Alketa dhe një dedikim për Krastën

anazapta

Ditën e djeshme, në profilin e saj në Facebook, Alketa Vejsiu,  ka publikuar një foto me Adi Krastën. Fotoja e realizuar në një ambient të ngrohët shtëpia, nën shoqërinë e një gote verë, duket se e ka frymëzuar Vejsiun, të bëj këtë dedikim për mikun e saj, Adi Krasta: “Me Adi Krastën, njeriun që frymëzoi ëndrrat e mia për televizionin kur nga ekrani bardh e zi i viteve ‘90, (atëherë vetëm 6 vjeçe), e admiroja dhe ëndërroja t’i ngjaja. Shumë përcaktime ka për të, për stilin e tij direkt, për humorin origjinal, për tehun e mprehte të ironisë se një mendjeje të mençur, guximin e pashembullt për t’i thënë gjerat “troç” dhe pa e çarë kokën hiç se çdo të thonë të tjerët, një sens i pakufishëm për të qenë “i lirë”, me qëndrime të guximshme të thella e analitike për situata ulëritëse të aktualitetit shqiptar…Ai e ka thënë gjithmonë të vetën, si rrallë personazhe të ekranit pa interesa, pa qenë lojtar e aleat në luftëra që kapërcejnë misionin e medias dhe gazetarisë, duke qenë thjesht “KRASTA”. Ajo që njerëzit shumë pak ndoshta njohin përtej talentit të komunikimit publik që buron rrjedhshëm, është natyra e tij shumë dashamirëse që i hakërrehet çdo intriganti e cmirziu  dhe eleganca e të qëndruarit në një lartësi ideale për t’i parë miqtë nga një kënd optik ku gjerat duken thjesht “perfekt”.

Share This Article
4 Comments
  • Alketa eshte shume e dashur per publikun, shume komunikuese, e lindur per tv. Ndesa Krasta , eshte fytyre e neveritur, duhet te kete te folur te bukur, jo me shtremberim fytyre ne ate grade sa e ben ai, te veshtiroset tv, flet kot me kot pa le le qe luan edhe syrin, per kete duhet te adresohet ne motele. Mbase do ishte i mire per biologji, diploma qe ka marre, ndersa tv do horizont, do respekt per publikun , per koleget te cilat ai i ka ofenduar me turinjte e tij te bastarduar

  • Adi Krasta na mungon shume.Po pse smerr licensen per TV kombetar ky TV AGON qe deri me tani se sheh njeri se nuk ka sinjal.Adi na ka marre malli je shume i mire.Por mos u merzit me disa komente,se ata qe i bejne ,jane injorante e nuk te kuptojne.Jete te gjate Adi e SUKSESE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *