Deri në 2005 Alket Rizai ishte thjesht një emigrant shqiptar nga Ballshi, që jetonte prej 10 vjetësh në Athinë. Jeta e tij kishte qenë e qetë në shtetin helen, deri para njohjes me një vajzë ruse me të cilën bashkëjetonte. Oksana Varandoviç, rusja që jetonte me Alketin do t’i ndryshonte krejtësisht jetën. Rizai dëshmoi se ajo u largua duke i rrëmbyer një shumë parash dhe u zhduk. Emigranti shqiptar vihet në kërkim të ruses dhe kërkon ndihmën e një shoqes së saj, Viktoria Tarasevic. Kërkimet e çojnë tek një vajzë tjetër po ruse, (me emrin e ngjashëm Roksana) e cila ishte e dashura e një 30 vjeçari grek me emrin Athanasiu Koropioti. Papritur 30 vjeçari grek gjendet nga policia i vrarë. Akuzohet Alketi si vrasës i tij. Këtu fillon edhe peripecia.
Rizai prerazi nuk e pranon akuzën madje shprehet se nuk e njeh 30 vjeçarin grek Athanasiu Koropioti. Edhe pas hekurave të ftohta të burgut mundi të komunikojë disa herë me mediat vizive dhe të shkruara vendase, duke e mohuar të ishte vrasësi. Revista greke “NITRO” ka botuar në muajin gusht 2004 një shkrim të titulluar: “Vrasje e gabuar”. Në këtë shkrim janë dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur, si dhe janë publikuar edhe prononcimet e Alket Rizait, i cili e mohon akuzën dhe faktin se e ka njohur grekun që është vrarë. Megjithëkëtë në karriget e të akuzuarve u ulën Kirikos Pakaturidhis, Jagulis Fokas, dhe Alket Rizai. Rizai vijoi të mos e pranonte krimin.
***
Viktima Koropioti ishte një djalë i qetë. Punonte shumë, por kishte dobësi jetën e mirë dhe daljet e natës. Bashkëjetonte me rusen Roksana Usinakoka. Në të njëjtën kohë, në anën tjetër të Athinës bashkëjetonte Alket Rizai me rusen Oksana Varandoviç. Diku ngatërrohen 2 historitë: Koropioti zhduket, kurse Rizai arrestohet nga policia si i dyshuari kryesor për zhdukjen.
Skenari i historisë së zhdukjes, sipas akuzuesve është si më poshtë: “Alketi kujtoi se Koropioti i mori të dashurën, (Oksanën) dhe e gjeti me ndihmën e një shoqes së tij ruse, Viktoria Taraseviç. Sipas Viktorias, Rizai bashkë me një tjetër rrëmbyen Koropiotin nga stacioni i trenit në, Marus, në 3 mars të vitit 2004 dhe e vranë në një vend të pabanuar.
*****
Kur flet Alket Rizai të jep përshtypjen e një njeriu që nuk ka frikë, e një njeriu që mund të ketë bërë veprime të dyshimta në jetën e tij, por është aq i ndërgjegjshëm sa mund të të thotë duke parë në sy: “Po, unë e kam vrarë atë njeri”. Me fjalë të pakta dhe me një greqishte të shkëlqyer, u shpreh në gjyq se nuk e kishte takuar kurrë Korropiotin: “Po ju them që nuk e njoh fare. Në televizion e kam parë fotografinë e tij, dhe po nga televizioni mora vesh që dyshonin edhe për mua”.
Më pas tregoi versionin e tij të së vërtetës: “Sado që emrat e vajzave ngjajnë, ato nuk ngjanin fare në pamjen e jashtme. Ti marrim gjërat që nga fillimi. Në Greqi erdha përpara 10 viteve. 6 muajt e fundit kisha lidhje me një vajzë ruse, të quajtur Oksana ose Eva, siç dhe i flisnin. Lidhja jonë nuk kishte ndonjë problem. Por një ditë Oksana u zhduk bashkë me një shumë të madhe lekësh të marra nga mua. Nga ai çast fillova ta kërkojë, dhe një shoqe e saj më tha se është në Larisa. Por më vonë u vërtetua se ishte gënjeshtër. Lëvizjet e mia kushtonin, dhe kështu unë kërkova dhe ndihmën e shokut tim Fokas Jaguli. Në takimin që kishim lënë u vonova pak. Kur u afrova pashë se po e arrestonin. U futa në kafene, por më arrestuan edhe mua”.
