Massimiliano Allegri ka shijuar ndeshjen e bukur të luajtur nga Juventus kundër Chievo-s dhe një tjetër paraqitje të mrekullueshme nga Paulo Dybala: “Kemi patur vetëm një ditë në dispozicion për rë përgatitur ndeshjen, por lojtarët kanë bërë një detyrë shumë të mirë. Titulli? Ka shumë skuadra të tjera që do të luftojnë për kampionatin, do të jetë shumë i ekuilibruar dhe i vështirë”, tha Allegri.
Në lidhje me Dybala: “Po përmirësohet shumë, në aspektin fizik dhe atë teknike dhe i ka të gjitha cilësitë e duhura për t’u bërë, bashkë me Neymar, futbollisti më i fortë në botë, kur Messi dhe Ronaldo të tërhiqen. Unë dhe ai te Barcelona? Jo, jam i lumtur tek Juventus dhe duhet të vazhdojmë të fitojmë siç kemi bërë në vitet e fundit”, ka përfunduar Allegri.
