Alkooli, 12 këshillat për të shmangur dëmet nga varësia

anazapta
  1. Efektet e pirjes së alkoolit ndryshojnë sipas individëve dhe varen nga gjatësia, pesha, gjinia dhe mënyra se si ata e pinë. Kështu një person me trup dhe peshë më të vogël, mund të dehet më lehtë dhe më shpejt se dikush me trup dhe peshë më të lartë. Kjo vlen dhe për ata që kanë më pak “eksperiencë”, në krahasim me pirësit me “eksperiencë”.
  2. Alkooli mund të japë efekte të ndryshme edhe tek i njëjti person, në varësi të llojit të pijes së konsumuar, sa është pirë dhe sa shpejt është pire. Duhet ta dini që pijet e forta,(p.sh. rakia),  absorbohen më shpejt se pijet e lehta (p.sh. vera). Gjithashtu, një stomak plot, e pengon deri diku thithjen e alkoolit.
  3. Nuk është e lehtë të të dale pija. Një mëlçie të shëndoshë i duhet të paktën një orë, që të eliminojë një unite alkool nga trupi.
  4. Nëse pini sasi të madhe alkooli menjëherë, do të sforconi shumë mëlçinë dhe pjesë të tjera të trupit. Është e këshillueshme, që pas episodeve të intoksikacionit të mos pini alkool të paktën për 48 orë. Kështu do t’i jepni mundësi trupit tuaj të rimarrë veten.
  5. Duke qenë se alkooli ç’rregullon orientimin në hapësirë dhe në kohë, do të ishte e këshillueshme të mos pini alkool, nëse do t’ ju duhet të drejtoni makinën, të punoni me makineri të ndryshme, të përdorni pajisje elektrike, apo edhe të notoni, apo të merreni me ndonjë aktivitet sportiv. Nëse dikush do të pijë alkool pas aktivitetit që ka kryer, është e rëndësishme që më parë të rehidrohet duke pirë ujë.
  6. Femrat shtatzanë, por edhe ato që po planifikojnë një shtatzani, këshillohen të mos pinë më shumë se një, apo dy unite, një herë në dy javë. Konsumimi i alkoolit mund të reduktojë fertilitetin dhe ndikon direkt në zhvillimin e fëmijës, sepse pengon rritjen, shkakton prapambetje mendore, ose anomali të tjera.
  7. Alkooli ka efekte afatgjate në shëndetin e personave. Alkooli mund të të shkurtojë deri 10-12 vite jetë. Shkatërron gradualisht qelizat e mëlçisë dhe mund të çojë deri në cirrozë hepatike. Alkooli përmban shumë kalori, ndaj mund të reduktojë oreksin. Kështu personat që pinë shpesh vuajnë nga mungesa e vitaminave dhe janë më të prekshëm nga sëmundjet infeksioze.
  8. Alkooli shkakton cirroze hepatike që shkon drejt kancerit të mëlçisë dhe është një nga gjashtë shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Amerikë (numërohen rreth 27.000 vdekje në vit).
  9. Alkooli rrezikon seriozisht përgjigjet seksuale. Studimet tregojnë se edhe kur merret në doza të vogla ai mund të ulë potencën seksuale te meshkujt, frenon ereksionin dhe pakëson kënaqësinë.
  10. Alkooli  vepron si frenues i sistemit nervor. Mund të bëhet shkak për depresione dhe akuzohet si përgjegjës për mbi 10.000 vetëvrasje në vit.
  11. Një unite alkool është e barabartë me 1cl alkool të pastër. Kjo është ekuivalente me sasinë e alkoolit që gjendet në një gotë të vogël vere.

12. Statistikat tregojnë se: “Rreth 25 për qind e aksidenteve rrugore janë të lidhura me konsumimin e tepruar të alkoolit. Po ashtu 50 për qind e pacientëve të shtruar në kirurgji me dëmtime të kokës, kanë qenë të dehur. Rreth 50 për qind e të rriturve mendojnë se të pirit rregullisht alkool, është shkak i mjaftueshëm për divorc. Alkooli akuzohet si shkaktar në 2/5 e rasteve të dhunës, qoftë ajo në shtëpi, apo edhe nga të panjohur”.

 

alkooli

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *