Allegri fiton “Stolin e Artë”: I uroj fat të gjithëve, përveç atij…

DITA Online

 

Massimiliano Allegri ka fituar çmimin “Stoli i Artë” për sezonin 2016-17.

Ai ka lënë mbrapa Gasperini-n dhe Sarri-n.

Kjo është hera e tretë që trajneri i Juventus e fiton këtë çmim në karrierën e tij, pas atyre të marrë në sezonin 2008-09 me Cagliari-n dhe 201011 me Milan-in, kur fitoi titullin.

I krijuar në 1993-in, “Stoli i Artë” është fituar tri herë nga Fabio Capello dhe Antonio Conte.

Kështu, Allegri i ka arritur në krye të renditjes.

“Falënderoj lojtarët, klubin, që çdo vit më vë në dispozicion një organikë cilësore, dhe stafin tim”, ka thënë Allegri.

Më pas, ai i ka uruar fat të gjithë trajnerëve të tjerë për fundin e sezonit dhe, duke bërë shaka, “më pak Sarri-t”.

I pyetur në lidhje me Juventus-Milan, ndeshja e radhës në kampionatin italian, ai ka thënë: “Do të jetë një sfidë e vështirë, ne duhet të kthehemi menjëherë te fitorja. E ardhmja ime? Kam një kontratë deri në 2020-ën me Juventusin dhe këtu ndihem shumë mirë. Më pas, dihet, e ardhmja e trajnerëve varet gjithmonë nga rezultatet”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *