Gotat e kontrolluara të alkoolit nuk mbartin rrezik për probleme shëndetësore. Madje, bluzat e bardha thonë se një pirje e moderuar e alkoolit, mund të ndihmojë edhe zemrën që të punojë më mirë. Studimet kanë treguar se pirësit e moderuar meshkuj të cilët kanë pirë dy ose me pak gota në ditë kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës, sesa ata që nuk pinë fare alkool, ose ata që pinë më tepër se kaq.
Mendohet se kjo sasi alkooli ndihmon në kiminë e gjakut duke mos lejuar koagulimin e gjakut në arteret e zemrës. Nëse ju nuk jeni pirës është më mirë që të mos e filloni atë për këtë arsye. Ju mund të mbroheni nga sëmundjet e zemrës përmes metodave të tjera si ushtrimeve, dietës.
Por, krahas të mirave tejkalimi i sasisë së lejuar të alkoolit gjatë ditës shton rrezikshmërinë për sëmundjet e zemrës. Bluzat e bardha thonë se pirja e fortë rrit riskun për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale dhe tension të lartë, si dhe cirroze të heparit. Gratë dëmtohen me lehtë se burrat pas pirjes së të njëjtës sasi të alkoolit.
Kjo madje edhe kur merret në konsideratë pesha trupore. Kjo ndodh pasi gratë kanë më pak lëngje në trup, kështu që e njëjta sasi alkooli tek ato koncentrohet me tepër. Po ashtu mendohet se gratë kanë një shtrese të brendshme që vesh stomakun, e cila është më e hollë dhe me sasi më të vogël të enzimës detoksifikuese.
Si pasojë një grua mund të dehet me gjysmën e sasisë që dehet një burrë. Prandaj për gratë rekomandohet sasi më e vogël alkooli. Vartësia nga alkooli dhe problemet që lidhen me të si dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë përparon shumë më shpejt tek gratë sesa tek burrat. Gratë shtatzana janë ato që përballen me pasojat më të rënda të alkoolit.
Alkooli mund të ketë një numër të madh ndikimesh tek fetusi. Fëmija mund të lindë me vonesë mendore ose me probleme të mësuarit apo sjelljes, që mund të zgjasin për gjithë jetën. Dihet që këto probleme mund të parandalohen 100 për qind nëse nuk pihet alkool gjatë barrës.

Nuk e di a merren vesh mjeket me njeri tjetrin apo jo sepse kur vizitohesh tek ta per zemren te thone se ndalohet alkoli i pari dhe i dyti duhani, a vazhdojne ti qendrojne teorise se nuk duhet pire asnje gote raki ?
Sapo lexova këtê lajm ja futa një dopjo unë! Kur të dalë lajmi tjetër që alkoli është i rrezikshëm atëhere nuk pi më dhe kaq! Kjo është zgjidhja për të dy rastet. Po thanë alkoli është i mirë futja me të pirë, po thanë është i keq ndërprije dhe je në rregull! Por ju të “dita-s” kini kujdes kur të dalë ndonjë lajm që thotë “komentet të bëjnë keq”. Mos e botoni sepse s’rrimë dot pa komente. S’ka ilaç që e shëron këtë boshllëk. Do dalë saliu e do grijë sallatë dhe ne s’do kemi mundësi t’a shajmë këtë sojsëz. Për alkolin botoni ç’të doni se e kemi vetë në dorë. Për ndërprerjen e komenteve censuroni çdo lajm sepse na ka në dorë ky mut muti që sapo e përmenda! Hajt tung!

@Pëllumb zaimi
E bukur kjo shmangie nga qelbësirllëku i sotëm politikës shqiptare, duke komentuar mbi rakinë. Në Shqipëri po zien kazani i llumit politik, ndërsa ti merresh me kazanin e rakisë, si për të thënë që mua nuk mund të më ndyjë ky llum MAVI!
Përshëndetje dhe përgëzime për zgjedhjen e rafinuar.
O Pellazg vëllai ? Do t’ju dërgoja një dopjo raki të mirë për fjalët e mira që më thoni por nuk di sesi. Ah sikur të dërgohej si komentet,- kisha mbaruar punë menjëherë! Madje pasi të kishit pirë të parën “fap” dhe të dytën derisa të thoshit “boll,nuk mbaj dot më”! Ha ha ha.. Nderime i dashur!
Ne do te rosh 100vjet pi birre,no do te behesh i pa vdekshem pi vere.
aman car budalliqesh thoni