduan diktaturën”. Përtej keqardhjes njerëzore për fatin dhe fundin tragjik, i duhet kujtuar z. AliZoti dhe atyre që kanë mendësitë e tij, se diktatura pati dënuar, me faj dhe pa faj, të ditur dhe injorantë, fisnikë dhe sharlatanë të të gjitha llojeve, pasi kriteri i saj ishte qëndrimi që individët mbanin, apo që ajo besonte se mbanin, kundrejt sistemit politik që ishte në veprim. Në rastin konkret, njëri prej tyre, përveç “agjitacionit e propagandës”, ka qenë i dënuar edhe për vjedhjen e kacafortave të dyqaneve të fshatarave, ndërsa i dënuari që qe bërë shkak (ose pretekst) i revoltës, N. Pisha, pas viteve ’90 është riburgosur, këtë radhë për përdhunimin e një murgeshe polake. Fisnik të bën kultura dhe karakteri dhe jo pasuria apo titulli i dhënë nga pushtuesit e huaj për shërbime ndaj tyre dhe jo ndaj atdheut dhe, jo rrallë, kundër atdheut dhe popullit tënd. Ata që janë vërtetë fisnikë shkëputen, nuk pajtohen dhe dënojnë të gjitha llojet e krimeve, kurdo dhe nga kushdo të jenë kryer, dhe jo vetëm ato krime nga të cilat e pësojnë ata vetë.
Nëse Parlamenti shqiptar do të duhej të ngrihej në këmbë dhe të “nderonte” çdo individ të dënuar politikisht apo çdo ngjarje anti-regjim gjatë gjithë historisë shtetformuese dhe qeverisëse të shqiptarëve, duke përfshirë edhe qeverisjet e partisë së z. AliZoti, atëherë ky Parlament nuk do të kishte kohë asfare të merrej me misionin dhe detyrat e tij dhe, gjithashtu, popullit shqiptar nuk do i mjaftonte koha të merrej me hallet dhe problemet e tij të përditëshme.
Në kushtet kur, për çdo mendje normale dhe për çdo ndërgjegje të paturbulluar, mundësia e kthimit të një sistemi politik njëpartiak në Shqipëri nuk ekziston, dëshirat dhe përpjekjet e individëve apo partive politike për ta mbajtur popullin shqiptar peng të së kaluarës, për të luajtur me ndjenjat e tij dhe për ta tërhequr për hunde në çdo aventurë të sharlatanëve të sotëm politikë, janë sa djallëzore, aq edhe të dëmshme. Jepuni ish-të përndjekurve të vërtetë çfarë iu takon dhe le të vihen edhe ata në rresht për të garuar me pjesën tjetër të popullsisë, siç është vënë z. AliZoti dhe ia ka dalë mbanë. Kanë kaluar 32 vjet dhe shoqëria shqiptare nuk mund të ecë përpara duke vazhduar me klasifikime, glorifikime apo poshtërime grupesh apo kategorishë shoqërore. Aq më pak dhe aq më keq duke poshtëruar dhe nëpërkëmbur ata që sakrifikuan për vendin kur ishte i pushtuar nga nazifashizmi apo kur i nevojitej vendit rindërtimi dhe iluminimi. Adhuruesit dhe avokatët e pushtimeve e të pushtuesve si dhe të veglave të tyre, si dhe ata që, për pushtet dhe privilegje, e vodhën, grabitën, dogjën dhe përçanë Shqipërinë këto tri dekada nuk kanë të drejtë morale dhe as historike t’i japin popullit shqiptar leksione morale as për të shkuarën dhe as për të sotmen.
Keqardhja dhe respekti ynë duhet të shkojnë për të përndjekurit e vërtetë, të përndjekurit e ndërgjegjes dhe të internuarit politikë, ndërsa neverinë tonë duhet të mos e kursejmë kundrejt hipokritëve, sharlatanëve dhe shpërdoruesve të të vërtetave historike. Ndërgjegjja jonë individuale dhe kolektive duhet të identifikojë qartë fajet dhe krimet e së kaluarës “komuniste”, por edhe të çdo kohe tjetër, dhe nuk duhet të pajtohet me to por t’i dënojë. T’i dënojë për hir të ndërgjegjes, moralit e progresit dhe jo për hir të përfitimeve vetjake, të çastit apo për të “pastruar” njollat e errëta në trungun e pemëve familjare apo partiake.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Po dosjet e gjyqeve kur do të hapen?
Publikuar më 07.03.2015
Nga Abdurahim Ashiku
“Unë e dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”. Kjo urtësi ka udhëtuar mijëra vjet pa u ndryshuar, pa shtuar apo pakësuar gjë. Unë e dua Presidentin, Kryeministrin, edhe pse prej nëntëmbëdhjetë vjetësh nuk kam votuar. Ata, dua apo s’dua unë, janë drejtuesit e vendit tim, Shqipërisë që e dua mbi gjithçka. Por më shumë se ata unë dua të vërtetën. Presidenti i vendit tim kërkoi që në 25-vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës të bëheshin një sërë veprimtarish në dënim të diktaturës. Jam me të. Le të hapen dosjet për të gjithë dhe le të bëhet një gjykim popullor për “pastrim shpirtrash” dhe një gjykim penal për të gjithë ata që kanë bërë krime.
Flitet për dosjet e Sigurimit të Shtetit, por nuk flitet për dosjet e gjyqeve të shtetit. Këta të fundit, në hetime dhe në gjykime, janë cekur dhe bërë publikë në shkrime gazetash e në emisione televizive vetëm (mbase gaboj) për anëtarë të byrosë politike dhe ushtarakë të lartë që ranë ndesh me diktatorin dhe u pushkatuan, u burgosën apo internuan. Dhe këta (mbase përsëri gaboj) janë nxitur më tepër nga pasardhës të tyre, që diktatura ua preu rrugën e jetës luksoze që bënin në prehrin e prindërve të tyre e që, majtas apo djathtas, morën ofiqe zyrtare deri në deputetë e ministra.
Në nomenklaturën e lartë shtetërore e veçanërisht në atë gjyqësore, ka një numër jo të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë vënë firmat dhe kanë dënuar njerëz nga me shumë vite burgim deri në vdekje e varje publike. Për ta, për gjyqet e bëra, për dënimet e dhëna, për etikën e qëndrimit të tyre në gjyqësor dhe prokurori, nuk kemi dëgjuar, parë e lexuar për hapjen e dosjeve të gjykimeve të tyre. Presidenti ka thënë se do t’i sugjeronte Parlamentit shqiptar që me ligj të veçantë të kishim një datë, një ditë, e cila të ishte dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Kjo datë mund të ishte në diskutim, padyshim, në Parlament, por dhe me grupe të tjera të interesit. Mund të ishte fare mirë dita e ekzekutimit të 22 intelektualëve më 27 shkurt 1951, pas të ashtuquajturës “bombë” në Ambasadën e BS-së.
Por, mund të jenë dhe data të tjera në kalvarin e gjatë të krimeve të komunizmit: mund të jetë dita e varjes së poetit Havzi Nela, por kjo do të jetë një çështje, e cila duhet të diskutohet nga Parlamenti dhe nga grupet e interesit, të ish-të përndjekurve politikë, të shoqatave të ndryshme të shoqërisë civile. Nëse për ekzekutimin e “22 intelektualëve më 27 shkurt 1951, pas të ashtuquajturës ‘bombë në Ambasadën sovjetike’, ku 22 intelektualë pa proces hetimor, pa proces gjyqësor, me një vendim partie u seleksionuan dhe u ekzekutuan me një plumb pas koke dhe u varrosën në një gropë të përbashkët” biem dakord me Presidentin, për Havzi Nelën, ka një proces gjyqësor, ka gjykatës që janë gjallë (madje në sistemin gjyqësor apo politik më të lartë), ka edhe dëshmitarë në procesin e gjykimit dhe dënimit me varje publike. Që personi në fjalë (apo kushdo tjetër) të kishte emër të përveçëm në “një datë, një ditë, e cila të ishte dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri” duhet të hapet dosja e gjykimit të tij, të thirren dëshmitarët e gjyqit për të përgënjeshtruar publikisht ato që kanë thënë dhe të shpallet i pafajshëm ligjërisht.
Nuk e di në se këtë gjë do ta bëjë polici që mori plumb në kokë e siç deklaronte disa vite më parë nga Fajzat e Kukësit në mjetet e komunikimit masiv: “Buka e dhënë ma shpëtoi jetën”…
Nuk është vetëm rasti i “një date, një dite… por rastet “ditë për ditë” të lidhjes së dëshmitarëve të rremë me “karrige në pushtet”, rastet e lidhjes së gjykatësve dhe prokurorëve keqpërdorësh të ligjit me “karrige në gjyqësor” që ka kohë që i bëjnë karshillëk shoqërisë.
Hapja e dosjeve të gjyqeve të diktaturës (besoj më të paprekura se dosjet e sigurimit) është hap i madh i pastrimit të shtetit dhe të shoqërisë, i frymëmarrjes me oksigjen të plotë i demokracisë në Shqipëri.
Le ta bëjmë pa hezitim edhe këtë.
Bravo z Malaj, si rrallehere sheh nga keto shkrime brilante
Te lumte dora dhe mendja, Viktor! Populli e thote bukur: “Duhet ndare shapi nga sheqeri.” Kjo puna e te perndjekurve eshte bere si baterdi ne vendin tone dhe vazhdon te tundet flamuri i te perndjekurve dhe, me e keqja se ne vazhdojme te paguajme edhe kur kane kaluar 32 vjet nga viti 1990. A te jap nja dy shembuj: njeri ketu ne Diber ishte tregtar dhe iu moren te gjitha: dyqane, florinj, gje e gjalle dhe tatime te jashtezakonshme. Femijet e djemve dhe vajzave, ndonese te zotet, nuk i lane te benin shkolle. Tjetri: ishte nje drejtues vatre kulture, mbante vepren e sh. Enver nen sqetull dhe nje dite prej ditesh merr dhe vajzen e fqinjit (ndonese vete ishte i martuar me 2 femije) ku shihte TV cdo nate dhe u arratis ne Jugosllavi ku vajza u perdhunua nga ushtaret serbe dhe pas disa ditesh u soll ne Shqiperi ku u denuan te dy. Pas vitit 1992 ky agjitatori na u be i persekutuar dhe oficer i policise rrugore dhe aktivist i PD-se. Me vone u largua per ne Gjermani.
Si duhen trajtuar dy rastet? A njesoj?
Jane quajtur i perndjekur politike te gjithe te denuarit para 90-tes,shumica e te cileve ishin hajdute,pederaste,bile kulmi fare i perndjekur politik eshte cilesuar edhe nje ish sekretar i Komitetit te PPSH qe mbulonte sektorin ideologjik dhe merrej me demaskimin e personave qe me pas do burgoseshin apo internoheshin,ne Lushnje dhe qe quhet Halit Elezi dhe sot banon ne SHBA si i perndjekur politik!
Kur do te dale nje ligj qe t’i ndaloje niperit e bejlereve dhe agallareve kriminele te mbajne mandat deputeti ne Kuvendin e Shqiperise Demokratike!?
Kini te drejte por ne Shqiperi keto jane normale.Boll te rrjeshtohesh kundra ose te shash komunizmin dhe vrasesi hajduti dhe i degjeneruari behen pjese e politkes ,shtetit dhe kombit .
Te jesh apo te mos jesh pjese e politikes dhe organeve te shtetit e te Drejtesise sot ,ne demokraci ,ska shume rendesi. Ne demokraci e drejta eshte parim baze qe u hap rrugen kujtdo por jo kriminelve ,hajdutve tradhetarve kelyshave qe ruajne ne barkun e qelbur shemtirat e se shkuares .
Keta qe ze ne goje Viktori ,ne kete shkrim, skane kuptuar, qe kapitulli i komunizmit eshte mbyllur ne interes te popullit shqiptare, por jo te kalbesirave qe vazhdojne e i bien fyellit ne nje vrim. Komunizmin nuk e rrezuan as keta polkitikane e as keto kalbesira te mbetura pas tij . Ai u rrezua nga populli qe ti hapte vendit nje rruge historike te re .Keta plehra kane mbetur tek varret e bustet e komunizmit dhe ngren lavdite e bashkpuntorve vrases me pushtuesin . Nuk kam degjuar, qe ndonje ish komuniste ,te ngrihet ne greve apo te kryej trazira, pse Pd e Berishesh ndeshkoje e cvleftesoje me mijra intelektual e popull te thjeshte ,kur erdhen ne pushtet .Pa dyshimm, qe nga kjo patri dhe nga kjo fare bastarde, te mbetur mbas komunizmit ,do te kishte element qe demokracine e kuptojne interesa per ta e jo per popullin . Keta funderina ,nga qe skishin klleqe, te formonin partine e tyre ,ju ngjiten krye tradhetarit te popullit shqiptare berishizmit .Me cte drejte morale keta flasin sot per demokracine e zene ne goje nje ideologji qe populli nuk e pranon .Keta jane letyra qe skane ku te mbahen. Mendojne se duke share komunizmin fitojne krebilitet. Kete ka bere dhe bene fantazma Berisha qe ne shume raste i ka shkuar por tani ska me budallenje qe te genjejne Aleatet tane dhe popullin .
Njemijhere te behen zgjedhjet ju plehra ,po deshen Aleatet, vini ne pushtet ,qe populli te mesoje mire se kush jeni .
Nga statistikat rezulton se me shume tragjedi populli po heq tani se sa ne kohen e sistemit te diktatures. Fituam te jemi ne nje shoqeri me te emancipuar por kjo tek ne do me shume vite, qe te arrijme ato qe sot kerkon populli.Sic deklarojne dhe ne Medja Saliu ka shpure ne boten e pertejmembi 15 politkane .Nuk analizojme shkaterimet, vjedhjet, shitjet e teritorit, dhe degradimit moral qe eshte per te vene duarte ne koke.Kurveti e jete e cfrenuar lluksoze e klases politke e te perfaqsuesve kriminel te popullit eshte tipar dallues sot . Ja ky eshte ndryshimi qe e kerkojne keta zoterinje.
Bukur, Viktor Malaj. Edhe per pak kohe sa te shkulet nga kujtesa e ketij kombi mbartesi i saj si ane e eret te historise Sali Mavrija. Keta te tjeret jane skrofa te pakallura dhe nuk do llogariten me.
1. Mendoj se eshte e aresyshme “te denohen moralisht”, e te “demaskohen ne shtyp, etj”; shume veprime te renda qe kane ndodhur, per tu mos perseritur “e forma te reja”, por qe jane praktikisht “ekujvalente” me ato te kohes se komunizmit.
2. Kur PD-ja fitoi zgjedhjet, para tre dekadash, kishte shume te pakenaqur, e shume te persekutuar, qe kerkonin gjak, hakmarje, e nje forme te re te “te luftes se klasave”.
3. Te dyja krahet, PD dhe PS, nuk e lejuan te fillonte nje vetevrasje e dyte, nje lufte e re klasash. Kjo pasqyron dhe faktin se komunistet e leshuan pushtetin ne menyre paqesore.
4. Ky ishte nje hap i rendesishem, po te kemi parasysh se “Mushkat Kastro” dhe regjimi perkates nuk e leshoi pushtetin ne Kube.
5. Fatkeqesia eshte se “mentaliteti komunist” qe e ka origjinen te nje barazi “ndermjet atij qe punon shume dhe dembelit” dhe ushqen “shume efekte negative”, eshte perseri i pranishme.
6. Po keshtu koncepti qe secili duhet te kete, “Racion te njejte” vazhdon, pamvaresisht se ndihma eshte e konsiderushme.
7. Ka raste qe individe qe jane shume me mire se, “pjesa qe ron ne nivelin minimal te ardhurave”, perpiqet te inkludohet ne pjesen e popullates qe i behen favore me çmim me ulet te energjise, ….. ,ej, per shkak te gjendjes se tyre te veshtire.
8. Z.Alibeaj i drejtohet kryeministrit, sikur ishte Ai, qe e rrahen, dhe per pak u vra nga fanatiket, falangat ekstreme te PD-se.
9. Nje fatkeqesi tjeter eshte, kur intelektuale, drejtuse te PD-se, besojne se pushteti duhet te jete i ndare me racione. Pra “kater vjet Ju, kater vjet ne”, ne pushtet.
10. Qe nga viti 2017 e deri tani, ky koncept mbi ndarjen e pushtetit me racione, ka qene reflektuar, ne shtyp, ne emisionet televizive, e kudo.
11. Po keshtu disa drejtuse te PD-se, insistojne se jane te kulluarit dhe te tjeret jane te korruptuarit. Per fat te mire, SPAKU do i jape zgjidhje ketij problemi.
12. Publiku Shqipetar mendon, se korrupsioni eshte i perhapur ne cdo drejtim, majtas, djathtas,….
13. Duhet ti themi JO, nje lufte te re klasash.
14. Duhet te perkrahim, zbatojme ligjet, mbeshtesim SPAKUN, dhe mbi te gjitha ta pasurojme sistemin me mekanizma, qe ndalojne korrupsionin, qe do i perdorin te gjithe ato qe do jene ne pushtet.
15. Keto mekanizma, qe duhet te kontrollohen, mirembajtur nga ligjet, kontrolluar nga BKH, do i ndeshkojne te gjithe ato qe jane “Komuniste” apo “Anti-komuniste” te PD-se apo te PS-se.
Paskemi dy Ali, njèri zoti e tjetri beu e qè tè dyve mèndje e vet ju pèlqeu. Ha, ha ! Pèrse kèta janè ata qè kanè nè dorè Shqipèrinè?! çfarè meritash keni ju Alitè? A mos vallè baballarèt e juaj çliruan Shqipèrinè? Apo e rindèrtuan, shkolluan….. A e kuptoni se jeni njè hiç i madh qè ju kanè vendosur aty pèr tè bèrè lesh e li shqipèrinè. çdonjèri duhet tè krenohet me atè qè ka bèrè vetè me mèndjendhe shpatullat e tija pèr Shoqèrinè dhe Shqipèrinè dhe aspak me poshtèrsitè e prindèrve apo familiarève tè tyre. Eshtè rrotè e madhe kjo e pushtetit e qè herè rrotullohet ngadalè e herè me shpejtèsi, herè pèrpara e herè pas dhe kur ta zè bishtin tè merr edhe jetèn. Kuptuat apo nuk kuptuat bèni mirè tè shikoni pèrpara me kokèn ulur pèr tè qènè tè kujdesur se ku vihet kèmba….
Shumë e saktë analiza. Nëse pas vetërënies së diktaturës se ashtuquajtur komuniste (në fakt kishim të bënim me një regjim hybrid, sistem as mish as peshk, dmth. një përzjerje fekalesh të ekstremit të majtë dhe atij të djathtë), politikanët e pas 90’ës, shumica e të cilit fatkeqsisht ishin pjella të ish-sistemit hibrid, do “ulnin kokat”, do “ndryshonin rrugë”, do pranonin hapur fajet e rënda të bëra për afër gjysëm shekulli prej “etërve të tyre shpirtërorë”, dhe para së gjithash, të analizonin masën e dëmit te shkaktuar ndaj qytetarëve të ndëshkuar padrejtësisht përmes gjyqeve farsë dhe pacavokati mbrojtëse, të krijonin bazën ligjore për kompesimin në kohë urgjente të viktimave të pafajshme të atij regjimi të dhunshëm, të krijonin njëlloj si në vendet e tjera “ish-komuniste” të lindjes një gjykatë të posaçme që të merrej vetëm me shqyrtimin dhe ndëshkimin jo selektiv të padrejtësive dhe krimeve të bëra sidomos nga individë të vecantë të vënë kokë e këmbë në shërbim të regjimit, për po të njëjtat qëllime e përfitime personale, qofshin këto politike apo për pushtet si këto që pretendojnë ali zotërit, ali bejtë apo ali pashat e sulltanatit.
Mendoj qe debati duhet mbyllur me thjesh Neofashistet shqiptare nuk kane fituar asnje beteje elektorale por jane fshehur si minjte ne dy partite kryesore shqiptare PD dhe PS Mbetet detyre e opinionit te shendoshe te detyroje dy partite qe te largojne nga skena kete sekt ne dy partite kryesore te Shqiperise qe te mos perseritet shembulli i Musolinit ne te majte dhe i Hitlerit ne te djathte rrezik ky evident duke patur parasysh zbatimin e planit te zhberjes se shqiptareve nga ky sekt
Duhet te Dale nje ligje per rishikimin e titullit “i perndjekur politik”.si procedure cdo ceshtje duhet ti paraqiten nje trupi gjukues dhe ky,ne perputhje me vepren penale per te cilen eshte denuar cdo Person,te marre vendimin ,Duke shpallur te padrejte dhe ne kundershtim me ligjin ekzistues te personit ne fjale.Nuk mund te cilesohet te persekutuar bashkepuntore e pushtuesit te huaj,hajdutet,vrasesit ordinerei,spiunet e agjenturave te huaja.Nese ketyre agjensie spiunazhit nuk iu vjen mire ,atehere ATA tu paguajne pension,sepse i Kane patur te punesuar te tyre.Dhe Jane denuar se u Kane sherbyer pikerisht atyre .Nuk Ka pse merr persiper shtetit shqiptar te paguaje per vepra spiunazhit ne sem te shqiperise.Keshtu i bije qe Edhe spiunet e rusise pas daljes nga burgu ti paguaje shtetit shqiptar.Spiuni mbetet armik i vendit te vet.A me thote dot kush se spiunet nuk denohet ne Amerike,angli,kanada,France,greqi,itali,serbi,etj?pse shqiperia duhet te beje perjashtim?Agjitacioni dhe propogandon?Ka nje analize te gjukates se l’arte te asaj kohe ku vihet ne Duke porosia e UDB per agjente e saj ne shqiperi “te perpoqen qe te klasifikohet ne ligjin per Agjitacioni dhe propogandon”qellimit te denohen sa me Pak,te ruajne fizikisht vehten,per nje riaktivizim pas mbarimit te denimit.Pra ky ligj,Agjitacioni dhe propogandon me shume i Ka shpetuar armiqte ,sesa i Ka denuar.
Komisionet e dosjeve?Ato Jane vetem per vjedhje dokumentash dhe pastron dosjesh.Shikoni kush Jane ne to,te interesuarit,ish te denuarit apo femijet e tyre .Pra ATA Jane ne konflikt interessi,ndaj keto komisionet duhet te shperbehen dhe ribehen.
Në fshatin tim ku të gjithë ishin të krishterë ishte vetëm një bej, Osman beu.Kishte qën oficer i perandoris osmane dhe për shërbimet ndaj perandoris që dëshmoheshin në një shpatë në trajtë hanxhari që ngeli në shtëpinë e tij edhe mbasi ikën nga fshati që duhet të kishte prerë shumë koka për hir të padishahut dhe padishahu i dha titullin bej dhe e bëri pronarin më të madh tokash në fshatin tim me tapi të rregullt vulosur e firmosur në zyrat e perandorisë. Osman beu mund ta kishte emrin edhe Ali si stërgjyshi i zotit Enkeled dhe Tomorr të klasës së pronarëve të ligjshëm me ferman të padishahut.
Po kështu këta Alibejt e Alizotët, në vitet e luftës së dytë botërore u rreshtuan në anën e gabuar të historisë, në anën e pushtuesve nazist që me zinxhirat e tankeve, duke kaluar mbi trupat e miljona njerëzve të gjallë, viktima të kësaj lufte, donin që popujt e tër botës të bëheshin “skllevër të kulturës gjermane” të përbindshit Adolf Hitler që polli kapitalizmi për të luftuar komunizmin në BRSS dhe kudo në botë.
Këta Alibej dhe Alizotë nuk mund të mbulojnë bashkpunimin e parardhësve të tyre me pushtuesit, tradhëtinë e tyre ndaj popullit dhe vëndit me pseudo antikomunizmin e tyre.
Farsa e antikomunizmit të tyre qëndron në atë që të dy i vërsulen Edi Ramës, duke e quajtur atë si trashgimtar të komunistëve të “rrëzuar” nga pushteti në vitet 1990.
E para , në vitet 90 Edi Ramët, ata që quhen gabimisht si ai nga Alibetë komunistë nuk u rrëzuan fare nga pushteti por këto 30 vjetë po na sundon po ushtria e “komunistëve ” të antikomunistit dhe antishqiptarit të betuar Ramiz Aliia, ushtria e sekretarëve të partive dhe të drejtuesve të administratës së shtetit socialistë dhe bijët e tyre që janë konvertuar në antikomunistë më të përbetuar se Alibeu dhe Alizoti dhe në kapitalistë të pamëshirshëm që pushtuan vëndin dhe që,
më barbarë se çdo pushtues të huaj gjer më sot po rjepin popullin shqipëtar më keq se pushtuesit osmanë e nazistë me bashkëpunëtorët e tyre bejlerët Alibejë dhe Alizotë dikur, pushtim 30 vjeçar barbar që
po nuk u ndal do të sjell në vitet 2030 spastrimin etnik të trojeve historike nga shqipëtarët që në fshat, verifikojeni po të doni, po përfundon.
Alibeu dhe Alizoti, Edi Ramët, që ju u drejtoheni si komunistë janë antikomunistë më të marrosur se ju.
Komunizmi si kategori filozofike dhe politike është një nga produktet më të përparuara të mendimit njerzor , është e kundërta e ideologjisë borgjeze, të së djathtës së Alibeut dhe Alizotit sepse i kundërvihet shfrytzimit të njeriurt nga njeriu dhe kapitalizmit që vetëm në një shekull, si formacion politik dhe ekonomik, i ka sjell njerzimit dy luftra të përgjakshme botërore.
Qe komunizmi që triumfoj në Rusi që i dha fund çmëndurisë borgjeze , djathtiste, të luftës së parë botërore. Qe komunisti i mënçur rus Vladimir Uljanov që i tha popullit rus, ushtarit që vritej në llogoret e luftës, mjaftë më në këtë çmënduri borgjezësh e perandorësh, le të ndërtojmë një sistem më të drejtë që aspiron komunizmin si e ardhme e njerzimit ku popujt e botës do të bashkpunojnë në paqe pa perandorë, pa kapitalistë pa bejlerë. Qe komunizmi që brithte në llogoret e luftës së parë botëore që shuajti flakët e kësaj lufte.
Dhe për të zhdukur komunizmin , në vitet 30 të shekullit të kaluarr borgjezia polli përbindshin Hitler që mbasi u ushqye dhe u nginjë deri në kancelarin nazist të Gjemanisë, në vënd që ti drejtohej e të mbyste komunizmin në BRSS mori me radhë të gjitha vëndet kapitaliste të Europës duke hapur oreksin që të pushtonte të gjithë botën dhe çdo gjerman do të bëhej një skllavopronar popujsh gjithëandej në botë.
Po të mos ishte komunizmi dhe BRSS i marrosuri Hitler do t’ja arrinte qëllimit. Qe përsëri i mënçuri komunist Stalin që me zotësi organizoj popullin rus dhe në koalicionin antifashist me SHBA dhe Britanin dhe popujt antifashist në botë mposhtën përbindshin njerzim ngrënës nazist.
Qe ekzistenca e komunizmit si sistem shtetëror në vëndet e kampit socialist që në lojën e luftës së ftohtë për një gjysëm shekulli e shmangu luftën e tretë botërore.
Por lufta e ftohtë solli shpërbërjen e socializmit si sistem shtetëror dhe sekretarët e partive dhe komunistët drejtues të administratës shtetërore u vetshëndrruan në kapitalistët më të egër se kapitalistët tradicionalë të botës perëndimore duke shtën në dorë, thjesht duke vjedhur pasuritë e vëndeve socialiste, në BRSS, në Kinë……edhe në vëndin tonë dhe kapitalizmi triumfoj mbi komunizmin, socializmin dhe
borgjjezia perëndimore arriti të ushqente në Rusi qenin roje kundër komunizmit , Vladimir Putini, si dikur Hitlerin në Gjermani. E ushqyen e ngjallën kopmunistin Putin të konvertuar në antikomunist duke e mbështetur politikisht , ushtarakisht dhe ekonomikisht dhe
historia, përsërit vetvehten, Vladimir Putin, Balua antikomunist i kapitalizmit perëndimor, si dikur Balua antikomunist Hitler kafshonte e gëlltiste Sudetet , po kafshon për të gëlltitur Ukrainën e pasur që të kafshoj e gëlltis me radhë të gjithë Europën dhe
jemi në kushtet e shpërthimit të një lufte të tretë dhe të fundit botërore, Hitleri i sotëm që është më i marrosur se Hitleri i dikurshëm që bredh në vizitat e tij në Rusi me pultin e komandimit të armëve bërthamore dhe
kjo luftë është e pashmangshme sepse është produkt i pa shmangshëm i kapitalizmit që është sot sundues në botë dhe nuk ka më komunizmin që ndaloj luftën e parë dhe të dytë botërore dhe lufta e tretë do të jetë fundi i njerzimit dhe i jetës së gjallë në planetin Tokë.
Alibeu dhe Alizoti mos anatemoni komunizmin që nuk ekziston më tek Edi Ramët e Rilindjes.
Komunizmi si ide , si organizim politik. ekonomik, shtetëror dhe shoqëror është një forcë lëvizëse pozitive e njerzimit.
Antikomunizmi, e djathta borgjeze, kapitalistët sidomos kapitalistët pjell nga pseudokomunizmi si oligarkët e bordeve të Edi Ramës në Shqipërin e sotme dhe oligarkët e Putinit në Rusi janë fatkeqsi për popujt në botë, fatkeqsi për njerzimin ndoshta fatkeqsi edhe për jetën e gjallë në Tokë….
produkti përbindësh antikomunist i borgjezis, i çmënduri Vladimir Putin po kërcënon ëdo ditë haptazi, “po nuk më latë të pushtoj Ukrainën e pasur, sikurse pushtoj i marrosuri koleg president i SHBA Xhorxh Bush i riu Irakun unë i vura flakën termobërthamore planetit”
Kështu është rraca e antikomunistëve të sotëm, ku më të rrezikshëm janë ata që janë pjellë nga pseudokomunizmi si të marrosurit Edi Rama dhe Saliu ynë dhe i marrosuri Putin i Rusisë që janë fatkeqsi për popujt e tyre dhe të gjithë njerzimin.
Kodi Penal i viteve 1944- 1990 ka patur nje kapitull qe shkurt quhet i denimeve politike !Ato qe jane denuar nga nenet e ketij kapitulli pas 90 quhen te denuar politik dhe pasardhesit ,te perndjekur politik. Plus edhe ato qe jane internuar me vendime te komisioneve te internimit. Parlamenti Shqiptar ne fund te 1991 ku maxhoranca ishte socialiste duke qene dakord me opoziten PD vendosen qe falja apo pafajsia te behen ne grup duke hudhur poshte kapitullin e Kodit Penal per denime politike !Kjo sepse numri me i madh i te denuarve dhe internuarve ne vitet 1944- 1990 pra numerikisht ishte ne shumice denimi i ish komunisteve ,byroisteve, drejtuesve te formacioneve te partizanve etj nga shoket e bashkepunetoret e tyre me denime qe nuk do i pranonte me juridiku pas 90 si shkelje e vijes se partise, liberal e konservator ne muzike, poliagjente e sa denime tjera qe nuk do kishte bir nene e bir….qe ti rigjykonte ! Prandej eshte denuar nga KOdi Penal me nene te kapitullit politik ai eshte ish i denuar e persekutuar politik e nuk ka koment !!!
Gjithashtu kam kundershtim per rastin Edi Rama ! Kristaq Rama (plaku) e vellaj i tij Mihal Rama jane te njohur nga Nenprefektura e Durresit si veterane te Pavaresise ! Vlash Rama vertete ka qene shofer por profesion i vecante per ate kohe dhe shofer i Mbretit Zog ( pra i besuar ) Kristaqi teper i vecante ne profesionin e tij keshtu Edi Rama nuk eshte i rastesishem por ka CV !!!
Nuk me pelqen fare permbajtja e artikullit
Ne nuk ecim perpara sepse bemat e se kaluares I shohim sipas interesit personal dhe jo atij kombetar. Bemat e gjysherve dhe baballaret I shohim si bemat tona.ne kemi jeten tone ata kishin jeten e tyre. Edhe shoqerise jone sot ka jeten e saj dhe jo jeten e te parve tane keshtu qe te gjithe ti lene pallavrat e se kaluares te meren me jeten dhe problemet e sotem. Sa Per historine bardhe apo zi ta bejne historia net pa bere pazari me te tashmen dhe pa u bere publike sot dhe neser . Te publikohen pasneser pas 30 vjetesh. Can duhet Per ne pallavrat dhe prallat sociale?! Na duhet te shikojne jeten tone dhe Per me teper te ndalohet me ligj diskutimi politik I ngjatjeve qe nuk ndihmojne shoqerine te ece perpara. Cpune kemi ne sot te pergjigjeni gje paguajme Per gabimet e paraardhesve tane ne te kaluares kur ne nuk kishin lindur ne ate kohe dhe nuk kishin mundesi ne te vepron I’m. Ata qe kane jetuar kane shkuar ne qe jemi tani na duhet te jetojme jeten tone jo jeten e tyre qe kane shkuar. Kush meret to dhe me pallavrat duhen ndaluar me ligjin qe pengon shoqerine te ece perpara.
NUK MUND TE LUFTOHET KOMUNIZMI NGS LLOGORET E SHPARTALLUARA TE NAZI-FASHIZMIT