– Ndihet mungesa ime, o Hysni!
– Allah, re Sali, një Zot e di si po e shtyn populli pa ty, i ka marrë malli vetëm të të dëgjojnë zërin!
– Me vërtet e ke ore? Po unë 3-4 ditë kam që mungoj!
– Jo po me shaka, popullit po i duken si 30 vjet
– Mbushe një dopio se erdhi ora! – e mbushi Doktori edhe hoqi një gurrmaz, u kollit edhe foli: – Jam me vërtet burrë shteti, o Hysni!
– Ore po edhe këtë e vë në dyshim ti?
– Jo, jo, në dyshim s’e vë kur jam esëll, por ja kur hedh këtë dopion, nuk e di sikur ndiej një boshllëk, një dobësi, sikur dikush brenda trurit më thotë, e di sa gomarllëqe ke bërë, e di sa prapësira e poshtërsi, e di sa punë e problem ke hapur?
– Jo or jo, mos e vri mendjen se i ka pija këto. Edhe unë kur pi këtë të shkretë më vjen ndërgjegjja edhe më llafos në vesh: jo po pse bëre këtë, o Hysni, jo po pse bëre atë…
– Po ti çfarë i thua?
– I them “hë, rri aty mos na ha m…” edhe i këpus një dopio tjetër.
– Po ty pse të vret ndërgjegjja, o Hysni? Ti nuk ke pasur ndonjë gjë të madhe në dorë. Ke qenë komunist i thjeshtë, sado të kesh bërë ndonjë prapësi, nuk duhet të të vrasë kaq shumë ndërgjegjja.
– E sa herë është përpjekur ndërgjegjja të më vrasë mua, po të keqen më ka marrë. I them “rri aty ti ndërgjegje, ku ke vendin e mos më çaj b..thën se të kam duruar shumë”.
– Edhe nuk të bezdis?
– Hiç o fare.
– Epo kështu do e bëj dhe unë tani, se që kur kam filluar rakinë, si shumë më bezdis edhe mua. “Jo po pse shkatërrove Shqipërinë? Jo po pse vodhe votën, jo po pse shpërndave armë, jo pse vrave e vret njerëz, jo po pse këtë e jo po pse atë?”
– Ik o mos na … i thuaj ndërgjegjes edhe mbushe një tjetër!
– Po ty Ylli të vret ndërgjegjja kur pi? – e pyet Doktori.
– Mua nuk më vret kur … e ti më thua kur pi, – ia ktheu Ylli.
– Po ku ka ndërgjegje ky, o Doktor? – i thashë unë këtij. I është bërë ndërgjegjja si prezervativ.
– Ik, o komunist i mbaruar, – u përgjigj Ylli.
– Më mirë komunist sesa kurvar, – ia ktheva unë që s’dija ç’t’i thoja.
Bota ne rrezik! Ka edhe me zi, Sala ne rrezik !