*****
Dëshmitarja Viktoria Tarasevic në deklarimin e saj të parë tha se Rizai ngatërroi Roksanën me Oksanën dhe se duke kërkuar Oksanën iu drejtua kafenesë “Rich&Famus” i armatosur dhe bashkë me të ishte edhe një i tretë i quajtur Jani. Por më pas e ndryshoi dëshminë, duke thënë se tani donte të tregonte të vërtetën: Dëshmoi se duke kërkuar shoqen e saj (vetëm me Alketin dhe pa askënd tjetër) shkuan në kafenenë në fjalë dhe aty takuan Roksanën. Taraseviç tha se nuk kishte asnjë mënyre që mund të ketë ngatërruar Roksanën me Oksanën sepse ishte shoqe e ngushtë me Oksanën. Ajo shtoi në dëshminë e dytë se nuk e njihte viktimën Koropioti. Tha se nuk e kishte parë Alketin me armë dhe se kishte vajtur me dëshirën e saj me të. Pyetjet që dalin janë disa. Pse Taraseviç hoqi dorë nga dëshmia e parë? Pse Tarasevic do ta ndihmonte Alketin nëse do kishte kuptuar që ai donte ti bënte keq shoqes së saj? Mos më në fund personi i tretë (Jani ) është më i mpleksur nga sa mund të mendohet?
**********
Vetëdorëzohet Alket Rizai: Gjithçka mori fund!
(Përditësim) Vetëdorëzohet në Greqi Alket Rizai. Mediat greke bëjnë të ditur se fjalët e fundit të shqiptarit kanë qenë: “Po dorëzohem, mori fund gjithçka, s’ka më asgjë kuptim!” Vetëdorëzimi i Rizait u bë rreth orës 19:30 pas gati 24 orësh kërcënimesh dhe marrjes peng të gardianëve të burgut. Mësohet se këta të fundit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka bllokuar Rizain, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Nëna e Rizait: Çoje deri në fund
Nëna e Alket Rizait inkurajon të birin ta çojë deri në fund nismën për t’u arratisur. Donika Rizai, e cila po ndjek pengmarrjen e gjashtë zyrtarëve të burgut të Malandrinos, thotë se djali “duhet ta çojë deri në fund rrugën që ka nisur”.
Ndërkohë, vazhdon situata e pengmarrjes në burgun e Malandrinos, në Greqi, ku prej 15 orësh, Alket Rizai mban peng gjashtë zyrtarë dhe kërcënon se do të shpërthejë eksplozivin që mban në trup. Rizai është i vendosur të mos dorëzohet, deri në plotësimin e kërkesës së tij, për t’i sjellë një makinë, të cilën do ta përdorë për t’u arratisur. “Ose dal që këtej i sigurt, ose 9 familje do të mbushen me lule”, ka thënë Rizai.
Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm sfidon autoritetet greke, duke u thënë se do t’i shkojë deri në fund asaj që ka nisur.
“Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia, me pengjet nuk kam asgjë”, thotë ai. Mësohet se për të negociuar mes Rizait dhe policisë greke, në burg ka mbërritur avokati i tij dhe e dashura greke.
Kjo nuk është tentativa e parë e Alket Rizait për t’u arratisur nga burgu. Ai mbahet mend për arratisjen spektakolare të qershorit 2006, kur së bashku me një të dënuar grek, i ndihmuar nga e dashura, arriti të largohej nga burgu me helikopter. Pak ditë më vonë, ai u arrestua për t;u rikthyer sërish në qeli. Në shkurt të vitit 2009, Rizai u arratis sërish, për t’u kapur nga policia në nëntor të po këtij viti. Alket Rizai ngul këmbë se dënimi i dhënë nga drejtësia greke është i padrejtë dhe në intervistat e dhëna në media është shprehur se do të përpiqet të arratiset sa herë t’i jepet rasti. “Qëllimi im është të arratisem sa herë të më jepet mundësia, detyra juaj është të më ruani”, i ka thënë ai autoriteteve greke përmes mediave.
Kesaj radhe do ta vrasin…
NUK KAN SHANCE TA VRASIN ALKETIN ESHTE DJAL ME ZEMER
Djale me cika.I beri greket ta kuptojne si mund te behen lidhese kepucesh zorret e shqiptarit, duke ju dridhur leqezat e kembeve “trimave” greke
Me vjen keq per zgjedhjen qe ka bere. U ka dhene mundesine qe ta vrasin dhe do ta vrasin. Mos ndodht sic mendoj.
atij ja kane hedhur celsat ne det nuk ka cfare humbet me ..po mjere policet palikara qe do shkojne per ne parajse sipas fjaleve te Janullatosit
Mire ja ben edhe ishalla i vret ato kurvat greke.. Ishalla nuk nderhyn edhe policia shqipeatare si me flamur pislin..
Une jam per nje zgjidhje ku te marrin pjese edhe shtete tjera si garanci per jeten e Alketit ,te çohet ne ndonje vend neutral e pastaj fe shikohet se a ka bere shkelje Alketi apo jo. Nese po ti ipet denimi sipas shkeljeve qe ka bere. Nese jo ,te lirohet djali pasi ,siç thot edhe vet,nuk jane te provuara. Me nje fjale ai eshte i denuar me hamendje sic po duket. Se po te ishte i fajshem nuk besoj se do te bente akte te tilla sepse edhe sikur tearratisej ai kudo qe te shkonte do te kapej. Prandaj ai eshte kembengules pasi siç po shihet ai eshte i denuar me burgim te perjetshem me hamendje e jo me prova. Ku jane provat… ?????